Ku i “kyçin” shqiptarët paratë e tyre?

28 Nëntor 2025, 20:10Ekonomia TEMA
Ku i “kyçin” shqiptarët paratë e tyre?

Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre në depozita me afat të gjatë në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i mbajnë kursimet e tyre në depozita me afat mbi 2 vite.

Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t'i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.

Sipas statistikave zyrtare, depozitat në lekë me afat mbi 2 vite kapin një vlerë prej 167.4 miliardë lekësh për individët, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 124.7 miliardë lekë dhe depozitat deri në 2 vite me 49.5 miliardë lekë në total.

Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes dhe sipas llojit të depozitave, kursimet e ruajtura në bankë për 2 vite, kanë pësuar rritjen më të madhe në tetor. Konkretisht, depozitat me afat 2 vite pësuan një rritje rekord me gati 3.7% vlerësuar me shtatorin. Në vend të dytë renditen depozitat me afat 1 muaj me 1.5% rritje, ndërsa kursimet pa afat janë rritur me 1.2%.

Nga ana tjetër, depozitat me afat 1 vit janë më pak të preferuarat në terma të rritjes. Në tetor, kursimet e ruajtura me një afat 1 vit rezultojnë me një rritje prej vetëm 0.1%.

Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e invesimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera të investimit, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera.

3 Komente

  1. K
    Kyqin

    Ēshtē njē jevge 70 vjeçare qē lyp lek te xhamia e sheshit Skenderbej, kur i japin euro letre i fut te kutia xhamis (sadaka) ndērsa me tē hekurit qeras pastruset e bashkis.Kur errēsohet, merr njē nga muzikantēt me firzamonik dhe pēr 50 000 lek , bējn dashuri gjithē natēn.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roja

      Po c

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roja

        Po cfare thoni?! Bankat dalin me fitime kolosale dhe perqindja ulet. Sa me shume leke ne Banken Kombetare, aq me shume ulet fitimi.Te BKt ja per 5 vjet norma e interesit 2.4% Per turp. Per 3 vjet para 3 vjeteve ka qene 2.5% Ku ju duket qe ka rritje? Beni analize me te sakte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje