Një protestë e fort ka ndodhur sot në mesditë rrotull Top Chanel. Qindra qytetarë të Tirnaës protestojnë se u janë bllokuar sms që mbështesin Luizin.
Muli thirri Lelon me urgjencë për të diskutuar për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj protestës.
-Ne kemi mbështetur cdo protestë tha Muli, pavarësisht bindjeve ideologjike apo kauzave. Duhet ta mbështesim dhe këtë.
-Duhet kujdes tha Lelo. Mund të jetë një kurth i Edi Ramës që tregon se shqiptarët janë më të shqetësuar për fatin e Luizit se sa për fatin e Doktorit. Të dy e kanë hall personal por shqiptarët janë më afër Luizit. Kjo na dëmton.
-Nuk më shkoi mendja këtu tha Muli. Por thjesht u bëra xheloz për protestën. Ne aq njerëz mezi i mbledhim dhe kur u paguajmë 20 mij lek dita.
-Ka dhe një rrezik tjetër tha Lelo. Nëse mbëhstesim Luizin i bie që sulmojmë Top Channel. Nëse sulmojmë Top Channel dukemi njësoj si Edi Rama. Lere ta mbështes Lul Basha që të dal ai aleatë me Edi Ramën.
-Ku e rruan Luli për këtë punë tha Muli. Kushdo nga bredh tani. Ca të bëjmë ne që na ka zënë halli.
-Unë mendoj se duhet të jemi neutral tha Lelo. Aq më tepër që e kemi pas ish dhëndër të partisë dhe do na merret për ters. Plus ai po na merr monopolin e protestave. Ato janë monopol i Doktorit. Kjo është një lojë tinzare e Edi Ramës që do të tregoj se po të jetë për protesta Luizi ja kalon Doktorit.
-Kjo është e rrezikshme, ke të drejt tha Muli. Plus ai shërbeu dhe si reklamë për spitalet shtetërore. Ja bënë analizat brenda orës. Ka qenë kurth i Edi Ramës.
-Mirë është të mos shpreheni tha Lelo. Nëse Luizi qëndron dhe nuk del sot, atëherë themi që ata mbështetësit i çuam ne. Nëse e eliminojnë, nuk flasim fare.
-Dakord tha Muli. Kështu e bëjmë. Puna është se na nxori bojën. I thërrasim ne për protesta kundër BE, vijnë 500 veta, i thërret një budalla shkojnë 5 mijë vetë.
Lini një Përgjigje