Epoka e re e rrugës së vjetër Berat- Këlcyrë

8 Korrik 2023, 17:29Ekonomia Nga Feti ZENELI

Epoka e re e rrugës së vjetër Berat- Këlcyrë

Në ditët e para të korrikut, përgjatë segmentit rrugor Ballaban-Buz, të rrugës së hershme Këlcyrë-Berat, janë parë të lëvizin mjete dhe makineri të rënda ndërtimi. Ata pak njerëz që kanë mbetur atyre anëve dalin e shohin tërë çudi e kërshëri. Sepse në një shekull e ca, qysh nga momenti i ndërtimit të kësaj rruge, janë parë të qarkullojnë lloj-lloj mjetesh; tanket dhe autoblindat e kohës së luftës, “Satat” e udhëtarëve dhe mjetet e ndryshme të transportit të mallrave deri nga fundi i viteve ’70 të shekullit të kaluar, traktorët me zinxhirë apo “Zisat” dhe “Gazet” e ish kooperativave bujqësore, autoveturat e viteve të Demokracisë, etj. Makineri e mjete të tilla ndërtimi, si këto që kanë filluar të grumbullohen në afërsi të fshatit Ballaban, s’kanë parë kurrë. Diçka kishin dëgjuar, por nuk u besojnë syve. E kishin dëgjuar nga media, e kishin lexuar në gazeta. Dhe prapë u duket sikur janë në ëndërr. Sa shumë kanë ëndërruar për këto ditë! Por sa shumë kanë pritur! 

Tërë ankth e padurim. Aq sa janë lodhur e janë dërrmuar! Ndërkohë, shpresa ishte duke prekur fundin. Nuk dihej nëse kishte mbetur ende kohë, që t’mos përjetoheshin, jo më individualisht, por kolektivisht, metamorfoza apo skenar psikologjik si në tregimin “Para Ligjit” të Franc Kafkës. Fjala vjen, ndërsa “Fshatarit”-personazh të këtij tregimi, “…shikimi i dobësohet dhe ai nuk e di më a mungon drita, apo e gënjejnë sytë” për shkak të absurdit të pritjes pafund “në portën e ligjit”; fshatarëve-banorë të dhjetra fshatrave, të përfshirë në gati 4-5 bashki, mund t’u ndodhte e njëjta gjë, si rezultat i pritjes në “portën” e premtimeve të pambajtura qeveritare përgjatë 30 e ca viteve Demokraci. Me sa duket ky premtimi i fundit; pra i pushtetit aktual, nuk i la këta banorë, që ështu si në tregimin e shkrimtarit të shquar çek, t’ju luteshin dëshpërueshëm “pleshtave” degradues të shpërfilljes së gjatë…

Dy vite nga premtimi në zbatim

Si shumë premtime të tjera, edhe ky i rehabilitimit të rrugës Berat-Ballban, nuk bëri përjashtim nga “tradita” e fundmandateve qeveritare. Edhe pse ishte thjeshtë një rastësi, kjo u bë shkak që një projekt i tillë të mos ngjallte shumë entusiazëm në komunitet të cilat përfitonin prej tij. Dhe nuk janë pak, por plotë 150 mijë banorë, që përfshihen në 55 fshatra, 4-5 bashki dhe 2 qarqe. Bëhet fjalë për dy qarke me resurse të shumta turistike, siç janë Berati dhe Gjirokastra. Por shumë shpejt filloi puna për konkretizimin apo materializimin e premtimit të bërë, dhe gjithëçka u fashit befas.

