“Nëse arrestohet, Trump fiton zgjedhjet”

18 Mars 2023, 20:11Bota TEMA

“Nëse arrestohet, Trump fiton zgjedhjet”

Elon Musk ka bërë një parashikim pas zhvillimeve të fundit, ku ish-presidenti Donald Trump deklaroi se ekziston mundësia që të arrestohet në fillim të javës së ardhshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shefi i Tesla shkuan se nëse miliarderi dhe ish-presidenti do të arrestohet atëherë ai do të fitojë me një shumicë absolute në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Çështja ku ish presidenti është implikuar, është ajo me pagesat e paligjshme ndaj pornostares, Stormy Daniels, për të mbajtur të fshehtë një raport intim mes tyre.

Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij se do të arrestohet, bazohej në raportimet e mediave se ai mund të paditet javën e ardhshme.

Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA. Do të kishte gjithashtu pasoja serioze që të bëhej kandidat republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

5 Komente

  1. K
    KASEM

    DOLI MILIARDERI TE MBROJE PO MILARDIERIN

    1. p
      pinoku

      Ku është shkelja e ligjit këtu?! Po liria dhe demokracia?! Trump vajti me një lavire! Pastaj e paguajti atë që ajo të mos e bënte publik takimin e tyre, sa për hir të familjes, aq edhe sepse ishte në garën presidenciale! Atëhere çfarë duan këta prokurorët e Nju Jorkut?! Është kasta që qeveris pas perdeve Amerikën dhe botën, Bildenbergët, Iluminati, Uoll Striti, Hollivudi etj, që e luftojnë me të gjitha mënyrat Trump-in.

      1. g
        ganiu

        E ka paguar që të gënjejë përpara drejtësisë, sepse ishte ajo që nuk pordhi për "nderin" e familjes Tramp. Ajo doli hapur në shtyp.

      2. B
        Besniku

        MILIARDERET ESHTE PROBLEM KUR BEHEN ME POLITIKE SI BIDENI DHE OBAMA JO ME BIZNES O MAZLLEM,APO KASEM SI E KE EMRIN.

        1. a
          anti25642654censurë

          psiko maski lëshon gomarllëkun e radhës??më duket se ky nuk ndryshon shumë nga trapi!ose shumë pak!është trap më i vogël!!

          Lini një Përgjigje