Kompania ruse shpërblime të majme për ushtarët, sa paguhet shkatërrimi i një tanku

30 Janar 2023, 21:10Bota TEMA

Kompania ruse shpërblime të majme për ushtarët, sa paguhet

Kompania ruse Fores, një firmë me bazë në Urale e cila prodhon pajisje për industrinë e energjisë – tha se do të ofrojë pesë milionë rubla, rreth 72,000 dollarë, për ushtarin që do të shkatërrojë tankun e parë perëndimor në Ukrainë.

Kompania tha se do t’i paguajë edhe 500,000 rubla, rreth 7,200 dollarë, për këdo që do të shkatërrojë çdo tank perëndimor në Ukrainë pas atij të parë.

Duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga zyrtarët rusë dhe prezantuesit e televizionit shtetëror pro-luftës, Fores tha se NATO po pomponte Ukrainën me një sasi “të pakufizuar” armësh dhe po përshkallëzonte konfliktin.

Kompania tha gjithashtu se do të paguante një shpërblim prej 15 milionë rubla, 215,000 dollarë, për këdo që do të rrëzonte një avionë luftarak të prodhimit perëndimor, nëse ato do të dorëzoheshin ndonjëherë në Ukrainë.

2 Komente

  1. X
    XXXL

    Ka Cecua, bicak

    1. a
      anti25642654censurë

      "Kompania tha gjithashtu se do të paguante një shpërblim prej 15 milionë rubla, 215,000 dollarë, për këdo që do të rrëzonte një avionë luftarak të prodhimit perëndimor, nëse ato do të dorëzoheshin ndonjëherë në Ukrainë." mos se e dhjetë muhabetin dhe ju!! doni me na heq atë kikun e adrenalinës që ndjenim sa herë thuhej"po shkelni vijën e kuqe"??legënët e mutit,tashti nuk keni më vijë të kuqe??nuk po na kërcënoni më me luftë bërthamore??kot nuk i thonë "qeni leh e ujku pjerdh"!!ju "mos kaloni vijën e kuqe" e nato e kalon me të dy këmbët sa herë i ngrihet??punë kërcënime homosh,që thonë se këta që e shkelin janë frikacakë!!

      Lini një Përgjigje