Nxënësit në Argjentinë mund të shkojnë në klasë me rroba banje për shkak të vapës

18 Mars 2023, 22:25Bota TEMA

Nxënësit në Argjentinë mund të shkojnë në

Për shkak të valës së nxehtësisë që goditi disa rajone të Argjentinës, një shkollë në qytetin e Rosarios mori një vendim të pazakontë. Nxënësit e klasave fillore mund të vijnë në shkollë me rroba banje, raportojnë mediat lokale.

Një valë të nxehti ka goditur prej dy javësh provincën e Buenos Aires dhe disa provinca të tjera në veri të Argjentinës, duke thyer rekorde temperaturash.

Kjo është vera më e nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1906 në Buenos Aires, pra më e nxehta që nga viti 1961 në nivel të gjithë vendit.

Për shkak të vapës, shumë shkolla kanë ndërprerë mësimin javën e kaluar, pasi shumë prej tyre nuk janë të pajisura me kondicioner, ndaj presin uljen e temperaturës.

1 Komente

  1. x
    xha Beqo

    po zyshat?

    Lini një Përgjigje