Sot ndodhi një incident i rëndë. Facebooku i Doktorit ripostoi në faqen e tij një dedikim për Lulzim Bashën. Në postim thuhej:
Urimet më të përzërmta kryetarit të PD Lulzim Basha.
Dhe më poshtë vazhdonte.
Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD Lulzim Basha i cili u zgjidh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarët e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri, dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD vendit dhe kombit të tij.
Ju ftojmë të punojmë fort dhe me përkushtim nën udhëheqjen e liderit tonë për një fillim të fuqishëm të PD, vendimtare për fitoren e ardhëshme të saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sb.
Muli u alarmua kur e lexoi dhe lajmëroi Lelon. Ai e pa dhe u pre në fytyrë. Mori në telefon Gaz Bardhin.
-E pe postimin e Doktorit i tha?
-E pash tha Gazi. Me thënë të drejtën të vërtetën ka thënë. Unë jam dakord me atë postim. Nuk jam ndarë kurrë nga Luli,.
Rrëmuja vazhdoi dhe gjithë Foltorja u trondit.
Muli i mërzitur i tha Lelos.
-Mori fund kjo punë ishalla nuk fiton prap 80 për qind.
-Po çtë keqe ka kjo tha Lelo, nuk e kuptoj pse je fiksuar.
-E kam shumë problem tha Muli. Tre Kuvende të PD i kam drejtuar vet zgjedhjet dhe ja kam nxjerr 80 për qind. E kam pas si fiksim. Ai legeni tani e di fiksimin tim dhe ka për t'i nxjerrë prap 80 për qind.
-Po le ti nxjerrë, tha Lelo.
-Joooo, nuk e kupton ti. Është shumë. E poshtër po e bëri këtë. Do të tregoj që nuk ka fituar me ndihmën time se dh epa mua aq doli prap. Ky është problem.
-Ah po tha Lelo. Po ska problem, vetëm ti e kupton këtë.
-Unë dhe ai burri tha Muli. Se dhe ai e ka pas fiksim të dal 80 për qind.
-Atëhere duhet të bëjmë diçka, tha Lelo. Duhet ta denoncojmë. Duhet t'i themi që kur zgjidhej kryetar me mbështetje të Doktorit kishte 99 për qind të votave por ne ja hiqnim ca vota dhe ja çonim 80. Tani që s'ka kush t'ia heqi, duket që i ka rënë mbështetja.
Ndërkohë që po bënin planet Gaz Bardhi mori prapë.
-Ishte postim i 2013 ai i Doktorit. E kishte ripostu facebooku. Nuk ka mundësi që ai të ketë akoma këtë respekt për Lulin. As unë se kam.
Muli u qetësua.
-Po shqyr tha, se çfarë nuk ndodh. Nuk e besoja syve.
Lini një Përgjigje