Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga numrat e kaluar)
Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut
PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË
TEPËR SEKRET
PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982
Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.
ZHVILLIMI I MBLEDHJES
Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.
Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.
SHOKU PALI MISKA: Vihet pyetja: Ku e ka gjetur këtë guxim të kaq të madh Kadri Hazbiu, që të dërgojë jashtë shtetit, pa pyetur fare Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror, shokun Enver, dokumente sekrete të një rëndësie shumë të madhe. Këto janë veprime të pafalshme, që Kadriu në autokritikën e tij i kalon pa u vënë theksin fare. Ato që përpiqet “të sqarojë” Kadri Hazbiu, se mungesa e shokut Hysni, e bën të vështirë shpjegimin e disa veprimeve, mendoj se nuk qëndron fare. Nuk mund t’i lësh përsipër ti, Kadri Hazbiu, shokut Hysni Kapo, veprime të tilla kaq të fëlliqura, se shoku Hysni, përveç të tjerave, ka qenë shumë rigoroz.
Për çdo problem që vihej në dijeni, mendimin e vet, dhe porosinë që formulonte, ai gjithnjë e jepte me shkrim dhe në mënyrë shumë të qartë, dhe gjithnjë, nënvizoj, brenda normave dhe vijës së Partisë. Por unë theksoj, dhe për këtë jam plotësisht shumë i bindur, se për disa çështje, jo vetëm që nuk është marrë mendimi i shokut Enver, por nuk është marrë as mendimi i shokut Hysni. Drejtimi i Partisë, duhet të sigurohet në tërë vazhdimësinë e organeve të punës së Sigurimit të Shtetit, për rrjedhim, mësimet e orientimet e Partisë dhe të shokut Enver për këto organe, kanë qenë të vazhdueshme, të drejta dhe të qarta.
Me këtë dua të them, se shoku Enver gjithmonë ka porositur që, armiqve t’i mbyllet rubineti. Edhe në atë periudhë, kur ne ishim në marrëdhënie të mira me Bashkimin Sovjetik, shoku Enver, asnjëherë nuk ka thënë që t’u hapeshin rubinetat, revizionistëve sovjetikë.
SHOKU ENVER HOXHA: Sipas Kadriut, po. Sipas atij, i paskam thënë unë “mbylle rubinetin”, se përpara, i paskësh thënë ta hapte! Ja deri këtu, shkon provokacioni i tij.
SHOKU PALI MISKA: Posi, edhe unë kështu e quaj këtë shoku Enver, një akuzë nga ana e Kadri Hazbiut, një akuzë që i bëhet Komitetit Qendror. Po ju shoku Enver, gjithnjë armiqve, i keni dhënë atë që meritojnë, këtë le ta dëgjoj shoku Kadri, bile edhe miqtë, asnjëherë dhe për asnjë rast, shoku Enver nuk i ka bërë zot shtëpie. Pra, ajo që thotë Kadri Hazbiu, se shoku Enver aty nga viti 1960, e ka porositur që t’u mbyllë rubinetat sovjetikëve, nuk qëndron. E mira dhe e udhës do të ishte, që Kadriu, kur e thirri shoku Enver, aty nga mesi i viteve gjashtëdhjetë, t’i kishte thënë atëhere, se unë, Kadriu, e kam hapur rubinetin pa dijeninë tënde deri në fund, të mos ja fshihte shokut Enver në atë kohë atë që kishte bërë dhe të merreshin masa që në atë kohë, për të ndrequr gjendjen, që të mos dëmtohej puna.
SHOKU ENVER HOXHA: Gjithnjë atë rubinet të madh, që ai nuk ja kish treguar as Hysniut, e jo më pastaj mua.
SHOKU PALI MISKA: Po, bile këtë të theksonte dhe tani në autokritikën e tij dhe të mos thotë se e mori porosinë aty nga mesi i vitit 1960. Pra, ketë veprim që i ka sjell dëm të madh Partisë, Kadriu e ka fshehur dhe vazhdon ta fshehë, duke u munduar në autokritikën e tij që të justifikohet, por që nuk ka asnjë bazë. Po hoqe dorë nga sigurimi i udhëheqjes, nga kontrolli i Partisë, me siguri, do të bësh gabime të rënda, ashtu siç ke bërë ti Kadri Hazbiu, dhe nën shembullin tënd, e theksoj, nën shembullin tënd, kanë bërë gabime dhe të tjerët në ministri, ose nga gabimet që ke kryer ti, kanë përfituar armiqtë, të brendshmit dhe të jashtmit, të cilët nuk kanë lënë gjë pa bërë, për likuidimin e Partinë dhe të socializmit në Shqipëri.
Të fundit kam çështjen që Kadri Habziu, duke qenë se ju kërkua që të bënte autokritikën me shkrim dhe këtë duhesh ta bënte, duhej të theksonte në të edhe anët negative të karakterit të tij, si kuadër e udhëheqës, të cilat nuk janë të parëndësishme dhe as të vogla. Kadri Hazbiu, thotë se nuk ka prirje karrieriste. Kjo mund të jetë edhe kështu, por disa fakte dhe shfaqje nga ana e tij, tregojnë të kundërtën, që ti ke prirje për karrierë. Këtë e pohon edhe vetë, që ke krijuar një kult rreth personit tënd, rreth detyrave që të ka caktuar Partia.
Mirëpo ti, nuk e zbërthen se ç’është ky kult dhe ç’qëllim ka?! E them këtë, se në shumë raste, por sidomos në mbledhjet e qeverisë, edhe kur drejtonte armiku Mehmet Shehu, ky nuk ta kish prerë ty Kadri, asnjëherë fjalën, nuk ta kish prerë asnjëherë diskutimin, siç ua bënte shumë të tjerëve. Edhe tani që drejton qeverinë shoku Adil, u ke ndërhyrë dhe vazhdon t’u ndërhysh anëtarëve të qeverisë, por ashtu siç je, ulur, pa i përfillur fare ata në mbledhje, je munduar të japësh konkluzione dhe të bësh vlerësime që nuk të takojnë ty, por kryetarit të qeverisë.
Edhe në marrëdhëniet me kolegët e tu, me ministrat, jashtë mbledhjeve, ka shumë raste që i ke nënvlerësuar, dhe jo njëherë, por shumë herë. Ti je treguar arrogant edhe prepotent e, bile deri në mbledhjet e qeverisë, pa lëre në takimet me shokët. Ka pasuar pastaj raste kur i ke ofenduar shokët, dhe këto veprime jo të drejta, të janë vënë në dukje, por ti nuk ke përfillur kritikat që të janë bërë, duke u munduar t’u vësh këtyre, epitetet e nxitimit. Kështu ishte edhe rasti i fundit, me atë që ndodhi në Pezë, që thua se u nxitove, që i the vetë “kastravecllëk”, qëndrimit të shokut Prokop, atje.
SHOKU KADRI HAZBIU: Po kur më janë vënë mua në dukje këto? Jo, jo, nuk është ashtu!
SHOKU PALI MISKA: Ja, ta mbaroj diskutimin, pa ta them unë këtë. Pse nxitohesh, ja ta bëj pyetjen unë dhe tani? Kush të shtyn në këtë? Ja, sedra e sëmurë, është karrierizmi, mendjemadhësia, bërja qejfin vetes. Shumë ja bën qejfin vetes, ti Kadri Hazbiu, kur thua se ata qindra e mija punonjës që kishin ardhur për festë në Pezë, syrin dhe mendjen e kishin pasur te ty, meqenëse shoku Prokop, nuk të paraqiti edhe si ministër i Mbrojtjes, sikur nuk të di populli ty, që je edhe drejtues i kësaj ministrie, se thua që pati reagime ndaj kësaj, etj. Unë të siguroj, se populli, as që e vuri re fare, këtë që thua ti, por ty të duket kështu, nga ajo që përpiqet t’ja bësh qejfin shumë vetes, se ke koncepte dhe mendime të gabuara, që i dënon rëndë Partia.
Si konkluzion, dëshiroj të vë në dukje se Kadri Hazbiu, mban një përgjegjësi shumë të madhe përpara Partisë dhe popullit, për mos zbulimin e tërë kësaj veprimtaria armiqësore të gjatë, shumë të egër dhe me pasoja mund të themi katastrofike për Partinë, për popullin, për socializmin në vendin tonë, prandaj për këtë, ai duhet të përgjigjet dhe të ndëshkohet rëndë, me ato masa që propozoi shoku Simon, me të cilat jam dakord dhe unë.
SHOKU ENVER: Dëshiron të flasë shoku Rita.
