EKSKLUZIVE/ Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

6 Janar 2025, 10:33Dossier TEMA

EKSKLUZIVE/ Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej

NGA EVARIST BEQIRI*

Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare, por të lënë krejtësisht në harresë nga historiografia dhe institucionet shqiptare. Po sjellim sot vetëm dy, nga një sërë artikujsh të shtypit evropian lidhur me ngjarjen që i dha goditjen e parë dhe vendimtare, përpjekjes  së parë për pavarësimin e Shqipërisë. Gazeta e Milanos (Mars, 1829) dhe Gazeta e Firences (nr. 29, 7 mars 1829), në shkrimet e tyre që po i publikojmë për herë të parë, pasqyruan vrasjen e pabesë të Ismail Bej Vlorës, në Janinë, më 5 janar 1829. Po në të njëjtën periudhë, po të njëjtin lajm e pasqyruan edhe disa gazeta të tjera europiane, si Gazeta Piemontese, Gazeta e Provincës Breshiane, Courrier D’Orient etj.

Ali Pasha Tepelena u ekzekutua më 24 janar 1822. Pas rënies së tij, në shumicën e trojeve të Toskërisë, pushteti i vërtetë mbeti në duar të asaj që William Meyer, konsulli britanik në Prevezë, e quajti "Liga e Toskërisë", një oligarki ushtarake e përbërë nga udhëheqës të pakënaqur, që dikur kishin qenë pjesë e oborrit të Ali Pashës. Siç ishin mbajtësi i shpatës së Ali Pashës, Zylyftar Iljaz Poda, mbajtësi i vulës, Muhurdar Ago Vasjari, thesarmbajtësi Omer Vrioni, kreu i rojeve, Tahir Abazi, komandanti i rendit publik, Elmaz Meçe, si dhe disa krerë ushtarakë si Dervish Hasani dhe Sulço Gorça. Duke qenë fqinjët më të afërt të grekëve të rebeluar, si edhe duke mbajtur ende shumicën e forcave ushtarake operacionale në rajon pas shpërbërjes së qeverisë së Ali Pashës, qëndrimi i tyre kundër Revolucionit Grek ishte i një rëndësie kyçe.

Ismail Bej Vlora (1778-1829), shfaqet në këtë periudhë si udhëheqësi kryesor shqiptarë në Toskëri. Nga ana tjetër, osmanët forcuan aleancën me Omer Pasha Vrionin, si kundërpeshë. Ismail Bej Vlora ishte ngarkuar nga qeveria osmane për të luftuar Revolucionin Grek (1821–1829). Ai nuk pranoi që t’i kundërvihej kryengritjes greke dhe të vendoste në luftë shqiptarët kundër shqiptarëve. Ai u largua nga fronti osmano-grek, bashkë me afro 4 mijë trupat e tij. Për shkak të rebelimit të tij, që në vitin 1822, Sulltani firmosi dy fermanë të ndryshme që duhet të zbatoheshin sipas situatës, njëri parashikonte internimin, ndërsa tjetri vrasjen e Ismail Bej Vlorës dhe të vëllait Beqir Bej Vlorës.

Udhëheqësit shqiptarë pasi u tërhoqën nga fronti i luftës greko-osmane, ishin të interesuar për faktin se deri ku do të shtrihej revolucioni grek dhe deri sa mund ti kërcënonte tokat shqiptare. Nga burime greke mësojmë se në vitin 1827, vëllai i kryetarit të parë të shtetit grek, Kapodistrias, kishte hyrë në bisedime me Ismail bej Vlorën, për të negociuar qëndrimin e shqiptarëve ndaj kryengritjes greke. Po këto burime bëjnë me dije se në bisedimet e zhvilluara ishte arritur marrëveshje mes palëve për paprekshmërinë territoriale të njëri-tjetrit.

Në vjeshtën e vitit 1828, kur u bë e qartë se çështja greke po shkonte drejt zgjidhjes përfundimtare, udhëheqësit shqiptarë të Toskërisë, nën kryesimin e Ismail Bej Vlorës, Zylyftar (Iljaz) Podës dhe Shahin Bej Delvinës, mblodhën një kuvend në Berat. Ata diskutuan për kthimin e të drejtave që paria shqiptare kishte gëzuar tradicionalisht nën sundimin osman. Ismail Bej Vlora ishte kryetar i Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit (6–8 nëntor 1828). Ky kuvend krijoi organizatën politike me emrin “Lidhja Shqiptare”, e kryesuar po nga Ismail Bej Vlora. Ajo kundërshtonte pushtetin e centralizuar të sulltanit, si edhe punoi për shtrirjen e rrënjëve të saj në krahinat e tjera të Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo ngjarje vendimtare, për fatet e kombit tonë është anashkaluar gjithmonë. Ajo mbetet edhe sot e gjithë ditën e pavlerësuar nga historiografia dhe autoritetet zyrtare...

Në nëntor 1828, 84 vite para Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nga qyteti i Beratit, shqiptarët kërkuan pavarësinë nga Perandoria Osmane. Ata kërkuan krijimin e një shteti shqiptar, që si bërthamë territoriale do të kishte territoret shqiptare ku kishte sunduar Ali Pasha Tepelena. Në një letër të vitit 1828, Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemal Bej Vlorës) i ftoi krerët shqiptarë të mos silleshin si nëpunës të shtetit osman, por si pjesë e udhëheqësisë së Shqipërisë, e cila kishte fuqinë dhe detyrimin të merrte vendime për të ardhmen e saj: “Mos u nxitoni për t’i shkatërruar dhe asgjësuar komitët [grekë], pasi sikurse e dimë të gjithë, ajo që po ndodh me punët e grekëve do të na ndodhë edhe neve. Që punët e popullit shqiptar të rregullohen ashtu siç duhet dhe të merren nën kontroll të plotë, jam marrë vesh me [Iljaz] Podën,… Ngaqë edhe ju jeni pjesë e parisë së Shqipërisë, hapini mirë sytë për të mbrojtur atdheun tonë.”

Ismail Bej Vlora filloi projektin për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Prandaj, Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht në “Masakrën e Janinës” (5 janar 1829), së bashku me 18 njerëz të shpurës, në kështjellën e Janinës nga Reshit Mehmet Pasha (1780–1839). Menjëherë pas këtij akti, Reshit Mehmet Pasha (Kütahi), u emërua në postin e Vezirit të Madh nga Sulltani.

Vrasja pabesisht e Ismail Bej Vlorës, u konsiderua si një fyerje kombëtare për shqiptarët. Ajo ngjalli zemërim të thellë në Jugun e Shqipërisë. Megjithatë, krahina e Vlorës do të mbetej një kala e pamposhtur për turqit edhe pas vrasjes së Ismail Bej Vlorës. Vëllai i tij, Beqir Bej Vlora e çliroi  krahinën e Labërisë nga turqit. Gjatë kësaj periudhe osmanët u shfaqën të pafuqishëm për ta nënshtruar Vlorën. Në një raport që veziri i madh i drejton Stambollit më 12 shtator 1830, dëshmohet se: “Beqir Vlora (vëllai i të vrarit Ismail Vlora)… nuk do të lëshojë nga dora anët e Vlorës, që i ka në pushtetin e tij…”

Vrasja e Ismail Bej Vlorës (1829), “Masakra e Manastirit” (gusht 1830), ku u masakruan pabesisht mijëra krerë shqiptarë, dhe rënia e Pashallëkut të Shkodrës (1831), treguan qartazi se osmanët do ta shtypnin dhunshëm çdo tentativë për shkëputje të trojeve shqiptare nga perandoria. Gjithsesi, Ismail Bej Vlora ka meritën e madhe që i dha për herë të parë çështjes shqiptare ngjyresën kombëtariste.

Kuvendi i Mesaplikut (1847), i cili krijoi “Lidhjen Kombëtare Shqiptare”, shënon një tjetër ngjarje politike ku manifestohet publikisht nevoja e bashkimit politik të të gjithë shqiptarëve për të realizuar shkëputjen nga shteti osman. Në programin kombëtar u shpreh qartë domosdoshmëria e bashkimit të shqiptarëve të të gjitha besimeve. Në këtë kryengritje, për herë të parë u shfaq kërkesa për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Mahmud Bej Vlora, i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, ishte një nga krerët kryesor të kësaj lëvizje, prandaj, si pasojë e qëndresës së familjes Vlora ndaj reformave të Tanzimatit, Mahmud Bej Vlora, Muhamet (Mehmet) beu dhe kushërinjtë, Selim Pasha Vlora dhe Mustafa Pasha Vlora, u internuan në Konia.

Kryengritja e vitit 1847, me qendër në Labëri, kundër masave që parashikonte Tanzimati dhe për vetëqeverisjen e Shqipërisë, është nga përpjekjet e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Më pas, duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët, u frenuan përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Prandaj, Mahmud Bej Vlora, i biri i Ismail Bej Vlorës dhe i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga organizatorët e kësaj kryengritjeje, në vitin 1853-1854, u rreshtua krah trupave osmane në Thesali, për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila kërkoi të përfitonte nga angazhimi i ushtrisë osmane në Luftën e Krimesë.

Ndjenja e mirëfilltë e përkatësisë kombëtare nis të zhvillohet te shqiptarët përgjatë shekullit të XIX-të, ku ka fillesat edhe Rilindja Kombëtare. Shqiptarët zhvilluan luftëra të pandërprera lokale kundër autoriteteve turke, sidomos gjatë kohës së zbatimit të reformave të Tanzimatit. Karakteristikë për këtë armiqësim është një dokument, i cili gjendet në bibliotekën e parlamentit grek në Athinë. Ai është një vendim i Kuvendit të Labërisë (1847), nën kryesinë e Mahmud Bej Vlorës (i ati i Ismail Qemalit), të Abdyl Bej Delvinës dhe të Myslym Gjonlekës (i biri i Zejnel Gjonlekës), ku i bëhet thirrje mbretit grek të mbështesë kryengritjen shqiptare kundër Turqisë, në këmbim të krijimit të “Mbretërisë greko-shqiptare”, brenda së cilës secili komb do të qeverisej në mënyrë të pavarur dhe vetëm personi i sundimtarit, si edhe ushtria e marina do të ishin të përbashkëta. Kërkesën e kanë nënshkruar 44 figura të shquara shqiptare (ndër ta edhe pesë ortodoksë). Kryeministri i atëhershëm grek, gjenerali Koletis, e përkrahu këtë kërkesë. Por, kolegët e tij dhe parlamenti grek nuk e pranuan statusin e veçantë që kërkonin shqiptarët brenda kësaj mbretërie.

Vizioni është një element thelbësor i lidershipit. Shpesh, idetë që përbëjnë vizionin janë aq të fuqishme sa kapërcejnë shekujt dhe bashkojnë breza të tërë njerëzish drejt realizimit të tyre. Vizioni i lirisë kishte hedhur rrënjë të thella në familjen Vlora, duke përfshirë të paktën tre breza në këtë kauzë madhore. Ismail Bej Vlora u vra, por nuk u mposht. Ideali i tij për një Shqipëri të pavarur u bë realitet 84 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, nga nipi i tij, Ismail Qemal Vlora.

Periudha para Pavarësisë së Shqipërisë është një kapitull kyç në historinë tonë, e mbushur me ngjarje të rëndësishme që kanë formësuar identitetin tonë kombëtar. Duhet siguruar që të gjithë kontribuuesit në çështjen tonë kombëtare të marrin vlerësimin e merituar. Njohja e thellë e së shkuarës është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të begatë. Një vend që nuk ka memorie, është një vend që nuk ka të ardhme.

Në një kohë kur kujtesa kolektive është më e rëndësishme se kurrë, ne shqiptarët kemi nevojë për një histori kombëtare më të plotë dhe më të drejtë. Periudha para Pavarësisë është një pasqyrë e aspiratave, sakrificave dhe dëshirës për liri të të parëve tanë. Me shpresën se viti 2025, do të shënojë një kthesë në këtë drejtim, duke përdorur tashmë si duhet edhe teknologjinë e avancuar, si Inteligjencën Artificiale, ne duhet që t'ju bëjmë drejtësi të gjithë atyre që kanë kontribuuar në formimin e kombit tonë.

