Alabbar: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë

29 Dhjetor 2023, 21:30Ekonomia TEMA
Alabbar: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk

Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në intervistën dhënë emisionit ‘Insider’ në SCAN.

Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë.

Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Angelo Haruni, Alabbar konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit,sëbashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.

Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.

Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë…

11 Komente

  1. V
    Vl

    Publicitet Leshohuni shqipe tani kush e kush te blej pa u hapur themelet Hahaha Hahaha

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bimi

      NUK E DUAM DURRËSIN SI DUBAI! Nuk është qytet 20 apo 50 vjeçar por 3600 vite histori! Rilindja...boll krime e turpe keni bërë në DR kurse tani doni ta varrosni?!?!?! Turp i përjetshëm mbi këdo që firmos këto kafshërira të padëgjuara mbi tokë!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arbër

      ...edhe arabët nga Azia e Vogël kishim mangut në Durrës... Sikur nuk mjaftonin tanët...

      Përgjigjjuni
      1. Q
        QYTETAR OPTIMIST .

        SHQIPERIA QË DUAM.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Daullxhiu

          Ik ore rracmut, do besh ti qe je mashtrim fund e krye.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            ahahahhahahahhahahhahahahhahaha, Durresistan, lol po ta kishte thene Edrama do ta besoja....lol

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptaret vec humbin per kte rast

              Pas thashethemeve se firmat of shore kane marre parate e klienteve qe kane ngelur ne grope tema e ka mbusgur me propagande per alabarin qe me shume i perdorin emrin. Alabari ka biznes dhe po si pelqeu po sfitoi iken por Shqiptaret dhe Durrsaket humben portin humben plazhin humben identitetin e Durresit mijera vjecar. Nderkohe me 2 miliarde euro min qe do kushtoje porti ri cdo shqiptari i bie te paguaj 1000 euro gjobat e arvitrazhit nga proshjet e kontratave. Shqiptaret pasi i sherbyen botes me punet e rendomta dhe te keqpaguara tashme po kthehen ne sherbetore ne vend te tyre.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Grabitja

                Durresi do jete varianti me i shemtuar i korrupsionit dhe grabitjes se pasurise kombetare te Shqiperise duke u trajtuar si prone private! Kjo ndodh vetem ne nje shtet qe eshte NEN PUSHTIMIN E HUAJ!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Ton

                  Deshtim total.....e thone nga brenda...si tha drejtori I portit me leket qe do fitojme do bejme Porto romanon...e cfare fituam ne fund...mbajeni larg kete o Shqiptare.....

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AI

                    Besoj vajzat e mia kane apartamente ketu....nuk e dika...nga porti thone qe as behet fjale per disa vite te filloje...vetem ke minerals mund te ndertoje dicka...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ali Polo

                      Zhvillimin dhe teknologjinë e avancuar i duam të gjithë , por pa varrosur , historinë mijëravjeçare të Durrësit dhe kombit tonë ! Çdo investitor ka për qëllim fitimet e veta , por asnjëherë të mos falim pasuritë kombtare në emër të zhvillimit dhe teknologjisë ! Ashtu si investitori bënë llogaritë e fitimit , akoma më mirë duhet të bëjmë edhe ne si komb dhe si shtet fitimet tona ! Prandaj për mendimin tim , në radhë të parë duhen pyetur profesorët që njohin mirë shkencat , të gjitha shkencat ekonomike , financiare , teknologjinë e avancuar të projektimit, inxhinierët dhe arkitektët , pa harruar shkenctarët që merren me studimet albanologjike , arkeologjinë etj etj . Sot më shumë vendos njëshi i politikës , se sa profesorët e degëve të ndryshme të shkencave të natyrës , dhe lëndëve shoqërore! Unë e dua zhvillimin , por pa harruar edhe të kaluarën mijëravjeçare të kombit shqiptar???????? ! Unë r dua zhvillimin dhe do të ishte mirë që një qytet moderrne të ndërtohej në një bregdet ku çdo gjë të fillonte nga e para si Dubai , pasi qytetrimi i vjetër i Durrësit vlen më shumë se qyteti moderrne i Dubait dhe dhe i qyteteve të tjera nëpër botë ! Respekte ndaj dijes dhe shkenctarëve !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje