Zelensky thirrje OKB-së: Ndalojeni Rusinë, përndryshe do të vazhdojë luftën

24 Shtator 2025, 17:10Bota TEMA
Zelensky thirrje OKB-së: Ndalojeni Rusinë, përndryshe do të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar  se Vladimir Putin do të vazhdojë ta çojë luftën në Ukrainë “gjerë e më thellë” nëse nuk ndalet.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u bën thirrje vendeve të punojnë së bashku pasi “paqja varet nga të gjithë ne” .

“Nuk ka garanci të vërteta sigurie përveç miqve dhe armëve”, thotë ai, duke shtuar se bota po përjeton ” garën më shkatërruese të armatimeve në historinë e njerëzimit”.

Zelensky e cilësoi si ''pozitiv'' takimin e tij të djeshëm me Donald Trump.

''Dje,- tha ai,- patëm një takim të mirë me presidentin Trump dhe gjithashtu fola me shumë liderë të tjerë të fuqishëm. Së bashku mund të ndryshojmë shumë gjëra. Natyrisht, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Evropa të ndihmojë realisht. Dhe sigurisht që mbështetemi te Shtetet e Bashkuara. E vlerësoj mbështetjen që po marrim". 

Lini një Përgjigje