Nga Edvin Kulluri
Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se ishim shkeputur prej tij. Në 1990 kur edhe vetë Byroja Politike e PPSH ishte dorëzuar para dështimit të komunizmit, sërish nuk ndërmori asnjë hap për tu tërhequr nga qeverisja diktatoriale drejt ndryshimit të rregjimit qeverisës. Thjeshtë u detyruan nga lëvizja studentore që kulmoi me greven e urisë së 20 shkurtit, që ti hapnin rrugë pluralizmit politik dhe tregut të lirë.. Të varfër, të roberuar, të cfilitur nga marrëzia staliniste, shumica e shqiptarëve përfunduan në 22 mars të 1992 atë që nisën studentët dhe qytetet kryesore 2 vitë më parë. Dhe sic ndodh rëndom, ndryshimet I nxiti shtresa e mesme për aq sa mund ta quajmë grupin e studentëve dhe intelektualëve që krijuan Partinë Demokratike.
Në 1997, njërëzit ashtu si nëpër jermin e dëshpërimit të humbjes së kursimeve në firmat piramidale, gjetën kurajon për tu derdhur shesheve përkundër qeverisë që nuk pranonte asnjë përgjegjësi. E natyrisht që përvec dramës ekonomike, një nxitje të fortë kishte shkaktuar edhe marrëzia e 26 dhe 28 majit të një viti më parë. Natyrisht që ato ishin dy data që nuk u shfaqën befas në kalendarin politik të kohës, por ishin paralajmuar që prej humbjes së referendumit të kushtetutës nga një sërë incidentesh politike. Por një grup gazetarësh përgjithësisht të talentuar të Koha Jonë, disa ish themelues të PD që drejtoni Aleancën Demokratike e ndonjë intelektual I paangazhuar si Lubonja e Rama, ishin një amalgamë që njëfarësoji drejtonin opozitarizmin në legjitimet thuajse të plotë. Mirë apo keq, në qershor të 1997 qeverisja absurde e PD nën diktatin e Berishës u largua.
Këto momente politike të vështira kishin një gjë të përbashkët. Tensionin mes qeverisjes së ligjit apo diktatit të udhëheqësit. Nëse për PPSH dhe Ramiz Alinë ishte e papranueshme një formë tjetër qeverisjeje përvec diktaturës, diktati I vendimmarrjes nga Berisha në vitet 1992-1997 ishte një parodi demokratiko-autokratike. E ne fakt nuk ishte asnjëra e as tjetra , pasi demokraci nën autoritetin e individit nuk mund të ketë e as autokraci në emër të demokracisë nuk mund të ekzistojë. Paradoks shqiptar! E megjithatë në të dyja rastet gjëndja ndryshoi, treni shqiptar hyri prapë në shina.
E shinat më të mira për të mbajtur trenin post-komunist ishin Kushtetuta e 1998 dhe një sërë ligjesh e kodesh që ripërcaktuan ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e qeverisë në raport me shoqerinë e grupet e interesit. Por kjo “paqe sociale” nuk zgjati shumë. U kthyem prapë në origjinë. Pak nga pak që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, qeveria fillojë të rigllabëronte hapsirën publike dhe institucionale. Në kuptimin e plotë politik, institucional e ekonomik të fjalës. Berisha si recidivist bashkëpunoi me Ramën për ta bërë Kryeminstrin thuajse të parrëzueshëm përmes mocionit të besimit dhe mosbesimit, e duke e kombinuar me kodin zgjedhor të listave të mbyllura, kanë mbuyllur thuajse cdo hapsirë demokratike.
