Një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 ballë godet Turqinë

6 Shkurt 2023, 12:09Bota TEMA

Një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 ballë godet

Një tërmet i dytë ka goditur Turqinë juglindore, me epiqendër afër qytetit të Kahramanmaras, sipas raportimeve.

Sipas të dhënave tërmeti ka qenë me magnitudë 7.7 ballë të shkallës rihter.

Mëngjesin e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ku për pasojë mbi 1200 persona kanë humbur jetën ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Dyshohet se deri më tani mbi 1100 ndërtesa janë shkatërruara ku qindra persona të tjerë janë nën rrënoja.

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    I qendrojme afer popullit turk ne keto momente te veshtira, ngushellime familjeve te viktimave. Besojme se qeveria turke do marri masat per te kaluar kete moment tragjik.

    Lini një Përgjigje