Rusia lëviz pranë ujërave britanike - Londra në alarm pas anijes spiune "Yantar"

19 Nëntor 2025, 17:50Bota TEMA
Rusia lëviz pranë ujërave britanike - Londra në alarm pas

Një anije ruse spiunazhi ndodhet aktualisht në kufijtë e ujërave të Mbretërisë së Bashkuar, ka paralajmëruar ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, sipas raportimit të Sky News.

Sipas tij, kjo është hera e dytë brenda vitit që “Yantar” lundron pranë brigjeve britanike.

“Një anije spiune ruse, Yantar, ndodhet në kufijtë e ujërave britanike në veri të Skocisë, pasi ka hyrë në ujërat e zgjeruara detare të MB-së gjatë javëve të fundit”, deklaroi Healey.

Ministri theksoi se anija është e destinuar për mbledhje informacioni dhe hartëzim të kabllove nënujore të komunikimit.

Healey shtoi se “ne kemi angazhuar një fregatë të Marinës Mbretërore dhe avionë të RAF për ta monitoruar, gjatë së cilës Yantar ka drejtuar lazer ndaj pilotëve tanë”.

Sipas tij, veprimi rus është “shumë i rrezikshëm”, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo lëvizje të mëtejshme.

Healey i dërgoi edhe një mesazh Moskës: “Ju shohim, e dimë çfarë po bëni, dhe nëse Yantar lëviz më në jug këtë javë, ne jemi gati.”

2 Komente

  1. b
    bobi

    Ajo anije eshte afruar brigjeve britanike me shume se 9 here , qe kur filloi lufta ne Ukraine. Ata po lozin si macja me miun. Problemi eshte se ajo anjije spiune ka nje sistem pergjimi per nendetset qe asnje vend nuk e ka . Teknologji e re. Dhe ruset po e provojne ne situata reale me nendetset britanike. Britaniket jane te ' alarmuar' sepse nuk dine asgje per ate teknologji.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbreteri me mbret ka(r)qol.

      Lufta ja ka shumefishuar kapacitet ushtarake Rusise ne numer dhe me teknologji shume ta avancuar, provat i ka kryer me sukses ne poligonin real te Ukraines, tani po tall karin me Mbreterine e Bashkuar e me te tjere anetare gay te NATO-s. Evropa eshte bere me hije edhe nje anije e zakoneshme ruse qofte edhe peshkarexhe jo si ato budalles Luca se i ka moderne por nga ato me ndryshk te kohes se Enverit alarmohen dhe vene ne gadishmeri floten dhe aviacionin e tyre luftarak. Po shikojne qamet nga Rusia flejne me endra dhe ne kllapi shikojne muzhike qe u shkerdhejne feckat-kurva pa hequr cizmet, hyp xhixhi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje