Belinda Balluku: Në 2030 Shqipëria eksportuese e energjisë

10 Shtator 2022, 17:16Ekonomia TEMA

Belinda Balluku: Në 2030 Shqipëria eksportuese e energjisë

Shqipëria synon që të transformohet në një eksportuese neto e energjisë elektrike deri në 2030.Gjatë fjalës së mbajtur në forumin energjitik të vendeve të Europës Juglindore ministrja e energjisë Belinda Balluku theksoi se tashmë fokusi i qeverisë është në përfundimin e projekteve që do të sigurojnë energji nga burime të rinovueshme.

“Aktualisht kemi në progres një sërë projektesh të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike siç janë dy parqet fotovoltaike, hidrocentrali i skavicës,termocentralet me gaz të lëngshëm apo eksplorimet e SHELL për rezervat e gazit. Ne synojmë që në vitin 2030 të rrisim kapacitetin prodhues deri në 4 terravat duke e transformuar Shqipërinë në një eksportuese neto të energjisë elektrike. Kjo do të ofrojë siguri energjitike edhe për vendet e rajonit,” tha Balluku.

E pranishme në këtë forum ambasadorja Yuri Kim theksoi rëndësinë e prodhimit të energjisë nga Shqipëria si një zgjidhje edhe për rajonin.

“Shqipëria do të na surprizojë duke ndërtuar kapacitete prodhuese të erës e diellit. Këto janë përpjekje për të integruar tregun rajonal të energjisë dhe kjo është një përpjekje që SHBA e mbështet”, tha Yuri Kim.

Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.

4 Komente

  1. Z
    Zyko

    Ne 2030? Po pse se bere ne 2022, pas 10 vjet qeverisje? Apo doni te kakarisni edhe 10 vjet te tjera? Bastarde, te gjithe te majtet; te paafte e maskarenj te gjithe te djathtet.

    1. E
      Egla

      2030, Belinda ne Boten e Cudirave. Mjaft Balluku, se jemi ngopur me mashtrimet e Sali Berishes!

      1. G
        Gjergji Simaku

        Kur do me besh nje gojore moj llaxore?

        1. T
          Titaniku

          Barazohuni njehere prodhimin me kohen e Vekes, pastaj filloni eksportoni. Eh moj Bela, as vete nuk i beson keto pallavra qe leshon

          Lini një Përgjigje