Kjo është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ne, si individë dhe si shoqëri. Njohja e historisë është vendimtare në forcimin  identitetit tonë kombëtar. E vërteta historike dhe drejtësia historike janë të domosdoshme për të pasur një shoqëri të plotë dhe të drejtë...

EKSKLUZIVE/ Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej

*Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).

 

34 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Storia per te pabeset e te pacipet tourkalvanoi..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Qarte qe i ishte ne sherbim te Perandorise per interes te Sulltanit derisa e kuptoi se do kishte edhe ai koken ne tepsi nje dite. Ishte Ismael Bey nje oportunist apo nje turk shqipfoles!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Ne ate kohe Perandoria Osmane ishte si aleanca Euro-Atlantike sot. Si Makroni apo Sholzi sot qe i sherbejn Amerikes ashtu edhe Ismail Qemali e shume pashallare te tjere Ballkanik ishin ne sherbim te Perandoris.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant

        Palikari ishin Greket te pabese. Duhet ti faleni 24 ore ne dite Rusise qe krijoji shtetin Grek ne trojet Shqiptare. Pastaj Anglia e Franca qe ju sollen nga Azia e Vogel per te rrezuar demografin Arvanitase .

        Përgjigjjuni
        1. K
          K O R C A

          Ike ore rrace muti , felliqesire qe futesh mes nesh e na ndot edhe gjuhen tone ! Ike pirdhu ne Anadoll apo arabistan me gjith allahun tend , qe nuk na ka lidhur e nuk na lidh asgje , pervecse ju kernave qe kini mbijetuar dhe nxoret koken tani , ne kete periudhe qe quhet demokraci !

          Përgjigjjuni
        2. D
          Detari

          "Vrasja e Ismail Bej Vlorës (1829)" e keni seriozisht apo? ismael qemol lindi ne 1844...po na e beni dhe patriot kete deputetin turk tani? vk...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na myten

            "Detar" te qafte jotom! Eshte Ismail tjeter dhe histori tjeter kjo qe tregohet dhe jo ajo qe ke ti ne mendje.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorgo

              po flet per te gjyshin a pal(l/i)kar

              Përgjigjjuni
            2. A
              AC/DC

              Ismail,beqir,Ali, zylyftar,elmaz,muhardar... v.l. cfare shqiperie, albanistan thuaj. Rrace muti!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                O koqe perandoria Osmane vetem 10% ishin Turq te tjeret ishin Shqiptar e Sllav.

                Përgjigjjuni
              2. K
                KCK Live ne Surrel

                Mos me keto histori vrasjesh per Ismailin se do te ligeshtohet fort ai qe ka marre persiper ti ngjaje nga pamja ne Surrel.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sazan guri prej letre

                  Ore,ky shkrim ka te beje me Ismail Qemalin,apo eshte Ismail tjater,sepse,ne nje gazete tjater ishte shoqeruar me nje pikture te Ismail bej Vlores(I.Qemalit),bashke me ballkonin ku u ngrit Flamuri(jo Ndoka)dhe,jane ne periudha te ndryshme.Jo per gjekafshe,por na bete lemsh.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Gjyshi i Ismail Qemalit. Benin ligjin ne gjithe Perandorin.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo

                      eshte i gjyshi o hajvon

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ardit

                        Idiota analfabete qe as nuk lexoni po direkt ne komente. Na cate karin.

                        Përgjigjjuni
                      2. j
                        jo plehrave qe vijne ere...

