“Në rënie edhe numri i lejeve të ndërtimit”
Shqiptarëve u ka kushtuar më pak blerja e një banese gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022 sesa në gjashtëmujorin e parë.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6 muajt e fundit të vitit është ulur me 9%. Për pasojë shitjet kanë qenë më të larta.
“Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.”
Në Tiranë indeksi i çmimeve për shitjet regjistroi një ulje prej 11%.
Megjithatë në krahasim me vitin 2021, çmimi mesatar i banesave të shitura në gjithë vendin mbetet rreth 17% më i lartë.
Sipas Bankës së Shqipërisë sinjalizimet treguan po ashtu se ka pasur një ngadalësim të fluksit të ndërtimeve të reja si edhe rritje të konsiderueshme të kostove të ndërtimit.
“Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2022 ishte rreth 14% më i ulët ndaj së njëjtës periudhë një vit më parë, ndërsa sipërfaqja përkatëse ishte 17% më e ulët.”
Analizat tregojnë se rritja e çmimeve tashmë mund të ketë hyrë në një fazë normalizimi, pas një rritjeje prej 28 % në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.
A ka mundesi qe ndonjeri atje tek redaksia e TEMAs ti thote ketij gazetarit qe ka shkruar kete artikull se viti 2022 na ka lene shendene 4 muaj me pare dhe se sot jemi ne diten e fundot te prillit 2023? Duket qarte se ky gazetar ka nje 4 muaj qe po flen dhe nuk e di se vitet jane nderruar.