
Nga Miron Çako*
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëtarë në skena dhe evente si Sanremo apo diku tjetër, dhe dikush flet me tolerancë për homoseksualitetin, përsëri homoseksualizmi është dhe do mbetet deri në fund të botës i etiketuar si mëkat i neveritshëm.
Ky përcaktim nuk është bërë nga njeriu që ndryshon në kohë edhe hapsirë si në koncepte filozofike, ndijore, apo në përqasje morale dhe veprime, por është bërë nga Zoti Perëndi që është i pandryshushëm në tërë shenjtërinë e Tij, jo vetëm si qenie morale, por edhe në ligjet morale që i ka dhënë njeriut që është i krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla1-26).
Në Bibël për mëkatin e homoseksualizmit na thuhet: “Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme” (Lev. 18:22).
Zoti jo vetëm është kategorikisht kundër homoseksualizmit si mëkat i neveritshëm, por edhe i ka ndëshkuar ata që e kanë kryer këtë mëkat pervers (jashtë natyre) dhe ka shkatërruar qytetërimin e tyre që nga lashtësia. Në Bibël na flitet saktësisht për dy qytetet perverse Sodoma edhe Gomora (shekulli 19 pr.K), që shtriheshin në luginën pjellore të Jordanit. Qytetet dhe banorët e tyre u shkatërruan totalisht me zjarr dhe squfur nga qielli, si një ndëshkim shembullor për mëkatin e homoseksualitetit, i përqafuar nga i gjithë populli, i madh edhe i vogël (Zanafilla 19,1-26).
Sodoma dhe Gomora nuk është një mit i sajuar, por fakt historik që sot e përforcon edhe arkeologjia. Sipas Shoqatës Gjeologjike të Londrës, arkeologët e kanë përcaktuar vendndodhjen e rrënojave të Sodomës dhe Gomorrës në bregun lindor të Detit të Vdekur, ashtu si na tregon edhe Bibla (Zanafilla.19,27-28). Arkeologët kanë zbuluar se poshtë Detit të Vdekur ndodhen rrënojat shekullore të këtyre dy qyteteve, që sipas tyre mendohet se janë shkatërruar nga djegia në atmosferë edhe në tokë e një meteori.
Në Ligjin e Moisiut (shekulli 14 pr. K.), mëkati i homoseksualitetit është pashmangshmërisht i dënueshëm: “Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.” (Lev.20,13)
Zemërimi i shenjtë i Perëndisë kundër homoseksualitetit nuk zbehet edhe në Dhiatën e Re, koha pas Krishtit e quajtur koha e mëshirës së Zotit, koha e hirit, ku të gjithë popujve u është dhënë mundësia të pajtohen me Perëndinë nëpërmjet birit të Perëndisë Jisu Krishtit:
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e Vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij” (Joani.3,6-7). Edhe pse Krishti erdhi t'i falë makatet e njerëzve, edhe atë të homoseksualizmit, përsëri ky mëkat i neveritshëm nuk tolerohet, por ata që do të mbeten në këtë mëkat janë nën zemërimin e Perëndisë.
Apostull Pavli, goja e Krishtit, i shkruan njerëzimit pas Krishtit: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet prej qiellit mbi çdo pabesi e paudhësi të njerëzve, që shtypin të vërtetën në paudhësi..."
Prandaj Perëndia i dha ata në dëshirime çnderimi; sepse edhe femrat e tyre shndërruan marrëdhënien sipas natyrës në atë kundër natyrës. Gjithashtu edhe meshkujt lanë marrëdhënien me femrën sipas natyrës, e u dogjën në dëshirimin e tyre njëri me tjetrin, duke bërë turpe meshkuj me meshkuj”( 1Rom.18,26-27).
Homoseksualët paguajnë një çmim të lartë për stilin e tyre imoral dhe pervers të jetës sepse ata marrin në vetvete: “shpagimin e duhur për gabimin e tyre” (Romakëve.1:27). Ky shpagim përfshin jo vetëm vrasje ndërgjegjeje, ndjesi faji që nuk të hiqet, shqetësime emocionale e mendore së bashku me ndryshime jo të zakonshme të personalitetit, por shqërohet edhe me sëmundje fizike, si sëmundjet gjenitale HIV-AIDS; Clamidia; Gonorrea; Hepatiti B+C; Herpes virus genital; Sifilizi; Papiloma virus.
Perëndia është dashuri dhe i do njerëzit edhe kur ata janë homoseksualë, por Perëndia në shenjtërinë e tij urren mëkatin e tyre dhe në qoftë se njeriu i nënshtrohet këtij mëkati dhe mbetet i bashkuar me mëkatin do dënohet edhe në këtë jetë për petagogji korrigjimi dhe, n.q.s. nuk shkëputet prej mëkatit, përjetësisht në ferr. “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21-8).
Disa thonë që homoseksualiteti është i lindur. Jo, sepse gjenetika na tregon se: “nuk ka gen gej”.
Disa fajësojnë Perëndinë se janë lindur me këtë prirje homoseksuale, dhe përgjegjësia i mbetet Krijuesit, por jo, faji nuk qëndron as te gjenetika aq më shumë te Perëndia sepse në Bibël na shkruhet: “Askush kur tundohet të mos thotë: “Jam tunduar nga Perëndia,” sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vetë nuk tundon asnjeri. Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakmia e vet. Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen” (Jakovi 1-15).
Problemi i homoseksualitetit qëndron te natyra mëkatare e njeriut. Çdo njeri që lind trashëgon farën e prishjes të Adamit, që në teologji quhet (mëkati stërgjyshor) dhe çdo njeri lind me këtë mëkat ashtu si Bibla na tregon =: "në mëkat më lindi nëna ime (Psalmi 50), prandaj ka prirje të liga që te fëmijët sepse brenda tyre gjenden të trashëguara nga prindërit farat e pasioneve të ndryshme që vetë prindërit i kanë brenda qenjes së tyre psiko-somatike.
Disa kanë dobësi në një fushë, ose pasion, të tjerë në një tjetër sipas gjendjes shpirtërore dhe trupore të prindërve që transmetohen në aktin seksual, atë të ngjizjes. Por mëkat nuk është kur tundohesh, por kur bie rrëzohesh me dëshirë nga tundimi.
Prandaj ka një ndryshim midis të qenit një homoseksual praktikues dhe të kesh një prirje homoseksuale, ose të jesh i tunduar nga demoni i homoseksualizmit.
Me prirjet homoseksuale është njësoj si me prirjet për mëkatet e tjera, si vjedhja, vrasja, kurvëria, etj.
N.q.s. shoqëria nuk i toleron këto prirje, por përpiqet t'ia shkuli njeriut me edukatë, qortim apo ndëshkim, pse mëkatin e homoseksualitetit duhet ta tolerojë dhe promovojë?
N.q.s. hapet "kutia e Pandorës" për këtë mëkat duhet të hapet edhe për të gjitha mëkatet, devijimet sociale dhe antihumane.
Nuk janë vetëm vjedhja, gënjeshtra, vrasja, etj., krime shoqërore, por edhe homoseksualiteti është krim i shoqërisë madje edhe më i keq sepse del jashtë natyrës dhe ndalon riprodhimin natyror të racës njerëzore dhe e nxjerr njeriun jashtë rendit natyror e zbret më poshtë se kafshët dhe çdo gjallesë që riprodhehet me bashkimin mashkull edhe femër sipas regullit të Krijuesit, ashtu si lexojmë në Bibël: "Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".(Zanafilla 1 27-28)
Çdo mëkat ka një demon që e frymëzon dhe e nxit. Edhe homoseksualiteti ka demonin e tij, i cili merr të drejta mbi njeriun që në gjendje embrionale, kur prindërit kryejnë mardhënie perverse, anale, ose kur fëmija abuzohet apo rritet në ambient jonatyral dhe të tjetërsimit të orientimit seksual. Këtu faji është i prindërve dhe i të rriturve dhe fëmija ka lehtësim dhe Zoti do ta ndihmojë këtë individ të çlirohet më shpejt nga ky tundimi n.q.s. ai do kërkojë ndihmë.