                        O AC/DC,ta vëntë isoja labçe,o palaço qe flet shqip!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dibrani nga lagja Troja, Sinje, vendlindja e Gjerg

                          Nje shkrim i denje kunder pseudo historians, qe pushtimin Turk nuk e quajne pushtim, por baskeqeverisje. Me thoni ne se ka dicka islame ne kete akt makaber, te pabese dhe prej qafiri. Qafir mund te jesh edhe duke qene musliman i devotshem. Te tille, anti-Muhamet, kane qene te gjithe Sulltane, nga i pari deri tek i fundit, ato qe sollen Fene Islame ne territoret tons ne menyren me antiislame. Le te dale ndonje imam, hoxhe apo teolog, te argumentoje se sulltanet nuk ishim te kundert me moral in, sjelljejen dhe qendrimet fetare me Muhametin a.s., Paqja e Zotit Qofte Mbi Te. Ne sjelljet e tyre sulltanet ishin imorale ne formen e kurvarit, pasi mbanin hareme me kurva ne oboret e tyre, ishin pederaste, pasi mbanin dylbere ne pasdhomat e tyre, ishin gjakpires e vrases brutal e te eger. Natyrisht, qe vendi i tyre ne boten e pertejme eshte ferri i ferrit. Thoni nese keto qe shkrova nuk Jane te verteta

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Ulkonja

                            Ishin vella-vrases, baba-vrases, femi-vrases.

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nga brenda

                            Kam informacione nga SPAK se kish dore Saliu ne vrasjen e Ismael Bej I Vlores

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tomorri

                              Të mbani dhe të mos harroni dashurinë për Turqinë se na kanë patur xhane shumë... Nuk harrohen masakrat e tyre

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dielli

                                Agjenturat e huaja kanë udhëheq në Shqipëri mbi 150 vite,kryesisht ato serbe e greke.Babën e Pavarsisë e përzun nga vendi po shqiptaret,pastaj edhe e vran.Princ Vidin nuk e deshten se ishte i pa bërë synet!Zogun e urrenin se ishte malok e pas ardhjes së partizantve në pushtet e shpallën tradhtar.Enveri që bëri shtet të vertet me shumë elemente,shkollim,industri,bujqësi elektrik etj.pad demokracisë që na dhuron serbët dhe greket u shpall tradhtar,iu demolua edhe varri traditë veq e fiseve kanibale.Me demokracinë me vota të lira zgjidhet Salihun,e Ramën.Salihu që humbi zgjedhjet u shpall tradhtar.Mjerë Rama çka e pret.Këshu do shkon puna gjersa të dalin nga niveli i egërsisë dhe gjersa manipulohëmi nga serbët e grekët.Kam përshtypje se serbët e kanë primatin,janë fut jo veq në institucione por në shumicën e familjeve shqiptare.Për armikun dy shekullor flitet me pietet,lavdëron,shahen kosovaret dhe Kosova.Besoni që këtë verë dy shqiptar në Elbasan ,intelektual më than po ç'deshet që luftuat kundra Serbisë ,Millosheviç u bleu çdo familje makin u sillte ushqime nder të mirat.Merrne me mend njerzë deri ku ka rënë niveli i miletit në Shqipëri,kjo është fatkeqësi kombtare.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ...he zot c'na gjeti me debilet...

                                  Agjenturat e pidhit të sat'ëme o koqevar turk , shiko atë pragun tat atje ku je e leri 'serbo/greket' e Shqipërinë se ke shkuar prapë tek bolet e sulltanit në Kosovistan

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dielli

                                    Koqet e mia varja nënës tende në qafë të shtohet bereqeti.Mu ti je një nga ata agjentet serbo o i biri kurvës.Del me fakte dhe trego kush e solli Bregoviqin kush ia dha çelësi e Tiranës,kush e nënshkroi Open Ballkan për tu futur nën Serbi?Rri o lahper se je i paguar nga Serbia por po iu vie fjndi.Shqipëria do bëhët.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. .
                                    ...he zot c'na gjeti me debilet...

                                    Agjenturat e pidhit të sat'ëme o koqevar turk , shiko atë pragun tat atje ku je e leri 'serbo/greket' e Shqipërinë se ke shkuar prapë tek bolet e sulltanit në Kosovistan

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      ...he zot c'na gjeti me debilet...

                                      Agjenturat e pidhit të sat'ëme o koqevar turk , shiko atë pragun tat atje ku je e leri 'serbo/greket' e Shqipërinë se ke shkuar prapë tek bolet e sulltanit në Kosovistan

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...he zot c'na gjeti me debilet...

                                        Agjenturat e pidhit të sat'ëme o koqevar turk , shiko atë pragun tat atje ku je e leri 'serbo/greket' e Shqipërinë se ke shkuar prapë tek bolet e sulltanit në Kosovistan

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dielli

                                          Demaskon ndonjë fakt o rracë Serbi, o i biri kurvës.Të ka ngjiz nëna jote me ndonjë rus kur shkerdheheshi me ta e më von me kinez.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Dielli

                                        Agjenturat e huaja kanë udhëheq në Shqipëri mbi 150 vite,kryesisht ato serbe e greke.Babën e Pavarsisë e përzun nga vendi po shqiptaret,pastaj edhe e vran.Princ Vidin nuk e deshten se ishte i pa bërë synet!Zogun e urrenin se ishte malok e pas ardhjes së partizantve në pushtet e shpallën tradhtar.Enveri që bëri shtet të vertet me shumë elemente,shkollim,industri,bujqësi elektrik etj.pad demokracisë që na dhuron serbët dhe greket u shpall tradhtar,iu demolua edhe varri traditë veq e fiseve kanibale.Me demokracinë me vota të lira zgjidhet Salihun,e Ramën.Salihu që humbi zgjedhjet u shpall tradhtar.Mjerë Rama çka e pret.Këshu do shkon puna gjersa të dalin nga niveli i egërsisë dhe gjersa manipulohëmi nga serbët e grekët.Kam përshtypje se serbët e kanë primatin,janë fut jo veq në institucione por në shumicën e familjeve shqiptare.Për armikun dy shekullor flitet me pietet,lavdëron,shahen kosovaret dhe Kosova.Besoni që këtë verë dy shqiptar në Elbasan ,intelektual më than po ç'deshet që luftuat kundra Serbisë ,Millosheviç u bleu çdo familje makin u sillte ushqime nder të mirat.Merrne me mend njerzë deri ku ka rënë niveli i miletit në Shqipëri,kjo është fatkeqësi kombtare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sazan guri prej letre

                                          Jorgo loqetymi,shiko "Pamflet"-in bashke me foto shoqeruese.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. v
                                            vari l***t

                                            Ngjarjet jane peshkruar sakte por perpjekja per ti paraqitur si veprimtari shume patriotike nuk me duket me vend. Natyrisht kryengritjet e asaj epoke ndikuan jo pak per ndergjegjesim te nje pjese te vogel te shqiptareve. Nuk ka asnje argument se Ismail bej Vlora(gjyshi) u vra prej osmaneve per ceshtje kombetare.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pavlin

                                              ka pasktesi te medha ne kete shkrim e kryesisht te datave historike

                                              Përgjigjjuni
                                              1. b
                                                bytha ne vend te kokes.

                                                Be_qiri, dhe hashash turku te kishje pire, kaq percart nuk duhej te kish folut, duke i bere turcelinjte bastarde, qe lane fe dhe atdhe, patriote te medhenj, kurse patriotet shqiptare turcelinj.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kauri

                                                  PA KUPTIM ,FUTJA KOT ,,,PATRIOTIZEM I MADH ,HAHA,,,,,PO DERI NE VITIN 1920 KETA MYSLYMAN SHQIPFOLES QE BEJNE PATRIOTIN ,,QUHESHIN TURQ ,,,,,DHE KUR THON LUFTUAM TURQIT ,,,LUFTUAM TURKOSHQIPFOLSIT ,,,,

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Do ishte mire

                                                    Eshte histori, qe duhet njohur, jane perpjekje te medha te patrioteve, qe cuan ne themelimin e shtetit Shqipetar. Do ishte mire nga ana e gazetes, qe te botonte sa me shume nga e shkuara jone hostorike, por do kisha mendimin , qe te jepeshin pa te drejte komenti, sepse shof shume idjotesira ne keto komente.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje