Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së premtes pjesëmarrësit në Dubai Air Show, pasi një avion luftarak indian HAL Tejas u rrëzua gjatë një performancë dhe si pasojë humbi jetën piloti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:10 me kohën lokale në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum, teksa piloti po përpiqej të kryente një manovër.
Pamjet dramatike të publikuara në rrjete sociale treguan avionin që humbi kontrollin dhe u përplas me tokën, duke krijuar një shpërthim të fuqishëm.
Qindra vizitorë të pranishëm panë gjithçka me tronditje, ndërsa paniku u përhap dhe njerëzit, përfshirë shumë familje me fëmijë, tentuan të largoheshin me shpejtësi.
Lini një Përgjigje