Zoti dënon praktikën e mëkatit, jo prirjen apo tundimin. Prandaj ka njerëz që kanë një tërheqje ndaj seksit të njëjtë, por nuk pranojnë t'i jepen atij dhe luftojnë me vetveten dhe këta janë si martirë. Por ata vetë nuk mund ta shkulin pasionin dhe ta mundin demonin, duhet patjetër t'i kërkojnë ndihmë Zotit që të lirohen si nga tundimi edhe nga demoni, sepse Zoti Jisu Krisht e tha: “Pa mua nuk bëni dot asgjë”(Joani 15-5).
Prandaj askush nuk duhet t'i nënshtrohet tundimit: “A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje” (Romakëve 6-16).
Duhet luftuar, por kjo nuk bëhet vetëm me veten, apo me psikologun, psikiatrin, me trajtime hormonale apo me edukatë morale, patjetër duhet ndihma e Zotit Jisu Krisht, sepse demoni largohet nga i pushtuari vetëm me urdhrin e Krishtit: “Po të urdhëroj: dil prej tij e mos hyr më kurrë!” (Marku 9-25).
Por pse vetëm Krishti ka autoritet t'i thotë demonit dil prej këtij njeriu?
Djalli e ka fuqinë te mëkati prindëror (stërgjyshor) edhe personal, por Krishti, Biri i Perëndisë i shpagoi mëkatet tona në Kryq duke pësuar si njeri si “qingji i Perëndisë që shlyen mëkatet e botës” (Joani.1-29). Njeriut i falen mëkatet në Pagëzim “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jisu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Veprat e Apostujve 1,38), ose Pendim-Rrëfim për mëkatet që bëhen mbas pagëzimit, ashtu si Zoti urdhëroi apostujt “Kujt do t'ia falni mëkatet, do t'i jenë falur, kujt do t'ia mbani, do t'i jenë mbajtur” (Joani.20,23).
Demoni nuk ka më të drejta te njeriu, kështu largohet i mundur nga autoriteti suprem i Zotit Jisu Krisht, prandaj edhe apostull Pavli thotë: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu dhe me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (1Korintasve 6,11).
Kisha e Zotit duhet t'i pranojë dhe trajtojë homoseksualët me keqardhje si njerëz të sëmurë me sëmundjen e mëkatit, por asnjëherë duke toleruar apo miratuar stilin e tyre pervers të jetës.
Kisha Apostolike Orthodhokse kurrë nuk e justifikon këtë mëkat të neveritshëm, por lufton me fjalën dhe hirin e Zotit nëpërmjet mistereve hirdhënëse, Pagëzim, Pendim Rrëfim, Kungimin dhe trajton me durim sëmundjen nëpërmjet kanove kishtare që i jepet mëkatarit të penduar.
Sipas Kanove të Shën Vasilit: Homofilia (homoseksuakiteti) dënohet si kurorëshkelja me 15 vite privim nga Kungata Hyjnore.
Kohëzgjatja e kanonit nuk do të thotë se mëkati nuk falet sapo u rrëfye me pendim nga mëkatari, por pasojat e tij në shpirt dhe trup duan kohë të shërohen.
Kishat që kanë një qëndrim tolerant apo bekojnë martesat gej janë kisha të antikrishtit dhe shërbëtorë të djallit, veprimet e tyre tolerante ndaj homoseksualëve na kujtojnë fjalët e apostull Pavlit: “Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë” (Rromakëve 1-32).
Prandaj ata që e kryejnë, e justifikojnë, tolerojnë apo e promovojnë këtë mëkat të neveritshëm sipas axhendes së “New Age”, duke besuar se koha do ndryshojë në interes të homoseksualëve dhe Zoti do t'i tolerojë ata, ashtu si ata tolerohen edhe nga fetar në emër të dashurisë, por duke anashkaluar të vërtetën Biblike me deklarata si: "Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë të kenë një familje", “ose kush jam për të gjykuar”; duhen të kenë parasysh se fjalën e fundit e ka Zoti dhe Zoti ka falur për ata që bëjnë mëkate dhe nuk duan të ndryshojnë me pendim dhe jetë të moralshme: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; (Joani 8-44), po ashtu: “Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit” (Joani 1-3).
Krishti tha: Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''( Luka 21-33), kështu Ligji i Zotit nuk ndryshon kurrë për të toleruar mëkatet dhe mëkatin e homoseksualitetit i cilësuar i neveritshëm.
Në Bibël lexojmë prej shekujsh këto fjalë që nuk ndryshojnë pavarësisht ndryshimeve njerëzore si stinët: “Duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit, për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë, sipas ungjillit të lavdisë së të lumit Perëndi” (1Timotheut.1,9-11).
“Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë” (1Kor.6:9-10).
“Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit (homoseksualët) dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21-8).
*Teolog
Ti shoku Miron.....je mjaft i përgatitur dhe bravo të qoftë. Puna është që përpara se të merresh me televizionet e degjeneruara të botës katolike, ju lutem jini pak më i duruar dhe gjeni kohë të na citoni, komentoni, shpjegoni, saktësoni, cilësoni se : 1. Çfarë thotë bibla, apo ligji i Moisiut kur një prift merr pjesë në manipulime varrimesh gjoja të ushtarëve grekë, kur ndërkohë ato janë kokalla fëmijësh, pleqsh të fshatrave ???\ 2. Çfarë thotë bibla, apo ligji i Moisiut kur prifti nuk do që të meshojë në gjuhën e vendit ku ai po ushtron ?
Harrila, Je mjaft gjigant kur e konsideron Miron-in si "shoku" sepse per nga zelli iu ngjan pikerisht atyre aparatcikeve qe i gjeje rendom neper komitete ekzekutive ne rrethe te ndryshme apo si shef kuadri ne ndonje ndermarrje te mykur. Madje....per nga sherbimet qe ben per llogari te Asfalise ne territorin e Shqiperise se ngrate, ai e meriton qe te quhet kolonel. Ka ardhur koha qe gazetat t'i bojkotojne keta "filozofe" te kishes ortodokse greke. Kane mjaft hapesira ne Radio "Ngjallja" apo ne Universitetin Logos, apo në shkollen ne Manastirin e Shen Vlashit apo gjetke. Bool me me dokrrat e tyre.
Simeon-kam pershtypjen se nuk e ke kuptuar si duhet komentin e Harilles ketu me siper. Artikullshkruesin Miron nuk e njoh dhe nuk kam se si te komentoj prirjet e tija politike, por persa i perket ketij artikulli, ai ka sjelle pjese te bibles qe denon homoseksualitietin qe po shkaterron boten e qyteteruar. Ka nje rryme qe po kerkon q eti beje te tere homo. Ka filluar nje fushate e paprecedent ne vendet e zhvilluara qe u mesojne femijeve ne shkolla se eshte OK te zgjedhesh nje gjini tjeter, pra djemte te behen vajza dhe keto te fundit ne djem. Kjo tregon se bota e ashtuquajtur e "qyteteruar",sot eshte nje e semure qe po lengon rende. Ka ardhur koha qe te ngihemi kunder perversitetit, ndyshe shoqeria njerezore do vdese.
e drejtë
Ben të përshëndes ! Që tema është mjaft aktuale kjo nuk ka diskutim. Që familja tradicionale po goditet çdo ditë e më shumë nga gurët e atyre që duan ta zhbëjnë atë qelizë të shoqërisë dhe ta transformojnë në një fole vemjesh, as kjo nuk ka diskutim. Çështja është kur dalin Mironët e Janullës, Mironët e Asfalisë dhe na dërdëllisin për këtë temë. O Miron i Asfalisë : 1. A ke folur ndonjëherë për abuzimin e fëmijëve edhe nga priftërnjtë ortodoksë si në Greqi apo edhe tjetërkund ? 2. A ke ngritur ndonjëherë këtë temë në katekizmat e tua ? Kjo ngaqë zotëria e tij merret me këtë lëmi. 3. A ke folur ndonjëherë për këtë zagarllëk në ato kumtesat e tua te Radio Ngjallja ? O Miron i Janullës .......përpara se të flasësh për çështje globale (ashtu si rëndom Janulla me librat e tij ORTODOKSIA DHE GLOBALIZMI) merru fillimisht me farën e keqe që mbjell Asfalia dhe mos u merr me tema për të cilën nuk ke kapacitetin socio-psikologjik që ta shtjellosh siç duhet. Merru me Sodomën dhe Gomorrën e vërtetë brenda asaj kishe, merru me farisejtë që duan të asfiksojnë çdo gjurmë shqiptare brenda atij organizmi. Ben, dua t'i bëj një pyetje këtij filozofit Miron.....i cili po të ishte bashkëkohës do t'i hapte rrugën edhe vetë Shopenhauer-i nga drita që emeton. Si ka mundësi që asnjë prift në Rumani, Serbi, Bullgari, Mal të Zi apo në Rusi nuk thonë ndonjëherë Hristos Anesti po e kumtojnë këtë kushtrim në gjuhën vendase ? Pse në Shqipëri duhet të jetë ndryshe o filozofi ynë ? Pse nuk të shqetëson kjo gjë profesor ? Prandaj Beno......le të merremi me gjërat themeltare brenda vendit dhe pastaj pasi t'i kemi shoshitur..... të merremi me çështje globale. Gallata është që në Gërqi kjo punë gëlon sa më s'ka. Pse merresh me Sanremon o Miron i Janullës ? Pse Janulla do që të shohim ERT apo ANT1 ku aty pederastia ështê tullë.........Pse merrresh me tema që nuk ke përgatitjen e duhur ? Beno.......kushtrimi për të gjithë shqiptarët duhet të jetë ngahera : Në kokë Janullës.
Ky zotnia mos eshte ai qe dilte dikur para ca kohesh ne televizione dhe me ze te larte fliste kunder nje prifti te ri ne Elbasan ? Cudi se kur shkruajne gjera te pergjithshme apo kur teorizojne duken....... si te qete....pastaj kur dikush del nga vija e caktuar nga Asfalia, fillojne dhe ngrene zerin dhe humbin qetesine "hyjnore"
Se mos eshte vetem ky o Jakub, ndoshta te ka qelluar ty qe ta shohesh vetem kete ne televizor. Sa jane si puna e ketij. Puna eshte qe si do i veje halli ktij vendi me keta lyra te ndyra qe nuk ka sgrasator qe i heq dhe qe na rrine si shushunja ne koke dhe na e kane veremosur te vajturen ne kishen e Nolit, te Papa Kristo Negovanit.
Nuk ben hic mire kjo gazete qe nxjerr komente te ketij zoterie. Ky eshte thjesht nje sherbetor i Janullatosit........... Ka plot ceshtje aktuale te sjelljes aspak te denje te kishes ortodokse, qe duhet te komentoje, perpara se te merret me degjenerimin qe shfaqet ne TV. Fillohet nje here nga degjenerimi i brendshem i kishes tuaj, aty ku shqiptaria shihet me urrejtje
Dakort. Por nuk iu përgjigje pyetjes në titull se përse Perëndimi promovon me kaq forcë dhe têrbim homoseksualizmin?! Madje në të gjitha emisionet perëndimore kur flitet për "vlerat" e Perêndimit theksi vihet kryesisht te LGBTQ-të! Madje disa e konsiderojnê luftën Rusi - Perêndim si luftê qytetêrimesh. Nga njëra anë Perëndimi LGBTQ dhe nga ana tjetër Rusia konservatore! Sidoqoftë homoseksualizmi është diçka tejet e ndyrë dhe e shpifur. Papa Françesku e ka cilësuar para pak ditêsh si "mëkat". Ashtu siç shkruan edhe Bibla. Për mendimin tim homoseksualizmi êshtë sëmundje e lindur. Çështje hormonesh femërore me tepricë në trupin e mashkullit. Thuhet se 0.2 përqind e meshkujve lindin me këtë prirje. Por në një shoqëri konservatore patriarkale këta tipa nuk guxojnë t'i zhvillojnë këto prirje. Ndërsa në një shoqëri të degjeneruar liberale, që për më shumë e nxit këtë ves, homot shtohen si minjtë! Në Perëndim thuhet se sodomistët, ose fare shqip, bythqirët, përbëjnë sot nga 2 deri 10 përqind të popullsisë.
Faleminderit, Miro.
Emri im eshte legjion.
e drejte ne teresi, por dashur pa dashur ne lidhje me faljen e mekateve, je duke mbeshtetur nje teze te kishes ortodokse qe nuk eshte biblike, dmth, se mekatet falen me pagezimin, gje qe nuk eshte biblike, por falen me ane te besimit ne Jezus Krishtin, perfshire edhe mekatin e homoseksualizmit. Pagezimi eshte nje simbolike se je falur tashme, sepse ke besuar te Zoti Jezus qe dha jeten e Tij te pamekat per mekatet tona.
Po pse merreni dhe harxhoni kohe duke bere komente per dike per te cilin HESHTJA dhe INJORIMI jane pergjigja me e mire. As mos e lodhni koken. Pergjigja me e mire per MIRONIN dhe MIRONET eshtë veprimi konkret. A ka mundesi qe busti i Imzot Theofan Stilian Nolit në Durrës (qe gjendet jashte oborrit te Kishes ne Durres) te kete gjithmone lule te fresketa ?A ka mundesi qe bibliotekat tona te kene te gjithe veprat e ketij kollosi ? A ka mundesi qe sa here qe degjoni nje prift qe flet greqisht, te largoheni nga Kisha ? A ka mundesi qe mos te shajme çamet ? A ka mundesi te mos harrojme kujtimin e tyre ?
Ju faleminderit per botimin e shprehjes te lire te mendimeve nga Miron Cako . Ky shkrimi eshte ne kohen e duhur per kedo , pra jo per njerezit qe kane sy , veshe dhe llogjike normale ; por gjithashtu dhe per kedo qe i ka keto ne funksionim jo normal . Ortho= lartesim/pingule/ doke = tradita/zakone . Kato= poshte lizim = shkrirje /shkeputje . Pra , mendoj une , se shkeputja/ndarja/ nga poshte prej lartesimit te dokeve zakonore qe na ikane lene testament trashegimor brezat e me parshem nuk eshte liri por degjenerim shpirteror dhe trupor per te mundesuar qe djajte lakmiqare te fitimit te mundesohen te na shtyjne ne praktikim dhe stimulim te mekatimeve ndaj vetvetes si qenje e llogjikeshme , por dhe njekohesisht dhe ndaj vete mesimeve te Zotit , i cili eshte nje dhe i vetem .
Plako.....buka fitohet edhe duke mos i bere temena ketij farekeqi.........Mos u bo o plak edhe ti si ata ke administrata që postojnë në FB e tyre atë që nxjerr Ministri apo K/Ministri . Me mirë barkbosh por plot dinjitet. Qendro larg nga i ligu
Homosexualizmi....? Jam dakort me perkufizimin "Semundje e lindur" qe duhet me e pakta pranuar dhe lejuar. Por eshte ndyresirllek qe te lejohen te promovohet si zgjedhje normale individuale....sidomos kur dalin dhe bejne karshillik ne publik dhe kerkojne ta paraqesin si perparimtare.
Gjithemone moral kane bere te pamoralshmit. Nuk do habitesha qe kete shkrim ta kishte bere nje ish pedofil ose nje predikues terrori. Flasin per Zotin pikerisht ata qe jane me mekataret, mashtusit dhe te korruptuarit. Nese do kishte vertet Zot ju do ishit te paret ne listen e maskarenjve.
100 % sakte
Nuk di ta ndaj se kush eshte me i felliqur ky Mironi apo Panajot Barka ? Epo kur bohen edhe kta greket te na japin men ktu ne Shqipri. Kshu esht kur ha supen e Asfalis ptuuu fundrrina
Andon Zako Cajupi Ne Turqi mos vafsha kurre, ku shkon burri me burre !