Bie sërish çmimi i naftës në bursë, shënohen shifra më të lira se para luftës

15 Gusht 2022, 15:51Ekonomia TEMA

Bie sërish çmimi i naftës në bursë, shënohen

Çmimet e naftës ranë pasi të dhënat e dobëta ekonomike të Kinës shkaktuan shqetësime rreth kërkesës, ndërsa eksportuesi më i madh në botë, Saudi Aramco, bëri thirrje për një rritje të prodhimit.

Nafta në bursën amerikane ra me 1,06 Dollarë ose 1,2% duke arritur 91,03 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta e papërpunuar Brent ra 1.14 Dollarë, ose 1.2%, në 97.01 Dollarë për fuçi.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua në Korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga Marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë. Ekspertët ekonomikë shprehen se kërkesa për naftë po dobësohet pasi logjistika e brendshme dhe kërkesa e konsumatorit pengohen nga çmimet e larta rekord të naftës.

Kërkesa për naftë mund të qëndrojë në trend rënës për pjesën tjetër të vitit pasi kërcënimi i kufizimeve të Covid-19 redukton konsumin e naftës. Saudi Aramco është shprehur i gatshëm të rrisë prodhimin e naftës së papërpunuar në kapacitetin e tij maksimal prej 12 milionë fuçi në ditë, nëse kjo kërkohet nga qeveria e Arabisë Saudite.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% javën e kaluar pasi një komponent i dëmtuar i tubacionit të naftës ndërpreu prodhimin në disa platforma të Gjirit të Meksikës në det të hapur dhe ndërsa investitorët ulën pritshmëritë për rritje të normave të interesit në Shtetet e Bashkuara.

Tregjet globale të naftës mbetën të mbështetur nga furnizimet e shtrënguara në prag të sanksioneve të BE-së ndaj furnizimeve të naftës bruto ruse dhe produkteve të rafinuara këtë dimër. Më shumë furnizime mund të vijnë nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Europian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të heqë sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës.

5 Komente

  1. k
    kundershtuesi.

    ja do mblidhet Bordi i Trapit dhe do vendosin rritje te cmimit bashke me llogjiken sqatruese. mjere populli.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Ehu bije cmimi ne Buren andeja, po nuk bije cmimi ne bursen e Edi Rames , Le te bejere andej sa te doje , ne Shqiperi cmimi nuk bije me se nuk ja ka qejfi hajduti EDI RAMA

      Lini një Përgjigje