Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, tha se Rusia do të kërkojë garanci sigurie nga aleanca ushtarake e NATO-s dhe nga SHBA-ja në çdo marrëveshje për Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, një pjesë e këtyre garancive që ai përmendi, përfshijnë përjashtimin e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, që është një ambicie e madhe e Presidentit Zelensky.
"Vetëm përmes formimit të garancive të hekurta të sigurisë do të jetë e mundur të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë," i tha Grushko gazetës ruse Izvestia.
Kujtojmë se Presidenti Donald Trump tha më herët sot se ditën e nesërme do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun Vladimir Putin, ku do të diskutojnë një zgjidhje për luftën në Ukrainë.
Që nga shkurti i vitit 2022, me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.
MOS NXITONI SHUME SA TE VIJE TRAPI DHE VANZ TJU LEPIJE BOLET...........RROFTE PUTIN PUTANA PRESIDENTI I SHBA DHE RUSISE.........