VIDEO + FOTO/ Thatësira dhe rënia e nivelit të ujit në Danub zbulon mbetjet e anijeve të L2B

11 Shtator 2024, 15:37Bota TemA

Mbetje të anijeve gjermane të Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqen e lumit Danub në qytetin port të Prahovos në Serbi, si edhe në Mohacs, në Hungari. Pas thatësirës së muajve krrik dhe gusht, niveli i lumit Danub ka rënë duke nxjerrë në sipërfaqe katër anije gjermanë, të cilat ishin fundosur gjatë L2B.

Anijet janë pjesë e flotë së dikurshme naziste të Detit të Zi, që u fundosën në Danub gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane në fund të luftës.

Të përhapura në të gjithë shtratin e lumit, anijet kanë ende kullat e vrojtimit, urat e komandës dhe direkët e thyer.

Niveli i ujit në lumin Danub arriti në 1.17 metra ditën e martë në Budapest, ndërsa rekordi më për nivelin më të ulët është ai prej 0.4 metrash, i regjistruar në tetor të vitit 2018.

Lini një Përgjigje