SHOKU RITA MARKO: Diskutimin, edhe unë e kam përgatitur në parë për Kadri Hazbinë, duke qenë i qartë për mungesën e vigjilencës nga ana e tij si ministër i Punëve të Brendshme, për shkelje të mëdha të sekretit shtetëror në organet e Sigurimit të Shtetit, për dobësi të mëdha në punën e zbulimit të armiqve më të rrezikshëm nga ana e organeve të Punëve të Brendshme dhe për autokritikën e tij që lexuam. Nga tërë analizat që kemi bërë deri tani në Byronë Politike në Komitetin Qendror dhe në Plenumin e fundit, ku shoku Enver na parashtroi “Tabllonë sinoptike mbi veprimtarinë agjenturore të Mehmet Shehut”, del se veprimtaria armiqësore e këtij krye-agjenti, ka qenë shumë e vjetër, e rrezikshme, dhe e gërshetuar me të tëra agjenturat e më të rrezikshme që ekzistojnë në botën kapitalisto revizioniste, ajo ka qenë e vazhdueshmen dhe tepër aktive dhe në krye të çdo veprimtarie armiqësore që është zhvilluar kundër Partisë dhe vendit tonë.
Kjo agjenturë dhe ky krye-agjent në shërbim të shumë patronëve, përveç shumë punëve kriminale që ka bërë, ka vënë në shërbim të armiqve edhe një pjesë të kuadrove kryesorë të Sigurimit të Shtetit. Kështu, me punën e tyre në këto organe, i është sjell një dëm i madh Partisë dhe shtetit, deri në orvajtjen për likuidimin e tërë fitoreve të revolucionit, të udhëhequra nga Partia dhe shoku Enver. Por këtyre qëllimeve, armiqtë s’ja arritën dhe s’do ja arrijnë dot kurrë, të likuidonin udhëheqësin e Partisë dhe të popullit tonë, shokun Enver, të vinin vendin tonë në shërbim të të huajve, edhe ta kthenin atë në një vend kapitalist, në një koloni.
Armiqtë e Partisë, atë që synonin qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe që nuk e bënë dot, që e filluan në Berat dhe nuk ja arritën dot qëllimeve, nuk e realizuan dot as me ardhjen e Hrushovit në fuqi. Ata u orvatën dhe bënë presione të hapura të rehabilitonim grupin armiqësor të Koci Xoxes, veprim ky që udhëheqja sovjetike me Susllovin dhe Jugosllavët, na e kërkuan edhe zyrtarisht, që të na kthenin me një fjalë në Plenumin e Beratit, të pranonim të ashtuquajturat gabime të udhëheqjes sonë, në marrëdhëniet tona me Jugosllavët, ose të bënin atë që realizuan në vendet e tjera të demokracive Popullore, si në Poloni, Hungari, Rumani e gjetkë.
Për këtë çështje, shoku Enver thotë se ardhja në fuqi e Hrushovit dhe Kongresi i XX-të sollën afrimin e revizionistëve sovjetikë me ata titistë, për të ndryshuar gjendjen në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, sidomos në vendet e demokracisë popullore. Këto ishin, si të thuash, në rrugën më të afërt, ndërsa agjentura me Koci Xoxen me shokë dhe me Mehmet Shehun e të tjerë që vepronin brenda vendit tonë me një konspiracion të madh dhe me dorë të lirë nga organet e Sigurimit të Shtetit, domethënë në shpinën e Partisë.
Në atë ashtuquajturën autokritikë të tijë, Kadriu thotë se Sigurimi nuk e ka kryer si duhet detyrën, nga tradhtia në drejtim. Tani, këtë duam ne të na thoni Kadri, si ka vepruar kjo tradhti në drejtim të organeve të Sigurimit të Shtetit, pse, sa lexova në autokritikë, nuk bëhet asnjë analizë në këtë çështje, nuk ka sinqeritet, po veçse ka një dozë të madhe fodullëku nga ana jote.
Ju, mesa di unë, shumë herë jeni kritikuar, si vetë, ashtu dhe vartësit tuaj për familjaritet të sëmurë. Ju është kërkuar vazhdimisht që ta luftoni këtë si një të keqe të madhe. Këtë jua ka kërkuar shoku Enver, shumë herë dhe në çdo rast kur është analizuar veprimtaria e Sigurimit të Shtetit në Byronë Politike. Tani na thuaj këtu, sa e ke pasur parasysh ti këtë kritikë të Partisë dhe si ke punuar dhe si ke luftuar që të vësh në vend porositë që të janë dhënë, duke filluar nga vetja, te kuadrot kryesorë, e deri në bazë. Kjo ka qenë një kërkesë me rëndësi që të është bërë nga Partia, që mendoj se ti nuk e ke pasur parasysh, nuk e ke përfillur, prandaj as tani, nuk je vënë të bësh analizën.
Ti ke qenë shumë i familjarizuar me këta elementë kryesorë armiq që janë implikuar në këtë veprimtari armiqësore, i ke mbajtur pranë, i ke mbrojtur dhe, kur janë kritikuar, pse kanë pas bërë gabime, je përpjekur që t’i mbrosh ata. Me mendimet dhe me propozimet tuaja, ata janë ngritur në përgjithësi të rëndësishme njerëz që s’e meritonin, me gjithë gabimet e rënda dhe dobësitë që kanë patur, por që ty ata të kanë mburrur e të kanë bërë edhe lajka.
Nga analiza e thellë marksiste-leniniste me frymë të lartë partie që i bënë shoku Enver kësaj veprimtarie, ashtu si të gjithë të tjerat grupe armiq më parë, edhe ky grup është zbuluar nga Partia. Tani ne duam të na analizoni e të na jepni shpjegime se çfarë ka bërë Sigurimi i Shtetit dhe ju që keni qenë ministër, mbasi kjo veprimtari armiqësore zhvillohesh edhe nga disa prej kuadrove kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që kanë qenë në vende kyç, zëvendësministra dhe shefa Sigurimi, si Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, më vonë shefi i Zbulimit, si Zoi Themeli, drejtor i Kufirit, Panajot Plaku, Llambi Peçini dhe Gani Kodra në Drejtorinë e Dytë që kanë qenë caktuar për të siguruar udhëheqjen, dhe që tani që po japin llogari para Drejtësisë.
Këta kanë qenë kuadro që ti i ke pasur bashkëpunëtorë. Po të ishte ti kundër dhe të kishte mendime të tjera për këta, do të kishe paraqitur raporte në Komitetin Qendrore dhe projekte. Duam të dimë, kush vendosi dhe mos t’i dhanë me zor ty këta kuadro, në kundërshtim me ato që mendoje? Jo. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë që ti të thoshe se nuk jam dakord me këta. Për këta ka edhe dokumente në Komitetin Qendror, prandaj ti nuk ke asnjë të drejtë në këtë drejtim, e, megjithatë, kërkon të fshehësh përgjegjësinë tënde. Ti, këto i ke pasur pranë, i ke respektuar, ke pasur marrëdhënie të sëmura me Mihallaq Ziçishtin, ke pasur një miqësi të madhe me këtë armik tërë kohën, deri sa ai u shkarkua nga detyra e sekretarit të për të Komitetit të partisë së rrethit të Durrësit.
Të tilla marrëdhënie edhe me Feçor Shehun e Ganiu Kodrën, që e caktoje në çdo detyrë delikate, domethënë e ke pasur njeri të preferuar. Në autokritikë, thua se materialet e dhëna nga Partia, të ndihmuan. Mirëpo, ne duam të dimë dhe të kërkojmë llogari, që ti Kadri, pse nuk ke dhënë asnjë material, pse nuk ke bërë asnjë denoncim dhe asnjë ndihmë nuk i ke dhënë Partisë, si kuadër me përgjegjësinë kryesore për këtë sektor, që të na jepje mundësi akoma më të mëdha, për t’i zbuluar më shpejt këta armiq, siç janë Mehmet Shehu, Fiqret Shehu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Gani Kodra etj. Memorie.al
4 segmente kane dashur te na vrasin mitomanin patologjik Muc Xhepen? Kush mund te na ndihmoje te gjejme segmentin qe na e gjymtoi Mucin? Faleminderit nga komuniteti i qytetit tone
Kot e vrane Kadriun, ai ishte me komunist nga ata.
Simbas gjykimit tim , byroistet , jane pushkatuar kot se koti . Ata ishin besnike te verber te Enverit . Na nxirrni dhe diskutimet e Palve , Riteve dhe te tjere . Enveri ishte paranojak . Edhe keta , qe diskutuan , per Kadriun , po te kishte rrojtur dhe pak vite Enveri , do t'i kishte vrare . Mos e zgjasni shume , beni nje liste te ish KQ dhe te ish Byrose dhe do te shihet qarte se ata kane punuar sic ka thene Enveri , Hysniu dhe Mehmeti , por jane vrare se ashtu i duhej pushtetit diktatorial te Enverit .Me shume jane vrare se mbeten gjalle . Pali Misken e kam njohur nga afer , per dy vjet , qe isha me te ne Ministri . Njeri avdall , pa kulture , por mendjemadh . Punonte kot me kot . Kadriu i jepte uje me bisht te luges Palit , por ky i fundit ishte servil dhe me post te pa merituar . Shikoni shkrimet e tyre , shkrime analfabetesh . Shume mire ben , qe i botoni keto materjale . Zgalem
zgale shiko,lexo,jetën e një diktatori!!kushdo qoftë,në çdo vënd të botës!! do të shohësh se ka disa pika që janë të njëjta për të tërë diktatorët! 1-marrja e pushtetit 2-konsolidimi i tij 3-fundi i pushtetit e para-fillon me një grup njerzish ku shquhet njëri!!normalisht nuk është më i fuqishmi,por është më ekstroversi,ai që flet më bukur,që nuk ka turp,dh eqë nuk ndalet përpara asgjëje!! normalisht ata që janë më të zgjuar ose më të fuqishëm se ai,o janë idealistë,o janë të tërhequr në zgjuarsinë e tyre!!gjithnjë fillimi sjell një ndryshim të mirë për shoqërinë!nuk është e thënë se është i mirë në kuptimin e plotë të fjalës!mund jetë një stabilitet pas një periudhe rebelimi a anarshije!!e kjo nuk është ndonjë e mirë e madhe,nuk është ndonjë ndryshim i madh!!por është një ndryhsim!! e dyta-gjithë pjesa e atyre që e kanë sjellë në pushtet,fillojnë e kuptojnë se "ekstroversi" nuk ishte ai që ata mendonin!nuk ishte i ngjashmi me ta por me ideal të guximshëm,dhe fillojnë kritikat ndaj tij!e këtu fillon spastrimi i "miqve të zotë por të këthyer në "kundërshtarë""!! këtu fillon eleminimi i tyre një nga një,duke i zëvëndësuar me njerëz më pak të aftë,që në kushtet e qënjes së grupit të parë,e atyre që e kanë sjellë në pushtet,nuk kanë shanse të kapin pozitat shtetrore e administrative në shtet!!këtu fillon të krijohet kasta e lakejve!!kjo kastë ngadal, ngadal,ndryshon!kjo kastë bëhet e vetëdijshëme për atë që po ndodh!një pjesë fillojnë kritikat,pjesa tjetër këthehet në oportuniste!fillohet spastrimi,diku i butë dhe diku i egër! e treta-që është dhe faza e fundit;diktatori me maninë e tij të mbajtjes së pushtetit,me llogaritë e tij se "të gjithë janë si unë",pra dhe ata duan pushtet me çdo kusht si e dua unë,dhe ata nuk ndalen përapra asgjëje si nuk ndalem unë;ai fillon e eleminon dhe ata që janë themelet dhe shtyllat që mbajnë pushtetin e tij!!kjo e çon diktatorin në rënim(edhe pas vdekjes së tij në paqe),por që nuk do të thotë se,rënimi i tij shëndrohet në demokraci!! kjo ishte dhe jeta e vekes tonë!! ai shfrytëzoi idealizmin e patriotëve shqipatarë,për qëllimet e veta!këta patriotë,nuk mundën të dalin nga lëkura jonë!ata ishin dhe mbetën shqiptarë në tërë kuptimin e fjalë!!nuk u bënë(me ndonjë përjashtim të vogël)europianë perëndimorë!! ne shikojmë se dhe pas 30 viteve,ku shqipua ka pasur mundësi të shikojë,ka parë dhe ka provuar në kurriz çdo gjë!?prapë ka mbetur po aq primitiv,po aq i largët me demokracinë sikur të rronte akoma në periudhën kur asnjë vënd në botë nuk e dinte nocionin e kësaj fjale!!
Gomarllëqe! Paskësh patur përgjegjësi Kadriu se përse nuk zbuloi " veprimtarinë armiqësore" të Mehmet Shehut ,të cilin Kadriu e kishte epror dhe nuk paskësh patur përgjegjësi Enveri i cili e kishte Mehmetin vartës!???Logjikë idiote! Teza e vrasësve të Birosë, me të cilën fajsonin Kadriun, ishte kjo : " Të gjitha grupet armiqësore të zbuluara deri sot i ka zbuluar Partia , Komiteti Qendror ,jo Sigurimi i Shtetit...." Njerëz si Simon Stefani,e kanë ditur se i quanin Simonë,po nuk kuptonin dot mbiemrin e tyre çdo të thoshte...por A nuk ishin ato " grupe armiqësore" kundër Partisë? Atëhere ,natyrisht që Partia do t'i zbulonte,sepse Sigurimi nuk mund të vihej mbi Partinë! Sipas logjikës të Statutit të PPSH... Po të ishin quajtur grupe " armiqësore" kundër Shtetit,atëhere po. A nuk zbuloi Kadri Hazbiu,dhe jo vetëm ai bandat me diversantë,dhe arriti suksesin më të madh të një Zbulimi të një vendi Komunist ndaj CIA dhe MI6,me Radiolojën ,siç u pohua nga britanikët vitet e fundit??.Pra evitoi rrezikun kundër Shtetit. Ndërkohë që gjirokastriti që në rini jepte mësime morali në Lice,pa patur moral ,në pleqëri mbante një ditar,në të cilin çdo ditë do përgojonte dhe shante,shpifte e fantazonte për njerzit rreth tij. Pas ca kohësh i rikthehej ditarit dhe lexonte ç'kishte shpifur për dikë...pastaj arsyetonte: -"ky çoç do ketë bërë atëhere,ndryshe përse do kisha shënuar unë ashtu në ditar?". Kaq mjaftonte të shpallte armik atë të shkretin... Por ndihmës-elektriçisti Simon , aq dinte,ustai pas tij hidhte gurin e fshihte dorën... Sipas meje Kadriu priste të shpëtonte nga kjo situatë ,i gënjyer nga ai që e ngatërroi në meselenë e vrasjes të Mehmet Shehut,dhe që të cilin Kadriu nuk e shiti deri në fund Fjalët e Enver Hoxhës "- por Kadriu nuk na thotë këtu cilin kishte bashkëpunëtor kryesor Mehmeti, një të butë ,që të hedh dorën në sup,një ashtu...një kështu", ishin provokime të tij ndaj Kadriut për të implikuar Ramiz Alinë ,siç ja pohoi vetë Enveri më pas këtë gjë Sokolit... Sepse nëse Kadriu do kishte qenë i bindur se do hante plumbin , dinte aq shumë sa t'a groposte Ramizin dhe Enverin bashkë. Dhe Kadriu kishte aq burrëri.Por... Vite më vonë një veteran i luftës,në një bisedë familjare shfrente kundër Kadriut," edhe ai muti,Partia ime më arreston! Nuk ja zbrazi të gjitha në fytyrë atij maskarai..". Mehmetin e vrau Nexhmija dhe Ramizi,me dorën e Kadriut,dhe Kadriun e vranë po ata ,me dorën e Enverit. Sa i përket historisë,çudi të bën fakti se gjithë Biroja e asaj kohe diskutonte e akuzonte pa ditur fare Statutin e Partisë ( hierarkinë e përgjegjësive pra), dhe as çfarë detyre kishte secili në Shtet ( Kadri Hazbiu akuzohej edhe për fakte ,që kur ato ndodhnin ai ishte në një detyrë tjetër)! Njësoj si diskutimet e Bylykbashit e Nokës ,që mbronin Salizmin,pa ditur Statusin e PD dhe akuzonin Bashën " deri për nxjerrjen në pritë të Azem Hajdarit"!? Trashëgimia e PPSH rron e gjallë te PD,kuse Rama ngadalë po bëhet si Enveri,por me një dallim thelbësor.. Hoxha ishte i tillë sepse nuk vidhte( asgjë të tillë nuk dimë të jetë zbuluar,sot pas 30 viteve),dhe të vriste...të qinte nënën! Rama është kokrra e hajdutit, dhe sa për të vrarë...të ha munë... Prandaj është versioni karagjoz i Enver Hoxhës!
Sikur I lexoja ndonje here keto materialet gjoja top secret qe gjoja ndonje gazetar investigative I kishte gjetur vetem ai apo ajo dhe na I servirte si xhevaire ... Ta themi troc dhe shkoqur....ne ate regjim si cdo regjim tipik nje partial, diktatorial, kjo lloje corbe protej..pra asgje per tu habitur .kur lexojme psh po ti shoku Kadri pse nuk e dije..po ti shoku Shefki pse e dije e terci e verci. Skenari ishte gatuar me pare nga diktatori dhe kaq. Skishte rruge tjeter nese ai e kishte vendosur se do shkoje per lesh...skishte shpetim. Pra kot lodhen keta gazetaret me pacavure te tilla..kjo eshte sibte shohesh nje film..dhe sa here ta ribshihesh prape..po ai film eshte ..na pelqen apo jo fundi. Pra mjaf se na Cate bythen.