Muli përshëndet Kuvendin e ri të Junikut dhe mesazhet e dy presidentëve 

24 Maj 2022, 18:07Antena TEMA

Një ditë më pare, presidenti Meta pati një nga ftesat më të rëndësishme në karrierën e tij si president, për të vizituar fshatin Junik në Kosovë, nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Vizita kishte për qëllim përkujtimin e Lidhjes së Junikut, një rebelim i Malësisë së Gjakovës kundër parisë së Gjakovës, të cilët ishin mbështetës të xhonturqve.

Ata që kundërshtonin parinë e Gjakovës ishin Malësia e Gjakovës, përfshi Tropojën dhe Malësia e Drenicës.

Pra Drenica dhe Tropoja kundër parisë së Gjakovës. 

Simbolika ishte e qartë. Presidenti Meta ishte në vend të Bajram Currit, meqë mungonte Doktori, kurse Vjosa Osmani në vend të Ahmet Delisë së Drenicës. 

Pas aktivitetit, të dy presidentët patën një bisedë kokë më kokë.

-Si je me shëndet, e pyeti Meta?

-Mirë vallai, kam pas do shqetësime prej stomakut kur e palosa dhe hoqa dhjamin, po më mirë jam.

-E di shumë mirë. E kam vuajtur vetë.

Po si e bërë, me palosje apo me balonë?

-Vallai me bypass e kam bo. S’mujsha me balonë.

Më thanë duhet mos me hëngër do kohë.

Nuk durojsha dot. A ti si e bëre?

-Dhe unë me bypass.

Për një kohë të gjatë e mbajta, pastaj këto streset, punët, dhe e kam tepëruar pak me alkool.

Po ti je mire, nuk pi alkool.

-Jo vallai, kurrë. Dhe në të pame që shkoj, veç e mbaj për kortezi.

Po vështirë ama, mezi po duroj.

-Duhet me bë pak sakrificë.

Të jep dhe dhimbje koke, dhe humbje vëmendje. Por duhet të rezistosh.

-Po vallai. Ndonjëherë po harroj çfarë dite është.

Shumë vështirë është.

-E di, e kam provuar vet.

Një herë kam qenë në zgjedhje dhe pata harru kush është kandidati jonë dhe kush është i Ramës, dhe e zbova një kandidat nga mitingu në Vlorë.

I thashë je i Ramës. Pastaj më mori Monika, tha është i joni. Iku ajo punë.

-Jo tybe, ende s’kam shku në atë pikë.

Po kshu po dukem mirë. Dhe frizurën e ndërrova.

Më mirë po duken punët.

-Po besoj shumë mirë. Kjo tregon që dy vendet kanë halle të përbashkëta dhe japin zgjidhje të përbashkëta.

Vetëm kur të veprojnë kështu dhe qeveritë, Shqipëria dhe Kosova do funksionojnë së bashku.

Ashtu si unë dhe ti kemi bërë zgjidhje të njëjta për shëndetin, ashtu dhe Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë zgjidhje të njëjta kundër “Ballkanit të Hapur”, tha Meta.

“Ballkani i hapur” është si stomak i hapur. Të dëmton rëndë.

-Po vallai, mirë e the, tha presidentja Osmani.

2 Komente

  1. N
    Një qytetar

    Brilante!! Vërtetë shumë shlodhëse.

    1. N
      Nari

      Hahaha Mero je i madh.Ku te shkon mendja !!

      Lini një Përgjigje