Në vitin 2022, Ministria e Financave priste të mblidhte 23.4 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit, por arkëtoi 5.2 mld lekë më pak.
Kjo mungesë parash lidhet me konsumin e naftës në popullatë, i cili ra ndjeshëm vitin e kaluar.
Çmimet e larta në pikat e karburanteve bënë që qytetarët të braktisnin makinat ose t’i përdornin ato më rrallë, madje një pjesë e madhe e tyre blenë karburant në vendet fqinje.
Nga taksa e qarkullimit, qeveria ka mbledhur 18.2 mld lekë, 1 mld më shumë se në vitin 2020 kur qarkullimi u mbyll nga pandemia dhe 1.5 mld lekë më pak se në vitin 2021.
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 10% të shumës së përgjithshme që vilet nga tatimet. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe naftë vilet në masën 27 lekë për litër.
Ajo ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar.
Fondet që grumbullohen nga tatimi janë shumë herë më të larta se buxheti vjetor për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave vitin e kaluar fondet e brendshme për investime në rrugë ishin16 miliardë lekë, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve.
Taksa e qarkullimit nuk eshte 27 lek por 32,40 lek. Kjo eshte sa absurde aq edhe qesharke, ne kete vendin tone te ndritur qeverrite na vjedhin 2 here, vene Tvsh edhe mbi taksat! Pra ne paguajme per buxhetin e shtetit takse qarkullimi 32,4 lek/liter akcize 45.87 lek/liter!! takse Carboni per naften 3,6 Lek/liter takse carboni per benxinen 1,8 lek/liter Pra per cdo liter nafte qeverria na merr 81,87 lek/liter Dhe ankoheni pastaj se qeverria nuk mendon per popullin, ja fut sa krahu nga mengjesi ne darke. Ta gezojme qeverrine qe kemi dhe te na rroj PD!