Një revoltë e papërmbajtur e ka kapur sot Mulin, pasi Gaz Bardhi në një replikë me Doktorin, i drejtohej si “babi i Zenit”.
Revolta e Mulit u shtua dhe më shumë, kur pa që Gazi e ka akuzuar Zenin dhe për vdekjet e 26 qytetarëve në Gërdec.
Për këtë, vendosi të reagojë në emër të gjithë demokratëve të revoltuar:
“Të dashur miq!
Sot jemi ndeshur me një fjalor të neveritshëm kundër Doktorit.
Një nga ata të partisë së besëprerit e ka quajtur Doktorin, babi i Zenit.
Si mund t'ia bësh Doktorit këtë?
Si mund ta thuash këtë për një njeri që secili prej nesh e ka babë dhe nënë, zot mbi tokë e në tokë.
Ti thuash Doktorit, “babi i Zenit”, do të thotë t’i mohosh secilit prej nesh, babën e vërtetë që ëndërronte, do të thotë të zvogëlosh dimensionit e Doktorit vetëm tek të qenit baba i Zenit.
Aq më keq kur i kujton Doktorit dhe vdekjen e baxhanakut në Gërdec, e cila në vend të quhet sakrificë që Doktori ka bërë për demokracinë, ja quajnë krim.
Po kush ka sakrifikuar më shumë se Doktori për demokracinë?
Gaz Bardhi dhe gjithë të tjerët i kanë baxhanakët gjallë, kurse Doktori e ka sakrifikuar për demokracinë, dhe këta tallen me të.
Kush nga këta ka sakrifikuar më shumë fëmijët për demokracinë se Doktori.
Fëmijët e Doktorit morën përsipër gjithë punët nga 2005 deri më 2013, me qëllim që të ishte histori suksesi dhe të mbahej mend si mandat i artë, kurse këta rrinin bënin sehir e përgjonin fëmijët e Doktorit.
Ata morën koston e zhvillimit të vendit duke u angazhuar privatisht pa rroga dhe fitime, vetëm që punët e shtetit të ecnin, kurse këta i përbuzin.
Nuk kanë faj, se kur fëmijët e Doktorit punonin 24 orë dita që demokracia të lulëzonte, këta bënin qejf.
Dhe tani hedhin baltë bmi përkushtimin familjar të Doktorit në pushtet.
Turp t’u vijë”.
Gjëmë e madhe të ka zënë o ti muli i pd-së ,janë ngritur ca kërthi ,bacës Sali i bëjn kakërdhi,shpejto mul mblidh kakërdhitë se e bëtë pd-në plevicë,një e dhjet një e përmjer ,ti me bacën veç mban erë.
Ne fakt ai s’eshte babi i zenit, se eshte dr. Ali Alushani ish-epror i salit e liries!