Berisha u nis nga interesi I tij për tu “rikthyer në skenën e krimit”, ndërsa partneri I tij njëherë e një kohë anti-konformist u bashkua me të në emër të krejt të kundërtës me të cilën ishte bërë I njohur. Metamorfoza e Ramë nga rebel në Berishë me dialect bulevartdi, është sa e cuditshme aq edhe e paralajmëruar që në kohët kur drejtonte bashkinë Tiranë. E sot ja ku jemi. Rama drejton vendin sipas midesë së vetë e jo sipas ligjit apo kushtetutës. Të gjitha degët e pushtetit përtej qeverisë, në vend që ta kufizojnë atë, ose kanë rënë në letargji, ose I janë nështruar qeverisë. Mjafton të shohim si është katandisur vetëqevisja vendore ku drejtorët e bashkive dorëhiqen si dele, për të kuptuar sesi kryemistri kontrollon cdo degë pushteti. Sa për opozitën, ajo ha veten përditë e më shuëm duke bërë dhe pazare kudo që mbetet ndonjë shesh ndërtimi I harruar nga ujqit e Ramës. Tek tuk ka ndonjë individ që nuk e kontrollon Rama me Berishën, po kjo s’përbën asnjë problem. Janë aq të pafuqishëm saqë vetëm shërbejnë si dekor demokratik. Ambasadat duhet të mbajnë shënim se në Shqipëri ka dhe njerëz të pavarur sa për statistikë. Natyrisht që Greta dhe Xheni kanë hallë të tjera, e jo se cfarë ndodh në këtë katundin tonë pro-sionist e fobik ndaj LGBTQ!
E pra në 1990 dhe 1997 pavarësisht se në dukje punët ishin shumë keq, shoqeria pati disa “asa nën mëngë” për të dalë nga humnera. Ndërsa sot megjithëse nuk duket se jemi në humnerë por thjeshtë buzë saj, shoqeria nuk asa për t’ja përplasur fytyrës atyre që na kthyen në qeverisjen e individit por jo të kushtetutës e ligjit. Duhet një shëmbull për ilustrim? Mjafton që kryetari bashkisë së Tiranë duhet të ishte shkarkuar 2 muaj më parë sic e kërkon ligji, por në fakt është ende kryetar bashkie sepse kështu I do qejfi Ramës. E sic thoshte Enver Hoxha në kulmin e pushtetit të tij, “po pse mo ligjet tona do na pengojnë ne”, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Ndaj dhe shprehja ‘ishim mirë kur ishim keq” është më aktuale se kurrë!
Sa intelektual qe je more Kullur , po ku ishe ti ne 92 -93 kur kryetari jot e shkateroi Shqiperine qe e çoi per skrap ? Po ne 97 -98 ku ishit ju te pd qe e shqyet popullin kur e kthyet vendin ne vc ? Mos u hiq parimor , ato qe ke shkruar mos kujto se te jep te drejte sovrani por i shton me shume urrejtjen per ju te pd .Eshte e pa kuptimt urrejtja qe keni per Ramen i cili e ndryshoi Shqiperine , dhe mos u mundoni ta beni fajtor ne zgjedhjet qe ben , kur te jepet besimi ti si individ nuk duhet ta shkelesh , po e shkele eshte faji jot .Besa e shqiptari eshte shqiptaria , per popullin jo per veten tuaj .Mos shkruaj me per te mare ndonje kocke o Kullur .
Per teori e pordhe jeni te vetmit ju trimat e pasluftes. Por shqiptari s'harron se jeni bashkefajtor ne krimet e medha qe iu bene Shqiperise, pikerisht ahere kur shpresa duhej te bente mrekulline. Ju vrate shpresen, gjakoset Shqiperine per ta pasuruar Zenin e Saline
keto lloj shkrimesh behen nga analiste qe i kane mbushur 80 vjec , ndersa ti , qe ke mbetur jashte loje , duhet ti kishe bere mire hesapet me hanxhiun kur ishe ne loje... por tani eshte vone... duhet te kishe zgjedhur mire kryetar , jo Lul Basha qe i shiti 3 here zgjedhjet , edhe pse ishte lideti opozites , dhe heret a vone do te behej kryeminister...por babezia e coi atje ku eshte ate , dhe ju qe i vajtet pas..