Muli përgatit vizitën e Doktorit në Shtëpinë e Bardhë 

28 Maj 2022, 17:45Antena TEMA


Pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve në partinë e Doktorit, Muli ka bërë një plan për të çuar gjithë të zgjedhurit e rinj dhe vetë Doktorin në Shtëpinë e Bardhë. 
Ideja i lindi pasi Doktori imitoi sot Albin Kurtin, duke u tallur me këta që i përmendin Amerikën, duke i përqeshur “Amelika”, “Amelika”... 
Për këtë mori gjithë masat dhe plani është gati. 
Të parin lajmëroi Ed Palokën. Pasnesër do shkojmë në Shtëpi të Bardhë, i tha. Do pimë do bëhemi tapë. Kam folur unë kam rregulluar gjithçka. 
-Kush do thkojë, -tha Paloka. 
-Të gjithë si kryesi dhe Doktorin. I kam rregulluar të gjitha. 
-Si ka mundësi i fort dole tha Paloka dhe vrapoi në shtëpi të bënte gati valixhen. 
Pastaj ja tha Albanës. 
Asaj i ra si bombë. 
-Ua po unë s'kam bërë flokët tha ajo. Kam lënë orar për pasnesër. Nuk e shtyjmë dot? 
-Jo nuk ka shanse tha Muli. Kam marrë masat kam bërë pagesën. Pasnesër duhet të jemi të gjithë në Shtëpinë e Bardhë. 
Albana u alarmua dhe filloi të marrë në telefon parukieren t'i afronte orarin. 
Pastaj ja tha dhe Aldo Bumcit. 
-Unë nuk vij tha Aldua. Pa i kërkuar falje Doktorit ata, nuk shkel aty. 
-Jo mo burrë skanë gjë me Doktorin se fola unë. I ka ngatërruar ky Hashm Thaçi, që ka dash me nda Kosovën. I sqarova unë më thanë s'ka problem. Ejani kur të doni. 
-Epo ky qenka lajm i madh tha Aldo. Duhet të lajmëroj vjehrrën se mezi e ka pritur këtë ditë. 
Në fund trokiti në zyrën e Doktorit. 
-E di pse ka ardh,- i tha Doktori. Për mue ti do jesh Sekretar i përgjithshëm, por atë e ka në dorë vota e demokratëve. 
-Jo nuk erdha për atë Doktor,- i tha Muli. Mendova të bëjmë një vizite në Shtëpin të Bardhë si kryesi. I kam rregulluar të gjitha. Pas gjithë kësaj lodhje kemi nevojë për pak relaks. 
-Unë nuk shkel aty , tha Doktori. Derisa ata të distancohen nga Sorosi nuk shkel aty. 
-Po kam fol me ta Doktor, as e njohim fare Sorosin. S'ka qenë asnjëherë këtu më thanë. 
-Gënjejnë. Ata rirjnë natë e ditë me Sorosin 
-Vallai kështu më thanë. Ata njohin veç Hashimin nga këta që ke inat ti.  
-Edhe Hashimi është njeri i Sorosit ta dish. E ka rekrutue Edi Rama. 
-E di, por ata më thanë u distancuan kur dëgjuam Doktorin që ka dash të ndaj Kosovën. 
Ndaj them të shkojmë. I kemi të gjitha të paguara. 
-Kush i ka pague. Janë 20 bileta avioni plus shpenzime. Duhet të jetë kurth të na hedhin në erë. 
-Po jo mo Doktor çfarë bileta avini. Do shkojmë tek Shtëpia e Bardhë këtu në luginë të Bistricës në Prizren, është një restorant i bukur, qe i thonë Shtëpia e Bardhe. Jo në SHBA. C’punë kemi aty ne. 
-Ah dakord. Mirë. Ashtu.. Mirë. Ik tani se më prishe gjakun. 
 

Lini një Përgjigje