Nga Baton Haxhiu
Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe me synim reformues, lexohet si një provokim emocional. Dhe akoma më keq, kur përgjigjet ndaj tij nuk vijnë si përballje me idenë, por si sulme ndaj personit.
Kjo ndodhi me shkrimin tim për RTSH-në, ku kërkova që institucioni të “mbyllet për t’u shpëtuar”, jo për t’u fshirë nga ekzistenca, por për t’u çliruar nga një sistem i korruptuar brenda vetes. RTSH nuk është i mbyllur sepse ndalet, por sepse funksionon në mënyrë të mbyllur: me bord të emëruar politikisht, me staf të trashëguar pa meritë, me një orkestër të pazëshme, një arkiv të papërdorur dhe një përmbajtje që nuk i shërben më publikut, por vetes.
Dhe kur them “mbylle për gjashtë muaj”, nuk e kam fjalën për shuarje, por për një pauzë që i hap rrugë ndërtimit nga e para – me ndihmën e profesionistëve të jashtëm, si BBC apo ARD, që nuk janë pjesë e pazarit lokal. Sepse ky është modeli që funksionoi në Kosovë, dhe mund të funksionojë edhe në Shqipëri nëse ndarja me servilizmin dhe nepotizmin bëhet e vërtetë.
Për çudi, kjo ide nuk u sfidua me argumente, por u prit si një thirrje për “shfarosje”. I pari që reagoi ishte Mevlan Shanaj, një regjisor me histori të gjatë në RTSH, i cili më qortoi për idenë e “shkatërrimit” dhe më ftoi të jap kontribut krijues, jo të ndal rrënjët e institucionit. Dhe pikërisht këtu qëndron keqkuptimi: unë nuk kërkova të shkatërroj asnjë rrënjë. Përkundrazi, kam kërkuar të pastrohet toka rreth tyre që të mos kalben.
Nuk kam thënë se krijimtaria duhet të ndalet, por se ka vite që ajo është në agoni. Dhe nuk është as faji i Mevlanit, as i të tjerëve që kanë punuar në të shkuarën me pasion. Faji është i atyre që sot mbajnë peng një pasuri publike përmes mosveprimit, mediokritetit dhe kontrollit institucional. Unë nuk jam kundër memorieve të Mevlanit, por kundër iluzionit që krijimtaria e dikurshme mund të jetë mbulesë për dështimin e sotëm. Ai më thotë të mos gropos tokën. Por, në të vërtetë, tokës ia kanë ndërruar frymën ata që kanë mbjellë kotësi mbi të. Unë po kërkoj të pastrohet toka, jo të groposet. Dhe kjo kërkon guxim për të ndarë emocionin personal nga e vërteta publike.
Por reagimi që shkoi shumë përtej çdo norme debati ishte ai i Arben Malajt. Ai nuk reagoi ndaj shkrimit, por ndaj një Baton imagjinar, ai që paguhet nga kush e dikush, që flet për ndasi krahinore, që shërben për oligarkë, që do të shembë RTSH-në për të ngritur kulla dhe që ka në plan të djegë institucionin kombëtar me urdhër nga jashtë.
Kjo nuk është përgjigje, por një fletë-akuzë e shkruar në mungesë të logjikës dhe pranisë së fakteve. Është një rrëfim delirant ku përmenden Bathorja, Churchill, Banka Botërore dhe Bashkimi Sovjetik, për të kundërshtuar një shkrim që nuk flet për asgjë prej tyre. Kjo nuk është polemikë. Është një karikaturë politike që kërkon të djegë personin për të mos lexuar idenë. Dhe s’mund të presësh nga një ish-ministër i Financave që të lexojë me të njëjtën nervozizëm si një komentues anonim.
Dhe ja ku jemi që një ide për reformim të thellë të një institucioni publik shndërrohet në një rast për të bërë moral politik, për të hedhur baltë ideologjike dhe për të shpifur në mungesë të kuptimit. Por nëse ka një gjë që nuk duhet bërë në emër të publikut, është pikërisht kjo që të mbrojmë një institucion të mbyllur duke qëlluar mbi ata që kërkojnë ta hapin. RTSH nuk ka nevojë për mbrojtës të keqkuptuar, por për arkitektë të mendimit të ri, për pastërti morale, për ndërhyrje kirurgjikale dhe ide që nuk tremben nga rrënjët e kalbura.
Unë nuk propozova të hiqen të gjithë, por që të mos mbytemi me gjithë institucionin për të ruajtur rehatinë e disa emrave. Nuk kërkova të ndërtohen kulla, por që dija të bëhet strukturë, që arkiva të bëhet kujtesë, që orkestra të bëhet zë, që RTSH të bëhet publik, jo privat në duart e bordit të emëruar politikisht. Dhe nëse kjo ide ju duket e fortë, ndoshta është sepse jeni mësuar të dëgjoni vetëm zëra që nuk kërkojnë më shumë sesa kompromisin e radhës.
Nuk jam unë rreziku për RTSH-në. Rreziku është të mos bëhet asgjë, për të mos prishur askënd. Por historia e institucioneve publike nuk është historia e atyre që nuk prishën rehatinë, por e atyre që prishën heshtjen. Dhe më mirë të ngjallësh reagim me një ide të fortë, sesa të heshtësh për hir të paqes që mban gjithçka në vend.
Në këtë vend, kur një ide nuk përshtatet me shijen e tjerëve, ajo përkthehet si rrezik. Dhe kur rreziku nuk kuptohet, shpiket autori si armik. Në vend të debatit kemi bërtitma. Në vend të analizës, fyerje dhe pasthirrma fjalësh. Reagimet ndaj një teksti të qartë dhe të argumentuar, së paku kështu mendoi, ishin si një konferencë nervash të thyera, ku çdo fjali vuan nga mungesa e subjektit dhe çdo përfundim nga mungesa e faktit. Një fjalor që përzien “kërcënimin” me “asgjësimin”, “paratë e pista” me “BBC-në”, “Bathoren” me “RTSH-në” dhe, për më shumë dramë, përmend “barin e keq” si metaforë për autorin.
Nëse do të ishte një dramë, do të quhej: “Mendimi që i ra mbi kokë leximit”. Nëse do të ishte dokumentar, do të kërkonte sqarime për çdo minutë, sepse vetë dokumenti do të kishte humbur autorin Malaj në rrëmujën e interpretimeve.
Unë nuk u befasova që reaguan. U befasova që asnjëri prej tyre nuk e kishte lexuar atë që kundërshtonte. Më shqetësoi jo kritika, por rrëmuja. Jo mospajtimi, por makthi që një ide e thjeshtë mund të jetë shumë e madhe për ta përtypur. Dhe në këtë klimë, RTSH-ja është viktima ideale: nuk e mbron kush me mendje të kthjellët, por e rrethojnë me patriotizma të tradhtisë dhe emocione të mbledhura nga epokat e shkuara.
Prandaj po e mbyll me të vetmen fjali që vlen për këtë histori:
Kjo nuk është frikë nga shkrimi. Është frikë nga pasqyra.
Shume e sakte Baton po kujt tja thuash ata qe kane trike nga ndryshimi jo vetem tv por edhe shume department te tjera
Bravo Baton! Shto aty qe gjysma e popullit shqiptar ne emigracion kerkon e nuk gjen menyre si ta ndjeki (edhe me pagese po u desht) RTSh nepermjet internetit. Kjo nje fatkeqesi e madhe per RTSh. Jo te mbyllet, por te zbohen te gjithe ne komitetin drejtues te RTSh menjehere. Fare e keqe njerezish te papergjeghshem. Kujtoj se emegrantet mundeshin me e ndjek RTSh ne kohen kur drejtonte Thoma Gellci. Kjo etj nuk i pelqenin Dumaneve e Banove te drejtesise te re.
Hë, hë! Meru, meru me ata që do tu prishësh rehatinë 20, 30, bile edhe 40 vjeçare në RTSH....... . Prit se nuk kanë lehur të gjithë..... . Më shumë se gjysma e punonjësve të TVSH, kanë biznese ose janë të punësuar edhe diku tjetër...... Disa janë edhe jashtë shtetit ..... . Marin rrogat në RTSH, paguan populli. Ka apo nuk ka lekë . 12 mijë në vit.
Shume e sakte Baton po kujt tja thuash ata qe kane trike nga ndryshimi jo vetem tv por edhe shume department te tjera
Analiza e Batonit eshte e drejte. RTSH eshte shendruar ne nje atavizem te Televizionit Kombetar. Ka ikur koha e Mevlan Shanajt. Arben Malaj flet kot, si e. "Ema e Zeqos maje thanes". Keta jane " bordi" qe e kane katandisur keshtu RTSH-ne, duke shitur arshiven ne injorante dhe profane si Blendi Fevziu. RTSH duhet te reformohet si thote Batoni, me arnime nuk mund te mbijetoje. Cakejte si M. Shanaj, A. Malaj e te tjere do te vazhdojne ta rrjepin kete TV Kombetar. RTSH eshte Pasuri Kombetare.
Bâton jemi ekonomi tregu , nese nuk funksionone mbyllet vete...
Batoni s'ka lidhje truni fare me Shqiperine.Eshte fiks te merret me Kosoven dhe ish Yugoslavine,por ka gjet dhe ka kerku nje pellg ketu dhe vegjeton si "analist" ketu tek ne.Eshte old style dhe fix per ex Yugoslavia, s'ka lidhje me ne fare,por konjukturat ne Shqiperi e mbajne ne tave dhe ky jeton me kete pune,dhe jeton mire.Edhe Rama i ka bo dalje,dhe Batoni lepihet ku ti dali me mirë.Per Batonin,qe shqiptaret ne Kosove e njohin dhe ja dine CV me mire se ketu,nuk flasin mire. .
Nuk ka Batoni kapacitet qe te mesoi se si duhet te behet RTSH-ja.E verteta eshte qe RTSH-ja ka shume,shume nevoje per reformim te thelle,qe te behet atractiv ne market,por jo me Eni Vasilat,Baton Haxhiat me keshillat e tij etj.Keto nuk kane asnje lloj capaciteti per te ec perpara.
.....ti Baton je nje cope e madhe muti Serb....
.....ti Baton je nje cope e madhe muti Serb....
Meso te shkruash ne gjuhen shqipe, ore Baton. Shko ne Kosove sepse ti nuk je per Shqiperine. Nuk na lene rehat as idiotet kosovare!
Nuk e kuptoj kete urrejtje per TVSH. Un e kur vij ne Tirane vetem ato kanale shikoj. Serioz me shume se te gjithe te tjeret dhe me arkiv fantastic.
O baton mir e ke ti,por ky eshte nje vend ku s'pranohet verejtja. Po I bere vrejtje ketyre te bejn kundershtar.
O Bâto trimi nese rtsh qendron hapur dhe per 7 muaj rinovohet nuk te duket zgjidhje.....pse duhet te mbyllet. Atje punonte Valbona Big brodher militante Bufit qe nuk dinte çfare ishte holocauste ( holokaus ) rtsh eshte nje vatre infectioni , per te punuar ka kriter 1 - duhet te jesh malok 2 - duhet te jesh i PD . 3 - duhet te jesh injorant , 4 - duhet te jesh buçe kurrve , 5 - ka akoma shqipo qe e shikojne rtsh , dhe keta qe kundeshtojne Bâto do jene Berrishist komunist O.Mula ka qene gjithe kohen bythe lepires .
Shkrim konkret dhe real, me nje gjuhe shqipe te paster, jo sic thote dikush ketu per te kunderten. Eshte fakt qe RTSH me Th. Gellcin beri nje ndryshim rrenjesor me disa stacione vertete te kendshem sidomos me permbajtjen historike etj. Mevlani, Mula, paraziti Malaj e te tjere mire eshte te gezojne pensionin!