Mesa dukej, ishte nga ata lloj premtimesh që bëhen me mendje, zemër dhe përgjegjësi të lartë publike. Ishte fund dhjetor 2020. Pandemia qe në kulmin e saj, ndërsa pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ende nëpër këmbë. Por vëmendja e qeverisë ishte e fokusuar në gjithëçka, që shqetësonte qytetarët e këtij vendi, pa lënë në harresë edhe atë premtim të dhënë për rehabilitimin e një prej rrugëve historike më të vjetra të vendit tonë. Ka qënë ditë e shtunë pasdite, kur Ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku prezantoi studim-projektimin e kësaj vepre infrastrukturore, që shtihet nga Berati deri në Ballaban me një gjatësi prej 58 km. Duke folur për rëndësinë e veprës, ajo e cilësoi atë një projekt të rëndësishëm, me impakt të lart social-ekonomik. Si rregull, në raste të tilla; pra projektet që prekin më shumë se dy zona, siç ishte dhe ky i ndërtimit të rrugës Berat-Ballaban, marrin gjithmonë një vëmendje të shtuar. Projekti i zbatimit duhej hartuar në mënyrë të atillë, që të merrte në konsideratë zgjidhjen e çdo problemi të evidentuar, me qëllim që banorët e zonave pranë të cilave kalon kjo rrugë, të përfitonin akses të plotë e të drejtpërdrejtë në të.

Siç dihet, projektet e ndërtimit të rrugëve në vendin tonë janë hartuar ndër vite, ku vlen të theksohet periudha nga 1974-a e në vazhdim. Shteti monist kishte ngritur institucione të posaçme për ndjekjen dhe realizimin e këtyre projekteve, siç ishte dhe Instituti i Projektimeve nr. 2, pranë ish-Ministrisë së Ndërtimit. Pjesë e këtyre projekteve ka qënë dhe segmenti Berat-Ballaban, që i përket aksit rrugor interurban Berat-Përmet, ndërkohë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pas ’90-ës ka investuar për asfaltimin e segmentit Ballaban-Këlcyrë. Ndërkohë kushtet teknike të projektimit nga viti 1974 deri në vitin 2020 kanë pësuar përmirësime dhe ndryshime lidhur me parametrat gjeometrikë. Me këto standarde u bë dhe projekti i këtij segmenti rrugor, duke marrë në konsideratë faktin që rruga aktuale ka shumë kthesa me rreze të vogël dhe pjerrësi të mëdha që përbëjnë rrezik serioz për përdoruesit e saj. Nuk duhet harruar se përgjatë këtij aksi kanë ndodhur aksidente me humbje jete, sikurse ka qënë ai i përmbysjes së një autobusi në afërsi të fshatit Tërpan. Kësisoj qëllimi i vetëm i projektit synonte përmirësimin e gjendjes së këtij segmenti rrugor, nga i cili përfitojnë jo vetëm përdoruesit e rrugës, por edhe komuniteti i zonës.

Dhe hap pas hapi, duke zbatuar me përgjegjësi të plotë çdo detyrë të caktuar në fazën e projektimit apo çdo procedurë e kërkesë ligjore të mëvonshme, u arrit që në 30 mars të këtij viti të shpallej tenderi për ndërtimin e Lotit 3 të këtij segmenti rrugor. Tendi u mbyll në 3 maj dhe në fund të muajit; pra në datën 30 u bë shpallja e fituesit. Në tender morën pjesë 4 subjekte të njohura ndërtuese si; “Salillari” sh.p.k., “Albavia” sh.p.k., Boe “Agbes Construksion” sh.p.k. & “Balili Konstruksion” sh.p.k. & “Arti” sh.p.k. dhe “Alb-star” sh.p.k. Në përfundim të këtij tenderi, fitues u përzgjodh “Albavia” sh.p.k., me të cilën në datën 27 qershor 2023 është lidhur dhe kontrata e kryerjes së punimeve në segmentin Ballaban-Buz…

“Albavia” nis menjëherë nga puna

Përfaqësuesit e “Albavia” sh.p.k., nuk kanë pritur shumë për të filluar nga puna për ndërtimin e këtij segmenti rrugor. Qysh të nesërmen e nënshkrimit të kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar, kanë nisur lëvizjen e mjeteve drejt destinacionit të përcaktuar. Madje kanë filluar nga puna për ngritjen e kantjerit të ndërtimit, diku në afërsi të fshatit Ballaban dhe gjithëçka në këtë drejtim mund të finalizohet para datës 15 korrik. Ndërkohë po vijohet me njoftimet e banorëve të zonës që preken nga realizimi i një projekti të tillë, në mënyrë që me fillimin e punimeve, të jenë zgjidhur të gjitha problemet e mundshme, të cilat mund të pengojnë ecurinë e punës. Ky ishte informacioni paraprak, që morëm këto dita nga takimi me përfaqësuesit e kompanisë “Albavia”; bashkëpronarët Shkëlqim Rakipaj dhe Hasan Hafizi.

