Si do të shiten pronat e konfiskuara nga shteti: Qeveria, bën gati projektligjin e ri

19 Mars 2023, 18:50Ekonomia TEMA

Si do të shiten pronat e konfiskuara nga shteti: Qeveria, bën gati

Do shiten në ankand ose do të përdoren për strehim social

Prej gati 7 muajsh qeveria ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh pallatesh, kryesisht në kryeqytete.

Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draft-ligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri.

Sipas projekligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre.

Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje.

Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut

Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes.

2 Komente

  1. m
    mos kujtoni se do perfitoj fukarai

    si do te shiten?!!!!!ashtu si u shiten pasurit shteterore,si u shiten pasurit e vefas e gjalices qe i blene per 5 lek mafia politike me hajdutet e drogaxhinjte.ata me kete qellim i sekuestruan,te pakten jepini edhe saliut se eshte i varfer dhe ato qe ka vjedhur po i harxhon per foltoren nevojtore

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Rendesi ka qe po ju merren te korruptuarve, krimineleve. Ketu qendron forca e shtetit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje