FOTOT: Në radhë për ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit shkatërrimtar

21 Mars 2023, 13:04Bota TEMA

FOTOT: Në radhë për ushqimin,  pamje  nga Turqia pas

Tërmeti i 6 Shkurtit ishte padyshim ndër më të fuqishmit ndonjëherë dhe me pasoja shkatërrimtare për Turqinë e Sirinë.

Gazetarët që kanë raportuar nga vendet ku çdo ndërtesë u shemb e mijëra njerëz mbetën nën rrënoja, kanë treguar me detaje si e kanë përjetuar këtë tragjedi.

Sipas rrëfimeve të tyre për mediat e huaja, fenomenet natyrore zmadhohen kur nuk ka mirëmenaxhim nga ana e shtetit. I vetmi ngushëllim, janë njerëzit që bashkohen nga mbarë bota për të ndihmuar, pa dallim klasor, gjeografik apo politik.

Tashmë po bëhen thuajse dy muaj që kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pranë qytetit turk të Gaziantep, i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje të fuqishme.

Më shumë se 50,000 vdekje janë raportuar në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit kanë përfunduar dhe puna për heqjen e rrënojave dhe prishjen e ndërtesave të dëmtuara ka filluar.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 1.5 milionë njerëz mbetën të pastrehë nga tërmeti dhe grupet lokale, bamirësitë dhe agjencitë qeveritare po punojnë për t’u kujdesur për ta, duke ngritur qytete me tenda, duke ripërdorur makinat e trenave të pasagjerëve dhe duke hapur xhami dhe hotele.

Më poshtë disa imazhe nga rajone të Turqisë të goditura nga tërmeti, në javët e fundit. 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    është mëse normale!!pas një tërmeti të tillë nuk mund të presësh dasma dhe festime!!në turqi nuk është problem ky moment,problem është dhënje drejtim për vënjen nën përgjegjësi të atyre që kanë qënë shkaku i kësaj katastrofe!!shpresoj që turqit të fillojnë ti japin drejtimin e duhur shkaktarit kryesor të kësaj katastrofe!zgjedhjet i kanë përpara dhe të votojnë kundër diktatorit vrastar!!

    Lini një Përgjigje