Faktikisht bëhet fjalë për segmentin më të vështirë të rrugës “Ballban-Berat”, me një gjatësi prej 16 km dhe kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj. Po shikohet mundësia që punimet të fillojnë njëkohësisht nga të dy krahët; pra si nga Ballabani, ashtu dhe nga Buzi, me gjithë vështirësitë që paraqet dëmtimi i kësaj rruge. Nisur nga avantazhi që ofron peizazhi natyror, gjithë segmenti rrugor është parashikuar si rrugë turistike, me shesh pushime dhe vepra të ndryshme arti. Përgjithësisht, gjurma e rrugës do të ndjek transhenë ekzistuese, por duke përmirësuar ndjeshëm rrezet e kthesave, duke zbutur pjerrësitë dhe koregjuar gjithë gjometrinë e saj.

“Albavia” sh.p.k. është një kompani e njohur në fushën e ndërtimeve civile, industriale, infrastrukture, ushtarake, etj., ku spikat ajo në sektorin e ndërtimit të rrugëve. Ndër veprat e kësaj natyre, këto vitet e fundit, mund të përmendim; ndërtimin e “Lotit 2” (segmenti Kthesa e Saukut-Bregu i Lumit) të Unazës së jashtme të kryeqytetit dhe të rrugës Qukës-Qafë Pllocë.

Buzi pas 2 vitesh…

Krahina e Buzit është përfituesja e parë e këtij investimi të rëndësishëm publik me fonde nga buxheti i shtetit, ndonëse nuk mund të jetë aq i madh, nga çfarë ata dëshirojnë dhe presin pas përfundimit dhe të dy loteve të tjerë deri në Berat. Me ndërtimin e Lotit 3, i cili sipas kontratës përfundon në verën e vitit 2025, atyre u rehabilitohet njeri krah, ai i Këlcyrës. Nuk dihet se si do procedohet për ndërtimin e 42 kilometrave të tjerë nga Buzi në Berat, që përbën krahun e dytë, akoma më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të saj. Mbetet gati trefishi i distancës, në raport me atë që do të ndërtohet nga Ballabani në Buz. Me “rregullin e treshit” i bie që investimi i plotë të përfundojë pas vitit 2030. Por nuk besoj që të ndiqet ky rregull. Dhe për këtë, jo pak ka në dorë “presioni” i ndërtimit të Lotit 3, me iniciativat investuese të banorëve të zonës së Buzit. Tradita dhe kultura e tyre e lashtë nuk i ka lënë asnjëherë duarlidhur. Njëfarë shembulli për ta ka dhënë edhe “Vila Sofia”. 

Të nxitur nga një investim i tillë, shumë buziotë të tjera kanë filluar të vënë në lëvizje, jo vetëm këmbë e duarë, por edhe fantazinë. Me ndërtimin e këtij segmenti rrugor iniciativat dhe përpjekjet për zhvillim e progres, sigurisht do të jenë më të shumta dhe më me bereqet. Por e rëndësishme është që të fillojnë të lëvizin lirshëm njerëzit, të kthehen në trojet e të parëve. Pastaj edhe trojet, gurët dhe drurët që do shohin pas kaq vitesh largim, do të kenë rolin e tyre. Të ngresh muret e rënë të shtëpisë prindërore, nuk është investim i parandësishëm. Me këtë ide e nisi Hetem Barjami. Madje më këtë ide në kokë udhëtoi 3 vite më parë nga Tirana, së bashku me bashkëshorten, Natashën. Të ndërtonin një shtëpi në trojet e të parëve. Hapja e themeleve ua ndryshoi mendjen. Dhe në vend të një shtëpi për vete ndërtuan Bujtinën “Vila Sofia” për të gjithë. E bënë një gjë të tillë, kur nuk kishte asnjë shpresë për ndërtimin e rrugës për të cilën po flasim, madje në një kohë kur nuk dihej si do të vinte fati i jetës njerëzor në kulmin e pandemisë, që kishte pushtuar gjithë botën. 

