Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari

22 Qershor 2022, 18:41Bota TEMA

 

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në BullgariQeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari është rrëzuar të mërkurën pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Kështu, në vend krijohen kushtet tashmë për një raund tjetër zgjedhjesh.

Me votimin e sotëm në parlament ku 123 deputetë votuan “pro” dhe 116 “kundër”,  tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament. 

Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.

2 Komente

  1. K
    Koco

    Gol Putini, ndeshjes vazhdon

    1. P
      Partonazhist i thekur

      I modh je Edo. E rrexove dhe qeverin bullgare. U hap rruga per Europe per ne dhe Maqedonine.... Jo thoshja une... S'keni pare gje akoma, po nuk bindeshit ju ... I modh fare...

      Lini një Përgjigje