Është e njohur thënia e Bertrand Russell se "problemi më i madh i njerëzimit është se budallenjtë janë tepër të sigurt në mendjen e tyre, ndërsa të mençurit plot me dyshime”, e cila, pavarësisht kontekstit në të cilin është përdorur, merr jetë dhe përshkruan realitetin politik dhe shoqëror shqiptar, ku suksesi rrallë lidhet me kompetencën dhe shumë shpesh me vetëbesimin bosh, zhurmën dhe arrogancën.
Fatkeqësisht në Shqipëri prej kohësh modeli i suksesit nuk bazohet te vlerat, meritat apo mendimi kritik, sepse suksesi është deformuar dhe ngrihet mbi mediokritetin, servilizmin e shfaqur si besnikëri ndaj shefit dhe mbi brutalitetin e shitur si vendosmëri. Në këtë realitet, ai që bërtet, që imiton pushtetin, që sillet me sigurinë e dikujt që nuk ka nevojë të mendojë, ngjitet shpejt në hierarki, sepse shoqëria jonë ka mësuar të besojë jo te njeriu që dyshon apo artikulon mendim kritik, por te modeli që bind nëpërmjet frikës.
Ndërkohë, njerëzit me dije, me etikë, me përvojë dhe vetëdije për kompleksitetin e botës, janë të kapluar nga pikëpyetjet, sepse ata e kuptojnë që përgjigjet e thjeshta për çështje të ndërlikuara janë gënjeshtra. Nuk flasin me siguri absolute, sepse e dinë se e vërteta s'mund të jetë asnjëherë e tillë. Dhe për këtë arsye, shpesh tërhiqen. Nuk bëjnë zhurmë, nuk dinë të imponohen me retorikë të zbrazët, nuk kanë “armë” në një luftë që e fiton më i pafytyri, jo më i përgatituri.
Kjo përmbysje prodhon një sistem ku politika kthehet në teatër dhe pushteti në burim përfitimi, jo përgjegjësie. Kur vetëbesimi i paditur bëhet kriter për përfaqësim, atëherë vendimet e mëdha merren nga njerëz të vegjël.
Pasojat i ndjejmë përditë, ku mungesa e vizionit, keqadministrimi, korrupsioni sistemik dhe endemik, ikja masive e të rinjve dhe një krizë e thellë besimi ndaj institucioneve, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend më të pasigurt për njerëzit e mendjes dhe në një oaz paqeje dhe qetësie për ata që arrijnë të konformohen lehtë me të keqen, pavarësisht anës prej së cilës vjen ajo.
Zgjidhja nuk është e lehtë, por fillon nga një ndryshim rrënjësor i kulturës politike dhe shoqërore. Shoqëria shqiptare duhet të mësojë të vlerësojë mendimin dhe arsyen, dhe jo forcën, zërin e lartë dhe arrogancën.
Përndryshe, do të vijojmë të jetojmë në një vend ku mediokriteti jo vetëm që tolerohet, por shpërblehet; ku arroganca ngatërrohet me vizionin, dhe ku e ardhmja ndërtohet mbi themelet e mungesës së dijes.
Shënim: Ky shkrim u shkrua teksa bisedoja në kafen e mëngjesit me Rezartën, mikeshën beratase, e cila, në pamundësi për të gjetur veten në Berat dhe në Shqipëri, është prej 10 vitesh një ndër arkitektet më të rëndësishme të bashkisë së New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa keq për ne, sa mirë për të!
Namir Lapardhaja,thënia e Bertrand Russell se "problemi më i madh i njerëzimit është se budallenjtë janë tepër të sigurt në mendjen e tyre, ndërsa të mençurit plot me dyshime”,është e vërtetë,në nivele të ndryshme dhe në këndvështrime të ndryshme!!nuk shkova shumë larg me leximin,thjeshtë se përtoja,prandaj lexova vetëm shënimin në fund për rezartën!!ka shumë pak thënje që mund ti quash të pa interpretueshme,ose thejshtë të dhëna,të vërteta pa pasur nevojë për diskutim!!nuk e di por po të këthehem pas,do kujtoj shkrime të tuat që janë vërtetimi i kësaj thënje!!pra ti ke shkruar si një "tepër të sigurt në mendjen e tyre"!ke shkruar pa pasur më të voglin dyshim!!dhe një herë,përtoj ta lexoj të gjithin!ndoshta do më humbte kohë!komentin do ta kisha bërë më të gjatë!!
A Jo , Shqiperia ( keshtu sic eshte ) nuk eshte paradoksi I suksesit . Perkundrazi kjo Shqiperi eshte trualli ideal per kete lloj suksesi . Tjetra eshte nje copez proze shume fine qe reflekton Kulture gkuhesore dhe sens intelektual .
I dituri eshte i kufizuar nga dija, injoranti ska kufi ! Per fat te keq, ky vend ka dendesine me te madhe ne bote te injoranteve per meter katror
Paradoks ”suksesi”” i sindromit tallsva kanceroz rama, qe nuk do shume fjale, por qe ne pamje flet permbajtja:Nje konglomerat shallvaresj, atlete, dollomash ajetollahesh,dhe me pas produkt i trurit te tij, nje bombe atomike per ta shkaterruar kete komb europin, qe ne themele, per ta kthyer andej nga ka ardhir.