Euro në rekordin më negativ, Civici: Ka sasi të madhe në qarkullim

28 Prill 2023, 17:03Ekonomia TEMA

Euro në rekordin më negativ, Civici: Ka sasi të madhe

Për ekspertët e ekonomisë, rënia e lirë e euros në kursin e këmbimit valutor lidhet me sasinë e madhe të valutës që ka hyrë në tregun shqiptar. Ky fluks parash, duket se nuk po vjen më vetëm në sezon turistik, por edhe në muajt e tjerë të vitit.

Sipas ekspertit Ardian Civici, ky është një fenomen jo i huaj për tregun shqiptar duke parashikuar që edhe me çeljen e sezonit turistik në muajt në vijim, ky trend do të vazhdoj të qëndroj i pandryshuar.

“Ky është një fenomen ose një tendencë që tashmë  ka më se një vit që po shfaqet në tregun monetar shqiptar. Besoj se faktori kryesor që ndikon është një lloj prishje i raportit sasisë eurove dhe sasisë së lekut në tregjet monetare shqiptare, çka do të thotë që oferta dhe disponibiliteti i eurove në tregun monetar shqiptar është shumë i madh. Janë euro formale që vijnë nga element formal por janë një pjesë edhe euro informale që futen në treg,” – u shpreh Civici.

Burimet që sipas Civicit sjellin këtë sasi të madhe eurosh në qarkullim, janë kryesisht bizneset që merren me turizëm si dhe paratë e emigrantëve, por nuk mungojnë dhe burime informale.

“Po t’i referohemi viteve të mëparshme në periudha kur në Shqipëri sasia e eurove shtohej ndjeshëm, siç është rasti i periudhave qershor shtator të sezonit turistik apo periudhave të festave të vitit të ri, ndodh i njëjti fenomen. Tashmë nuk po ndodh vetëm në këto sezone dhe apo segmente, por po ndodh dhe në një periudhë të pandërprerë shumë mujore, dhe mendoj që ky është faktori kryesor që përcakton këtë kurs këmbimi që kemi sot ne,” – tha Civici.

Sektori bankar dhe import eksportet pritet që të jenë dy segmentet kryesore që preken drejtpërdrejtë nga rënia e euros në këto nivele

“Po të marrim rastin e kredive apo depozitave bankare natyrisht ata që kanë marrë kredi në euro apo t ardhurat kryesore i kanë në lek tashmë me forcimin e lekut dhe dobësimin e euros, mundësia e shlyerjes së kredisë dhe lehtësimi i kredisë i kësteve të kredisë për ta është më i ndjeshëm. Nëse do kalojmë pastaj në sektorin e biznesit kryesisht import eksport, dobësimi i euros në raport me forcimin e lekut ndihmon importuesit të cilët natyrisht importojnë me çmime më të lira dhe i shesin në Shqipëri me këtë kurs këmbimi të forcuar, por dëmtojnë eksportuesit,” – deklaroi eksperti.

Zërat kanë qenë të shumtë se edhe financimi i fushatës elektorale me burime jo formale ka ndikuar në uljen e euros, por Ardian Civici e konsideron si një pretendim që nuk mund të verifikohet konkretisht. Sipas tij, forcimi i lekut do të ndikojë pozitivisht edhe në nivelin e inflacionit në vend, uljen e borxhit apo edhe dificitit buxhetor.

5 Komente

  1. E
    Eksperti Ben financieri

    KY CIVICI ESHTE NJE KRIÇ GAMORI PA SAMAR. E PYES MIRE EURO ESHTE ZHVEFTSU SE KA SASI TE MEDHA MONEDHASH NE QARKULLIM NGA TREGU FORMAL E INFORMAL PO DOLLARI, PAUNDI, FRANGA ETJ. ETJ PSE KANE SHKU NE FUND FARE. EDHE PER TO KA SASI TE MEDHA NE XHIRO. A PIKA EKSPERTIT QE ESHT KY KOKE LOPA I PADITUR.

    1. C
      Cjeri Fino

      @Eksperti Ben financieri: Edhe valutat e tjera bien kur bie Euroja. Se po te mos binin atehere: Supozojme se USD nuk bie ne krahasim me lekun, vetem Euroja bie. 1. Bli Euro me leke 2. Konverto Eurot me USD (Ky kurs eshte nderkombetar - nuk ndryshon dot nga Shqiperia) 3. Shit USD-te ne lek dhe fitove leke me shume sec kishe sepse USD eshte ende e forte.

    2. N
      Nje pytje civicit

      KY CIVICI ESHTE NJE KRIÇ GAMORI PA SAMAR. E PYES MIRE EURO ESHTE ZHVEFTSU SE KA SASI TE MEDHA MONEDHASH NE QARKULLIM NGA TREGU FORMAL E INFORMAL PO DOLLARI, PAUNDI, FRANGA ETJ. ETJ PSE KANE SHKU NE FUND FARE. EDHE PER TO KA SASI TE MEDHA NE XHIRO. A PIKA EKSPERTIT QE ESHT KY KOKE LOPA I PADITUR

      1. k
        komentues

        po marreveshja rusi - kine mbi eliminimin e dollarit ne transaksione nderkombetare, nuk ka ndikuar ne dobesim monedhe perendimore? mbase nuk ka vec faktore te brendshme ne kete dukuri.

        1. L
          Lezha

          Shteti shqiptar ka shitur energji miliona euro Kane hyre nga tregtia e shitjes , vetem shikoni hidrocentralet . Sasia me e madhe e eurove , turistat akoma skan filuar

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema