Raporti i BSH, gjysma e familjeve me kredi në vështirësi për t’i paguar

29 Prill 2023, 22:10Ekonomia TEMA

Raporti i BSH, gjysma e familjeve me kredi në vështirësi për

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare me kredi nëpër banka raportuan vështirësi në shlyerjen e tyre në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar të gjysmës së dytë të 2022-shit, 53 për qind e familjeve me një hua në banka, qoftë konsumatore, qoftë hipotekore raportuan rënie të aftësisë së tyre paguese.

Raporti i Bankës bie në kundërshti me të dhënat e vetë këtij institucioni, sipas të cilave deri në fund të vitit të kaluar kreditë e këqija vijuan të ulen, ndonëse me ritme më të ngadalta se pjesa tjetër e vitit.

Megjithatë, Banka nënkupton me gjuhë të kujdesshme financiare se në gjysmën e parë të këtij viti mund të ketë përmbysje të situatës. Sipas Bankës, kriza e çmimeve ka goditur aftësinë paguese të familjeve.

Gjysmën e dytë të vitit të kaluar rritja e çmimeve kulmoi me nivelin zyrtar të inflacionit që arriti në 8 për qind. Aktualisht, sipas INSTAT inflacioni ka rënë në 5 për qind, ndërsa ndërhyrja e bankës përmes rritjes së normave të interesit nga 0.5 në 3 për qind brenda një viti kanë shtrenjtuar si kredinë e re, ashtu edhe kredinë ekzistuese për familjarët e bizneset.

Aktualisht, inflacioni sipas të dhënave zyrtare është pak më shumë se 5 për qind, megjithatë ai është mbi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, prej 3 për qind. Banka dhe institucionet ndërkombëtare parashikojnë që inflacioni të kthehet në këtë kufi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm./VoxNews

3 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Fali kredite qe njereizt nuk i paguajne dot, . Te falen kredite , se jeni qeveri Socialiste qe ka prioritet mireqenien e njerezve te thjeshte, APo ju jeni Socialistet e Rilindjes hajdute jeni socialsite ne leter ndersa ne realitet jeni Socialsite vetem per Milioneret , duke ju dhene aty miliona dollare per pune qe ata nuk i bejne si psh Incenratoret , dhe oligarket e tjere qe marrin para qyl nga tenderat e fryre te hajdutit Rama

    1. K
      Kritiku

      Shko e puno, ore idiot sepse nuk jane per ty keto gjera. Nuk arrin qe ti kuptosh termat e ekonomise. Nga menyra e te shkruajtur dukesh qe qenke analfabet funksional. Do te ishte mire qe te bej edhe nj shkolle te duhur. Mos u merr me te dhenurit mendoim sepse ato te tuat as qenit nuk i hyjne ne pune. Nuk ngeli shpellar, katundar analfabet funskional pa dhene mendim. U ka rene nje kompjuter ne dore dhe fale lirise se komunikimit duhet te lexojne edhe te tilla idiotesira. Ishte me mire perpara qe kjo mundesi per t'iu dhene hapesire idioteve nuk ishte.

    2. k
      k

      Sikur ishte forcuar shume ekonomia aq sa ka shverësuar rëndë edhe valutat e huaja.

      Lini një Përgjigje