Opozita në Berat mes dështimit për t’u bashkuar dhe rrezikut të pazareve të fshehta

4 Tetor 2025, 12:17Blog TEMA
Opozita në Berat mes dështimit për t’u bashkuar dhe

Nga Altin Cankaj 

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Berat, opozita gjendet sërish në pikën e saj më të dobët. Ajo është e përçarë, e pavendosur dhe pa një vizion të përbashkët. Pas dështimeve të njëpasnjëshme për të ndërtuar një koalicion të gjerë, Berati rrezikon të shohë përsëritjen e një skenari të njohur, sepse mungesa e unitetit në opozitë nuk mund të përkthehet ndryshe veçse në mungesë alternative për qytetarët.

Mungesa e bashkëpunimit brenda kampit opozitar nuk është thjesht një çështje organizative, por një simptomë e thellë e mungesës së lidershipit të vërtetë. Në vend që të udhëhiqen nga një qëllim i përbashkët për t’u përballur me qeverisjen vendore, grupet brenda opozitës duken më të shqetësuara për pozicionet e tyre sesa për interesin publik. Kjo përçarje e zgjatur po krijon një boshllëk politik, ku qytetarët ndihen të harruar dhe të lodhur nga premtime të pambajtura.

Në këtë gjemdje, rreziku i marrëveshjeve të fshehta për interesa të ngushta në dëm të opozitarizmit është evident. Historia e politikës shqiptare e ka treguar shpesh se kur mungon bashkimi dhe transparenca, hapet dera për pazare që i shërbejnë një grupi të ngushtë njerëzish dhe jo qytetarëve të papërfaqësuar. Është pikërisht ky perceptim që po gërryen më tej besimin e qytetarëve të Beratit. Ata ndihen të zhgënjyer nga një opozitë që nuk arrin të bëhet shpresë, por mbetet peng i interesave të saj të vogla.

Në këtë kontekst, nevoja për një figurë të re dhe të paanshme bëhet më e domosdoshme se kurrë. Një intelektual i pavarur, i padëmtuar nga lojërat politike dhe me reputacion të pastër, mund të jetë frymëmarrja që i duhet qytetit. Një kandidaturë e tillë do të sillte jo vetëm një përfaqësim të ndershëm, por edhe një thyerje të ciklit të vjetër të dështimeve.

Berati nuk ka nevojë për premtime të reja nga fytyra të vjetra. Ai ka nevojë për besim dhe integritet. Nëse opozita nuk arrin të bashkohet për të ofruar këtë alternativë, zgjedhjet e 9 nëntorit do të jenë një tjetër rast i humbur për ndryshim. Dhe qyteti, një herë më shumë, do të mbetet peng i interesave të ngushta që kanë zëvendësuar prej kohësh interesin publik.

3 Komente

  1. L
    Lali

    Ne cdo qelize te administrate, politikes dhe pushtetit ka vetem interes vetiak. Interesi pergjithshem nuk egziston ne kapitalizmin tone te shkerdhýer nga kushmund per vete.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Djale , me kete gjuhen tende eufemike duke u verdallosur rreth fjales "Unitet " , fjales se ardhur nga ligjerimi I pergjakur komunist , fjales qe s'u lodhka kurre ... Sido qe te jete ,KY uniteti , kjo figura e paanshme dhe e pa demtuar , sic thua ti , rreth cfare boshti do te unifikohen per te shkuar Tek fitorja ? Per te tillen qe eshte thelbi nuk na ke thene asnje fjale ! Pertej cdo hamendesimi sec arsyeja ke ti per kete veshtrim , momenti per guximtaret ( ata e meritojne lirine dhe vlerat e saj ) eshte te kerkojne hapur dhe prere nje kandidat antiestabilshment , kunder Rames dhe kunder Berishes . Por meqe behet fjale per nje kandidat te djathte , Rama nuk hyn fare ketu , fjala eshte me teper per pushtuesin e Partise Demokratike , per shkaterruesin e saj dhe te gjithe Shqiperise , per misionarin komunist , Npngraten Sali Ram Berisha qe po u rikthen Tek urrejtja qe u mekonte Enverizmi per Ameriken dhe Perendimin e lirise . Keni frike apo nostalgji per te ?! Te dyja I sherbejne berishizmin dhe skllaverise tuaj . As me Ramen , as me Berishen , me kete slogan dilni perpara beratasve , Po jua mbajti , ndryshe hani pilaf ...!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nroqi

        Te dhjefsha mu ne shkrim,si nuk e kuptoni qe koha e kriminelit dhe primitivit Sali mut Berisha ka mbaruar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje