Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, Kremlini: Duhet të anulohen të gjitha sanksionet

18 Mars 2023, 21:30Bota TEMA

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, Kremlini: Duhet të anulohen

“Çdo marrëveshje për paqe me Ukrainën duhet të përfshijë anulimin e sanksioneve dhe të gjitha padive kundër Rusisë në gjykatat ndërkombëtare”.

Kështu është shprehur së fundmi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, teksa u pyet nga gazetarët e Ria Novosti.

“Për të arritur paqen”, shtoi zëdhënësja, “është gjithashtu e nevojshme që të ndërpritet furnizimi me armë dhe mercenarë në Ukrainë dhe kthimi i Ukrainës në një status neutral, përveç njohjes ndërkombëtare të realiteteve të reja territoriale”.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve firmosi një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren Maria Lvova-Belovan pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.

3 Komente

  1. g
    ganiu

    Të paktën, është hera e parë, paskan hequr dorë nga dëshira e çmendur për të pushtuar dhe Gjermaninë. Pak nga pak, do bin squk, si klloçkat. ps: po fortifikojnë jashtëzakonisht shumë kufirin me, pjesën më të ngushtë, që lidh kontinentin me gadishullin, Krimenë.

    1. g
      ganiu

      Të paktën, është hera e parë, paskan hequr dorë nga dëshira e çmendur për të pushtuar dhe Gjermaninë. Pak nga pak, do bin squk, si klloçkat. ps: po fortifikojnë jashtëzakonisht shumë kufirin me, pjesën më të ngushtë, që lidh kontinentin me gadishullin, Krimenë.

      1. a
        anti25642654censurë

        kështu është o gano kur ulesh si i babzitur në tryezë!!syri nuk të mbushet dhe kërkon të hash gjithçka që është mbi të!më pas fillon e rivlerson mendimin e parë dhe mendon se mund ti hash nja dy pjata,por të ngec në grykë,e pastaj mjaftohesh me mendimin se mjafton të mbaj atë që kam mundur të gëlltisë!!babëzia e fillimit ta ka prishur ekuilibrin dhe në fund vjell dhe atë që ke kapërdirë!! kështu me këtë diktator me dy gisht këmbë,ndoshta do të ishte toleruar me krimenë nëse nuk do kishte filluar ta krruante bythën me gjethe fiku!!por jo,kërma donte jo vetëm tërë ukrainën por dhe rikthimin në kufijt e traktatit të varshavës!!kështu ndodh gjithnjë kur budallait i mbushet mëndja se është i fortë!!si po duken bathët,tërë "ofensiva e pranverës",nuk është gjë tjetër vetëm kohë për të përforcuar atë që thua ti!!ndërtimin e fortifikimeve në kufi me krimenë!! duke menduar se vetëm nga aty mund të sulmohen!duke menduar se me fortifikime të mëdha mund ta mbrojnë krimenë nga një sulm ukrainas!!harrojnë debilat se fortifikatat nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe!!L2B e tregoi se ato janë shumë të brishta me sistemet e asaj kohe,e jo më me këto të sotmet!! "vija mazino" dhe fortifikimi mbi "lumin oder" e treguan se nuk kanë asnjë vlerë!janë të palëvizëshme dhe kollaj për tu anashkaluar!!

      Lini një Përgjigje