Artan Lame: Po fituam mbi zgjedhjen e nëpunesit, "dua ta jap, s'dua s'ta jap", e kemi fituar luftën me korrupsionin

14 Qershor 2022, 12:35Ekonomia TEMA

Artan Lame: Po fituam mbi zgjedhjen e nëpunesit, "dua ta jap,

Artan Lame në konferencën e antikorrupsionit tha se duhet ti lëmë sa më pak në dorë punonjësit, që të mos i mbajnë varur qytetarët.

“Ka shumë problematike, në fund të fundit zyrat tona janë fundi i një procesi, është një hinkë e madhe me shumë procese, në fund vijmë ne që përballemi me publikun dhe ai nuk do tja dijë se pse ti nuk e ke kryer këtë process, sepse nuk ke këtë material, apo sepse nuk ka funksionuar një institucion tjetër. 

Për tu fokusuar edhe një herë te ajo që kemi folur dhe jemi mbledhur që është lidhja mes sistemeve dhe korrupsionit dhe duke i dhënë përparësi gjithmonë sistemeve që ulin korrupsionin edhe te njësitë vendore që nuk kanë hyrë ende sistemet. 

Në 2006 Saliu do të bënte ligjin e legalizimeve dhe solli Desoton ekspertin e madh që është vërtet i madh nga Amerika Latine. Një nga gjërat që i tha ai në këtë fushë, që si duket i hyri nga njëra anë e i doli nga ana tjetër ishte që korrupsioni zhvillohet kur gjërat lihen në duar të nëpunësve: dua ta jap, sdua s’ta jap”. Atëherë sa më pak gjëra të jenë në dorë të nëpunësit, hyjnë sistemet, dixhitalizimi, përmirësimi i dosjeve, etj, aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë punonjësi të ketë në dorë, dua ta jap, s’dua s’ta jap për gjëra që ka nevojë qytetari, aq më shumë qytetari do ti dorëzohwt atij.

Nisma e vjetshme e qeverisë për digjitalizimin e arkivave të Kadastrës i shërben pikërisht kësaj gjëje: sa më pak punonjësi të ketë në dorë : dua ta jap, s’dua s’ta jap", u shpreh kreu i Kadastres Artan Lame.

4 Komente

  1. S
    SBS

    Artan Lame edhe ti je shndërruar në një nënpunës ,dhe jo vetëm kaq por edhe moralist për të tjerët që me dhjetra vite pë nëpërkëmben nga ju dhe gjykatat duke i shtyrë në labirinthet arkaikë në fillim dhe sot në labirinthet e sofistikuara Thirri kujtesës sa gjynahe ke shkaktuar ti dhe vartësit e tu para dhe pas ardhjes tënde në AKSH ,për te cilat ke detyrim ligjor dhe moral t'i rregullosh ,ndryshe flet e ndryshe bën ,të gjithë keni marrë ngjyrë shije dhe veprime e zakone nga Saliu Ulu në tokë ,ka plot njerëz me bagazh dhe guxim e formim profesional që mund të japin shumë më tepër për zgjidhjen e drejtë për çështjen e pronave ,në esencë kushdo kush legalizon në një pronë që nuk i përket atij që ja dhuroni ju nënpunësat e shtetit eshtë më tepër se një zaptues i jashtligjshëm apo i dhunshëm sepse juve veç tç tjerash ju mungon morali dhe kurajua për të bërë drejtësi Ju sot fshiheni pas labirintheve dhe dixhitalizimit dhe ligjit të cilin edhe vetë e quani (jo publikisht sepse nuk keni këllqe të përballeni) të padrejtë .

      1. B
        Bujar Kanapari

        z. Lame; Keni informacion ju se harta e tokes bujqesore eshte nul, se duhet te jeni i pari qe duhet ta dini. 50% e certifikatave te tokes bujqesore ndare me ligjin 7501, nuk perputhet me ndarjen e komisionit. Devijimet jane aq te medha, sa qe token me harte, mund ta keshe edhe 3 km larg nga c'eshte dhene me komision. E pamundur te zgjidhet me rruge gjyqsore, aq me teper ku fermeret nuk kane konflikt. E vetmja zgjidhje eshte harta faktike. Jane bere investime, jane mbjelle ullinj, vreshta, sipas komisionit, por qe nuk perputhet me harten. Per harten faktike duhet nje vendim qeverie, pasi inxhinieret e tokave nuk kane kompetence.

        1. I
          Ilirjanët

          Ne edim që je iditur dhe ti mendon që këtë që pothua sot duhet takishe thenë para 6-7 vjetësh Aq korrupsjon që ështëbër në Aluizëm dhe Hipoteka doishte ndërtuar Gjith Infrastruktura moderne e atyre zonave dhe do tepronte për në Buxhet.

          Lini një Përgjigje