Muli bëhet me shpresa nga angazhimi i zonjës Karo 

17 Prill 2023, 18:34Antena TEMA

Në kafenë e sotme me Lelon, Muli kishte temë bisede sulmet që po bëhen ndaj financimit të mitingut hapës të fushatës.

E vetmja gjë që kishte konstatuar ishte se po kërkonin llogari dhe këta të PD së vulës, dhe këta të qeverisë.

-Duhet t’i sulmojmë fort në këtë pike, tha Muli, që ata kanë të njëjtat shqetësime.

-Unë mendoj se nuk ka shumë sens, tha Lelo.

Dihet që të dy janë kundërshtarët tanë dhe natyrisht të dy do sulmojnë.

-Po pse njëri thotë 100 mijë euro e tjetri 200 mijë, tha Muli?

-Po këta të PS merren vetë me atë punë dhe i llogarisin shpenzimet tha Lelo, ndaj thonë 100 mijë.

Këta të PD kanë zakonin tonë të vjetër, i shumëzojmë pak.

Por duhet të gjejmë dikë nga nivelet e dyta ta thotë.

-Zonja Karo e qan këtë, tha Muli, dhe e thirri menjëherë.

Filloi t’ia shpjegonte.

-Do të bëjë Lelo një tekst, ku do krahasojë pse dhe PD dhe Veliaj sulmojnë mitingun hapës për shpenzimet.

-Ua, po pse çfarë u duhet atyre sa shpenzojmë ne, tha zonja Karo.

-Po hë pra, duan të dinë sa lekë merr ti për shembull, tha Muli.

Si mund ta bëjmë ne këtë, të tregojmë të dhëna personale.

-Ua, po kjo është skandal.

Po unë kam pas marrë shume herë më tepër më parë se tani. 

Kjo qenka skandal. Ç’punë kanë ata me lekët tona.

Ne mezi i gjejmë ato lekë nga demokratët e ndershëm dhe kursimet e tyre në vite.

Këta duan të fusin hundët aty. 

-Po pra, tha Muli. Këtë nuk do ta lejojmë se po e lejuam këtë, do na nxijnë jetën gjithë fushatën për çdo shpenzim.

Kur shkruan ti, ata nuk guxojnë më të hapin gojën, se e dinë që ti s’ke pas problem për lekë kurrë. 

-Unë se kam ditë vet asnjëherë sa e kam as rrogën.

Si mund të di sa lekë shpenzohen në një miting, Ky është skandal.

Lini një Përgjigje