“Krisen” marrëdhëniet e Erdogan me Francën: Po humbni besimin

30 Janar 2023, 14:10Bota TEMA

“Krisen” marrëdhëniet e Erdogan me Francën: Po humbni

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron “nuk është i sinqertë”, duke theksuar se Turqia beson se “politika ndërkombëtare duhet të ndërtohet mbi sinqeritet”.

Sipas mediave turke presidenti Erdogan po i drejtohej një mbledhjeje me të rinjtë në provincën Bilecik të vendit në kohën kur bëri këtë deklaratë. “Aty ku nuk ka sinqeritet, nuk ka dinjitet”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar se “Sigurisht, ka shumë liderë të tillë në botë”.

Po ashtu, Erdogan tha se është për të ardhur keq që “në marrëdhëniet me Greqinë në Mesdhe, ata injorojnë Turqinë dhe hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me të”. Madje sipas tij, Franca po humb me shpejtësi reputacionin e saj në Afrikë, duke përfshirë në Mali dhe Burkina Faso, dhe në komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Ai thesksoi se homologu i tij francez e ka hubmur besueshmërinë brenda parlamentin .

“(Macron) ka humbur kredibilitetin e tij në parlament… Franca po humb vazhdimisht kredibilitetin”, është shprehur ai. 

3 Komente

  1. P
    Poli

    Pavaresisht se se duroj diktatorin ose me mire autokratin Erdogan ketu ka te drejte . Historikisht Franca cdo lufte qe ka ndermare e ka humbur cdo koloni qe ka pasur ka mbjell vetem genocid e fukarallek te skajshem

    1. a
      anti25642654censurë

      mos mi poli mos!! "“Aty ku nuk ka sinqeritet, nuk ka dinjitet”,ku e sheh ti sinqeritetin e erdoqënit?? është i vetmi njeri që nuk mund të flasë për sinqeritet! poliiiii,nuk do të thotë se ke të drejtë kur thua një fjalë,nuk do të thotë se hajduti është tjetri kur ti thërret "kapeni hajdutin"!!e këtu është ky "hajduti i vërtetë"!! ky nuk është i sinqertë me turqit,me popullin e turqisë,ku hyjnë dhe kurdët,nuk është i sinqertë me NATO,ku bën pjesë,nuk është i sinqertë me alatët e rinj si diktatori i rusisë,nuk është i sinqertë as me veten e tij!! mo na ha mutin me kolonitë franceze kur e krahason me ndyrësinë osmane!!rracë idiotësh që vetëm të konsumoni oksigjenin jeni të aftë!!

    2. G
      Genti

      U bu bu kush e thotë. Erdogani ky njeri i pabesë që përndjek mikun e tij Gylen. Që po persekuton opzitarë,profesorë,gazetarë dhe ushtarakë prej disa vitesh në Turqi.Që mban një këmbë në NATO dhe një në Moskë. Është më besnik djalli se Erdogani.

      Lini një Përgjigje