Takimi i sotëm mes Doktorit dhe Metës u cilësua historik nga Muli.
Ai vinte dy ditë pas hapjes së fushatës në stadium dhe incidentit që ndodhi me pjesëmarrjen.
Lelo, i cili nuk ishte pjesë e takimit, ishte shumë kurioz për çfarë u bisedua.
Muli filloi t’ia shpjegoj në detaje.
-Meta hyri brenda de Doktori ishte ulur.
Kur hyri Meta lëvizi nga vendi dhe i dha dorën. Kjo ishte shenjë e mirë.
Meta hyri i buzëqeshur dhe bërtiti fitore, fitore.
-Të përshëndes, i tha Doktori.
A, kemi bë një gjë të madhe në stadium. Janë tërbu.
I ke pa si janë tërbu. Janë tërbu nga pjesëmarrja e lartë.
Kanë menduar se nuk do ketë pjesëmarrje.
-E vërtetë, tha Meta. Shumica e njerëzve rrinin jashtë stadiumit.
Gjithë Tirana, gjithë klubet ishin plot me demokratë, se nuk e dinin që kishte vende në stadium dhe e shikonin në klube. Ky ishte problem.
-E di, tha Doktori. Më kanë telefonuar nga çdo qytet i Shqipërisë.
Duam të nisemi në Tiranë më thonin, por s’ka vende në stadium.
Mos u nisni, u thosha. Ka plot demokratë këtu.
Madje dhe kur fola unë donin të hynin brenda në stadium, por dhashë urdhër të mos hyjnë se do dukej sikur vinin për mua.
E rëndësishme ishte që në Facebook-un tim e kanë parë 500 mijë veta.
Ata janë pjesëmarrësit realë.
-Kjo është e vërtetë, tha Meta. Dhe tek Facebook-u im e kanë parë shumë vetë. Ishte fitore e madhe.
Po të mbeldhim aq sa kanë parë në Facebook, na bëhen rreth një milion vota. Do ta shkatërrojmë.
-Lere se kemi bë gjë të madhe, tha Doktori.
Harrova të të pyes, do kafe?
-Jo jo, se piva. Erdha vetëm të të uroj. Dhe iku.
-Paska qenë bisedë interesante, tha Lelo.
Mund ta kishin bërë dhe në Facebook.
Lini një Përgjigje