Në këto kushte, është e pakuptimtë të shtrojmë pyetjen: se si do të vepronin ata në një situatë të tillë, me fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës? Mbase në këtë rast mund të jepet një përgjigje me “rregull treshi”, por duke e pritur atë nga ata që e kanë shtruar për zgjidhje problemin e rikthimit tërë entusiazëm në këto troje plotë mikpritje, bujari e pasuri të shumta natyrore. Rikthimi në Buz nuk është thjesht një përfitim emocional, shkaktuar nga malli e nostalgjia, por një mundësi për të ringritur vlerat social-kulturore, pse jo dhe qëndra të rëndësishme urbane. Nuk është utopik mendimi, që në një të ardhme të afërt, Buzi mund të shtohet në ato përmasa, që të shndërrohet shumë shpejt në një qëndër social-administrative me funksionet e një bashkie për zonën rreth e qark. Është e njohur iniciativa e Baba Murat Gëllavës, me cilësinë e deputetit në Parlamentin Shqiptar, që nisur nga pozicioni gjeografik i Gëllavës t’u kërkonte organeve shtetrore të kohës, që ajo të caktohej qendër tregtare, pse jo dhe qëndër administrative për krahinat rreth e qark saj. Jam mëse i bindur që, ndërtimi i të gjithë segmentit rrugor Ballban-Berat në të tre lotet e tij, ka për ta krijuar një mundësi e realitet të tillë zhvillues e progresues.

Një propozim për të shkurtuar kohën e ndërtimit

E kam bërë dhe herë të tjera një propozim të tillë. Ai lidhet me racionalitetin dhe efektivitet e ndërtimit të rrugës Berat-Ballban. Jo më kot shtrova pak më sipër pyetjen: Se pas sa kohe do të mund të përfundojnë së ndërtuari i gjithë ky segment rrugor prej 58 km? Deri tani dimë që 16 kilometrat e Lotit 3, përfundojnë pas 24 muajësh, ose dy vitesh. Mbeten edhe 42 kilometra të tjerë deri në Berat. Nuk janë pak, ndërkohë që përvç projektit nuk ka asnjë hap tjetër procedurial të hedhur. Propozimi im do të duket pak i vonuar, por gjithësesi, “praktika e koregjimeve” ma sjell në kohën e duhur. Ka një segment të kësaj rruge, që sipas gjurmës së vjetër ngjitet nga Droboniku në Qafën e Kumbullave dhe del në Tërpan. Me shumë mundësi ky mund të jetë Loti 1. Gjurma e këtij segmenti përveç Zhitomit dhe Tërpanit nuk kalon në asnjë fshat tjetër. Dhe mund të jenë gati 30 km rrugë!? 

Propozimi im është, që ky segment të zhvendoset në krahun e djathtë të rrjedhjes së përroit të Plashnikut për rreth 17 km mes për mes Pyllit të Ballollit për të dalë gati 3 km këtej fshatit Tërpan në anën veriore të Malit të Nishanit. Prej këtej në Rehovë, Gëllavë e Buz. Ky segment rrugor përveçse shkurton gati 15 km rrugë, u shërben shumë fshatrave në të dy anët e këtij përroi, duke filluar nga Velabishti e në vazhdim. Nga ana tjetër, ka mundësi që edhe për këtë segment të ketë studim e projektide, në kuadrin e projekteve të bëra qysh nga koha e monizmit për lidhjen infrastukturore të Memaliajt me Beratin. Por dhe në qoftë se s’ka, nuk është problem të bëhet, për më tepër që çlirohen fonde të konsiderueshme financiare nga shkurtimi me gati 15 km të rrugës Berat-Ballban. Ky segment rrugor i shërben shumë herë më tepër, jo vetëm efektivitetit ekonomik, por edhe jetës sociale dhe biznesit turistik, nëpërmjet parkut pyjor të Ballollit e shumë resurseve të tjera.

16 Komente

  1. J
    Juli

    O zot çfare shkrimi,stil i tmerrshem.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Nuk ke pse çuditesh, autori është i specializuar në këtë fushë, stili është pa pikën e ndryshimit ashtu siç i porosiste Partia gazetarët në kohën e merhumit.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tau

        I paguhet pruresit me te pare

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjymi

          Julia, çfar nuk kupton dhe nuk te pelqen?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Juliana cfare stili te pelqen zemra? Stil gershere, apo qethje djathtas?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alo

            Stili pa stil i shkrimit. Autori të informohet më mirë dhe të dijë që pikërisht njerëz të atyre dy fshatrave në fund të shkrimit e kanë bërë të mundur këtë projekt. Mendësi si kjo e autorit e kanë lënë për një periudhë kaq të gjatë pa rrugë këtë zonë.

            Përgjigjjuni
            1. b
              behar

              Ndertimi i kesaj rruge kaq te bukur dhe te domosdoshme do te bej qe zona te zhvillohet e te popullohe sepse ata qe jane larguar te kthehen e te investojne ne bujtina si ne dimer e vere sepse natyra eshte e shkelqyer. Duhet punuar me intensitet te larte.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zhitom i Vogël

                Para se të bëhet një projekt bëhen disa studime për sa i përket historikut, kulturës, demografisë, gjeologjisë dhe kostove të ndërtimit. Ti pa qënë as ekspert i fushës del në përfundime për përfitime ekonomike nqs bëhet devijim i projektit. Thellohu më shumë dhe lër profesionistët të bëjnë punën e tyre.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shefi 55

                  Propozimi qe rruga te ndjek lumin e Plashnikut e te dale ne qafe te Rehoves me duket me vend . Jo vetem eshte me shkur .Jo qe u sherben me shume fshatrave . Jo vetem qe nje pjese eshte e bere , por mbi te gjitha eviton boren gjate dimrit. Bile ne kete aspekt mire do ishte te evitohej dhe qafa e Gllaves e rruga te kalonte nga fshati Komar.Le te shpresojme.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SADIU

                    Takimi i parë me donatorin është bëre në qershor të vitit 2007 ku u përcaktuan detyra dhe afate konkrete. Projekti do bëhesh mbi rrugën ekzistuese ku dhe u fillua nga puna 78 km deri në Këlcyrë. Në momentin që do hidhesh tenderi ĺlir Meta duke marrë pushtet nuk e pranoj këtë projekt dhe dha urdhër që rruga të kalonte nga uji i zi nëpër luginën e Bubësit dhe të delte në Ballaban 44 km, por pas një viti do ketë qënë 2010 në një takim donatori u drejtua duke thënë atë rrugën do ta bëni për lepujt se njerz nuk ka, kur në rrugën ekzistuese mbi dhe nën rrugë janë 39 fshatra të populluar dhe së dyti objekti i saj do të jetë rrugë për tu shfrytëzuar nga turistët, se Mjedis turistik është e gjithë gjatësia e saj. U analiza dhe filloj përmirësimi i projektit pas 2014. Projekti është ideal dhe rruga do përfundoj brenda 2026

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bato

                      Ky Fetiu duket qe eshte gomar se ka qene gazetar i Zerit te Popullit bashke me ate gomarin plak Kristo Mertiri.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teknik ndertimi

                        Ky “shkrimtari” pas ka ide gjeniale”inxhinjerike”

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje ish banor i asaj zone

                          Cojeni rrugen atje ku ka qene dhe mos hapni rruge nga Velabishti oer te dale ne Ballaban.Nga Droboniku, Zhitom,Terpan,Rehove,rruga e vjeter regulloheni tju vij banoreve ne ndihme se po ju boshatisen fshatrat rruga eshte gje e madhe.

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ylli Pata

                            Ore beni rrugen elbasan korce se na dolen zorret rruges, e na i lini keto investime lluksi. Beni rrugen tirane durres dhe dytesoret se lame leket per gomat e makinave e motorr. Paguajme taksat e dynkase dhe jemi akoma me rruget qe beri Saliu

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rudi Vata

                              Dakort me Ylli Pata Autostrada tirane durres cope eshte gjeja kryesore qe duhet ribere Mqs eshte rruga ne fluksin me temadh ne shqipri. Keto jane rruge luksi per te shperblyer financusit e zgjedhjeve te dhene nga oligarket qe duhen shperblyer me fitim tenderash

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Taulant Pelivani

                              Vazhdon puna vetem"Perpara".

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje