Lirimi i Erion Veliajt nuk e bën pis “Gjykatën e Lartë”, kurthi mediatik për ta paraqitur vendimin si PAZAR është vetëm një autogol

29 Maj 2026, 18:10Blog Nga Hermes Kafexhiu

E keni parë besoj që, më shumë se kurrë, disa analistë opozitarë ose hapur anti-Veliaj, madje disa prej tyre po plaken politikisht duke e sharë nga mëngjesi në darkë kanë dalë prej më shumë se katër netësh në prime-time dhe e paraqesin si fakt të kryer lirimin e kryebashkiakut. E bëjnë këtë duke i dhënë një dozë dramatike narrativës, sikur lirimi i tij është imponuar, sikur është bërë nga “miqtë e tij” në Gjykatën e Lartë e të tjera me radhë.

Argumenti kryesor është ky vendim unifikues, për të cilin personalisht kam folur edhe më herët se është totalisht një procedurë institucionale. Ndërkohë, vite më parë, kujtoj vendimin e famshëm mbi Ilir Metën pas videos së famshme, ku askush nuk foli për “miq” apo “kapje”, por për interpretim juridik dhe standard procedural.

Në fakt, e gjitha kjo është një strategji klasike komunikimi me fuqi kompleksimi, sidomos në rastet kur priten vendime të rëndësishme të drejtësisë. Formula është e thjeshtë: “Ta shpallim fajtorin përpara vendimit, që gjyqtarët të ndihen nën presion moral nëse marrin një vendim ndryshe nga ai që kërkon turma televizive”.

Më pas krijohet vorbulla mediatike që synon t’i shtyjë gjyqtarët drejt një qasjeje personale, duke i bërë të mendojnë se “gjyqi publik” do t’i vulosë si njerëzit që liruan të korruptuarit dhe jo si ata që dhanë drejtësi sipas ligjit. Pra, e gjitha është një skenar i ndërtuar për të deformuar klimën e vendimmarrjes dhe për ta kthyer drejtësinë në peng të perceptimit mediatik.
Por këtu nis edhe problemi më i madh. Nëse drejtësia fillon të marrë vendime nga frika e studiove televizive dhe jo mbi bazën e provave, atëherë nuk kemi më shtet të së drejtës, por tribunal emocional të ekranit. Dhe ky është një precedent i rrezikshëm jo vetëm për Veliajn, por për çdo qytetar që nesër mund të gjendet përballë një gjykate.

Gjykatat nuk janë aty për të kënaqur panelistët, as për të prodhuar tituj bombastikë për mbrëmjen. Janë aty për të zbatuar ligjin, edhe kur kjo nuk i pëlqen zhurmës politike apo histerisë së rrjeteve sociale. Sepse drejtësia që kërkon duartrokitje nuk është drejtësi; është spektakël.

Në fund, kush po përpiqet sot ta paraqesë çdo vendim të mundshëm si “pazar”, rrezikon të bëjë autogolin më të madh: të minojë besimin te vetë sistemi që deri dje thoshte se duhej mbrojtur. Dhe kur publiku fillon të bindet se çdo gjyqtar është i kapur sapo nuk vendos sipas dëshirës së studios, atëherë nuk është më në krizë një individ apo një çështje konkrete, por vetë ideja e drejtësisë.

16 Komente

  1. O
    Ozzy Osborne

    Kur thua analistë opozitarë ose kundër e klasifikon veten pro velisë me dëshirë ose kundrejt pagesës. Ku është ndryshimi juaj nga ata? Të tjerat janë logje kafesh

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      ndryshimi eshte qe autori i artikullit eshte i pa anshem, analizon fenomenin negativ te analisteve dinake dhe pa dinjitet, ndersa ti nuk ke tru, ke vetem sy te erresuara dhe nje shpirt teper te erret, tamam si ato syte e atyre anal-isteve te cilet financohen prej vitesh nga agjenturat e huaja.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qendra Kombetare Hormoneve Transgjinore "Rripjellj

        Pekmez Kafexhiu ti je ? Po cpune ke me gjykaten e larte o mavri. Erionin e ka futur ne burg EDrama. Vetem ai mund ta liroje nga burgu. Chyn gjykata ketu? Bej kafe dhe ha fara o shoku Pekmes 1997...

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dire _***_Straits

      .......por edhe mbajtja e tij ne burg "nuk e ben pis" GJL.....atehere gjykatat le te mbyllin veshet nga studiot televizive , dhe te marrin vendime me gjakftohtesi ne baze te fakteve......por ju si ANALista te atashuar prane Lalit , sapo GJL dhe kolegjet e bashkuara miratuan "iniciativen per nxjerrjen nga qelia te qelbesiarve te politikes" , bashke me Meron , baben politik te Lalit , hapet shampanjen dhe festuat para kohe " lirimin e hajdutit te pafajshem , Lal beut".....po ja qe gjerat nuk paskan qene kaq te thjeshta ....e derisa Lali nuk doli , do te thote se ajo dosja 60.000 faqeshe jep realitetin e gjynaheve te Lalit qe e kane ngarkuar ate aq shume mbi kurriz saqe "forca terheqese e qelise" nuk e le te dale.......megjithate nuk e ve dot doren ne zjarr qe Lali mbeti brenda , askush nuk i di interesat dhe kulisat qe thurren prapa shpines se publikut....keshtu qe per Lalin them vetem ".....te na rroje cupa e pare...tjeter here me djale"....!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkerdhatokracia malokare 7501

        Diare nuk ka çeshtje 60000 faqe o idiot sepse dhe Nurembergu kishte as gjysmen e kesaj maskarade alias juridike per te gjithe gjeneralet e Rajhut te trete , maloku me dhenderrucin sa dem i ka shkaktuar shtetit me zhvatje trualli me letra bakalli , pse jane te lire kur kane te njejten akuze me Veliajn ? apo lobi malok i aSpakut ka detyre te mbroje shpellaret qe zaptuan e qelben qytetet shqiptare ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire ../..Straits///////////////////

          Se perse jane te lire ata emra qe permend ti , e di gjykata....a nuk e votoi PS dhe Lali yt reformen ne drejtesi ??? Cfare kujtuan ata se ishte vetem gje formale ???? Ja pra qe nisi te veproje..........por debilat si ty , jane si ajo perralla me dhelpren " ...kur nuk i arriti dot rrushte tha qe jane te pabere".....edhe ju , kur e pate qe rrjeta e drejtesise se re kapi " Te adhuruarin tuaj , Lal Beun"....thate qe gjykata eshte e kapur nga Saliu........

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkerdhatokracia malokare 7501

            Diare spirra une nuk jetoj ne Shqiperi nuk votoj dhe nuk pranoj te votoj per ata qe marrin ne dore jeten e e fatin e vendit sepse per mua nuk eshte e llogjikeshme sepse do jem subjektiv me jeten apo te ardhmen e atyre qe jetojne atje , Diare u akuzua per 2 miljon dollare pune fiktive Zh. Shiraku kur ishte kryetar bashkie i Parisit me pas ai u be President dy mandate me pas doli ne pension dhe gjyqi vazhdoi deri sa ishte gjalle por kurre nuk u burgos siç ben banda malokare e drejtesise me Veliajn , ke dhe rastin e Sarkozise , A.Zhypes , Zh. Long e Dyma , nuk behet politike me burgosje i pa denuar nga vendimi i shkalles se fundit o idioter kushdo qofte na pelqen apo jo .

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ozzy Osborne

              Sarkozy u fut në burg shkoj vetë pas vendimit të Gjykatës së Apelit edhe pse nuk ishte definitivisht i dënuar dhe u lirua pas një muaji

              Përgjigjjuni
        2. S
          Sali krimineli dhe Zeholli ne Burg!

          Dire, une kurvat si ty i kisha internu ne Martanesh dhe 2 here ne dite dru nga 30 minuta!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire_?_??? Straits

            ....por si duket nuk ke tru te behesh gjykates apo prokuror qe te me internosh....keshtu qe rri me dhite ne mal duke komentuar dhe share...aty ku te kap wireless-i !!!!

            Përgjigjjuni
        3. T
          Ton

          Ky duhet te jete Lir Yzeiri.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Shko pi nje kafe o kafexhi shko pi kafe dhe nje got raki. Te ka paguar Mero apo Veliaj per kete pacavure qe ke zhgarravitur? Jeni bere vertet te keq dhe bastard ti, Mero, Boleino, Yezeiri, etc. me keto shkrime bajate per te mbeshtetur dhe justifikuar lirimin nga qelia te hajdut Veliaj. Mesa duket, se bashku me Ramen, keni bere ndonje plan edhe me Gjykaten e Larte dhe do e lironi. Per hajer ju qoft. Pas tij vjen dhe Meta se duhet balancuar dhe me Berishen gjerat. Po populli? Te gjatin popullit. Lume kush u largua dhe ikni o njerez nga keta shkerdhata politikan, gazetar, analiste, etc.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berisha Argita Zeni

              Prokuroria bënë dënime faktike me oaraburgimet Gjykata në asnjë rastë nuk i ka nxjer të pafajshëm të paraburgosurit Ça bëhet kështu Aqëmë keqë me kallzues anonimë O drejtësi atë në brim

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kris

                Erioni është bërë shënjestër e përsosur si nga opozita ashtu edhe nga të ashtuquajturit aleatë të tij të cilët po ndërtojnë karrierë si në media dhe në politikë me një mungese të theksuar kompetencash.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ali Tepelena

                  Foli lavirja ,utyuraku i Sali Berishës Ditë Straits!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LGPT

                    Diare, dmth, purthe, ti je gjukates? Ndaj drejtesia eshte bere si purthe, dmth Diare. Te ndertosh dhe votosh sistemino, NUK do te thote se vendose drejtesine, por organin. Si te thuash, zoti krijoi organet e njeriut, dmth dhe bythen, por diarene, dmth purthe, e shkaktoj vete njeriu I kesaj bythe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje