Donald Trump ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigjen deri më 27 nëntor

21 Nëntor 2025, 18:19Bota TEMA
Donald Trump ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigjen deri më 27

Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së, për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, në “Ditën e Falënderimeve”.

“Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së. Megjithatë, ai la një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”.

Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”.

Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte.

“Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë”, vuri në dukje ai, “ata tashmë po ndëshkohen”.

Në intervistën e tij, ai këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon.

Telefonata e Vance me Zelensky

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në telefon me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance të martën, duke u përqendruar në planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Axios vëren se biseda ishte kontakti i nivelit më të lartë midis SHBA-së dhe Ukrainës në lidhje me planin e ri, pasi presidenti ukrainas nuk ka folur ende drejtpërdrejt me homologun e tij amerikan.

Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë , por Shtëpia e Bardhë – dhe tani vetë Trump – po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor.

Kujtohet se plani me 28 pika e detyron Kievin, ndër të tjera, të lëshojë territor shtesë, të bjerë dakord se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe të pranojë një amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte.

SHBA-të, si dhe Evropa, ofrojnë garanci sigurie në formën e Nenit 5 të NATO-s, i cili do t’i detyronte aleatët e SHBA-së dhe Evropës të trajtojnë një sulm ndaj Ukrainës si një sulm ndaj të gjithë “komunitetit atlantik”.

Më herët sot, presidenti ukrainas mbajti një video-konferencë me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë për të diskutuar planin.

9 Komente

  1. A
    Albanski number2

    hahahahah me nje fjale ne 27 do bjere dakort dhe ne 28 Nentor do kene feste kombetare Ukrainasit hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Je biri i perendise , je zeusi i njerezimit, jemi krenare qe jetojme ne epoken tende Donald

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mileti

        Shko haha mutin o Muç muti zeusit të njerëzimit.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Jep Ultimatume, qe me pas i ha si karamele... e ne syte e botes behet qesharak. Ka ngrene aq shume sa... tani ultimatumet te pa realizueshme, t'i fuse ne b...

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lani

          Albanski pidhit Satam

          Përgjigjjuni
        3. P
          Paqedashesi

          Lesh, lesh. Po pse u be gjithe kjo lufte e rane gjithe ato viktima??? Tallni bythen ju te medhenjte me te vegjelit, se kjo eshte demokracia dhe paqja!!!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta tjeter

            Trump është një fatkeqësi globale .

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vilajetet shqiptare

              Zelenskij mos I beso kurvës Europe dhe Trumpit matrapaz.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Fatkeqesisht Putin po fshin bythen me Trumpin

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje