Rusëve ju kallin datën tanket gjermanë: 72 mije USD, ushtarit që lë në tako një Leopard!

30 Janar 2023, 16:10Bota TEMA

 

Rusëve ju kallin datën tanket gjermanë: 72 mije USD, ushtarit

Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë.

Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t'i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të.

Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të "digjen" në vijën e frontit.

Tani një kompani ruse - Fores, me bazë në Urale, e cila prodhon mjete për industrinë e energjisë - po ofron pagesa në para për ushtarakët rusë që "kapin ose shkatërrojnë" tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit amerikan.

Kompania tha se do t'i paguajë pesë milionë rubla (72.000) dollarë ushtarit të parë rus që shkatërron tankun e par dhe nga 500.000 rubla (7.200 dollarë) për të gjitha sulmet e mëvonshme.

Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke ndërsa përpiqen të dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre.

Rusia ka shumë më shumë tanke se Ukraina, por modelet e tyre janë inferiore në disa aspekte kyçe ndaj modeleve perëndimore.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina pritet të nisin ofensiva në javët e ardhshme, me tanke që pritet të luajnë një rol jetik në ato beteja, thanë ekspertët.

3 Komente

  1. b
    ben

    data ju esht kallur vetem juve me kto artikujt se ruset spo e rruajn shum .Le qe ato tanmen parashikohet qe nga prilli mund tw jen atje

    1. l
      lexuesi21

      Termat qe perdoren ne artikuj te ndryshem si si me larte apo si “ bisha” etj, tregon nivelin foshnjor entuziatik te autorit dhe redaktorit gjithashtu..!!

      1. a
        anti25642654censurë

        gjuhë kafenesh,sepse artikujt shkruhen në kafene!!gjuhë bqirash që frikën e tyre të përditëshme e tregojnë me fjalët,"çkemi bishe","ku je kafshe","mirë je bos"!

      Lini një Përgjigje