Muli dyshon se Belo sabotoi mitingun e çeljes së fushatës

16 Prill 2023, 19:30Antena TEMA

Braktisja e Doktorit në momentin që po fliste në stadiumin bosh i ka kushtuar shumë Mulit. Pas mitingut, Doktori e mori në telefon duke e paralajmëruar se ose duhet të gjendeshin fajtorët ose faji i mbetej atij.

-I ke ngulur thikë pas shpine demokracisë. Kaq të them. Ose gjej kush e ka bërë ose të ngelet ty.

Muli u trondit thellë.

Thirri Lelon të gjenin një zgjidhje.

Kemi dy mundësi tha Lelo. Ose të fajësojmë belon, ose Metën. Ta peshojmë kush na leverdis.

-Unë mendoj se Doktori ne na shet, por Metën nuk e shet kurrë tha Muli. E ka si siguri për të ardhmen atë. Nuk futet në sherre me të.

-Atëherë na bie t’ia lëmë Belos përgjegjësinë tha Lelo.

-Puna është se me organizmin jam marrë unë.

-Dakord por të themi që Belo u kujdes vetë për të ardhurit e tij. Ka shpërndarë fletpalosje dhe njerëz në Tiranë dhe u ka kërkuar të rrinë vetëm sa të flasë ai se ai nuk ka punë me Doktori. Pra i ka gënjyer njerëzit që mos t'i trembte Doktori. Madje dhe Doktorit i ka thënë eja një orë me vonesë se më tremben këta të rinjtë. Dhe Doktori e ka besuar.

Kështu që ai mbajti fjalën e vet, njerëzit i kishte, pastaj pasi ikën ata erdhi Doktori.  Këtu duhet shtuar se secili kandidat e ka bërë si Belo dhe kur mbaruan kandidatët ikën dhe njerëzit.

-Jo jo duhet lënë vetëm tek Belo kjo punë, tha Muli se po u shpërnda pastaj s'ka më armik. Na duhet patjetër të gjejmë armikun. Po e provojmë njëherë me Belon. Po nuk na eci pastaj shkojmë tek të tjerët.

 

3 Komente

  1. D
    Donat

    Belo apo Balo...

    1. D
      Donat

      Belo apo Balo...

      1. D
        Donat

        Belo apo Balo...

        Lini një Përgjigje