Pse 1 litër qumësht kushton më shumë në Shqipëri se sa në Francë

10 Prill 2023, 10:32Ekonomia TEMA

Pse 1 litër qumësht kushton më shumë në Shqipëri

Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, thotë se kostot e larta të lëndës së parë përcaktojnë çmimin e lartë të produkteve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri.

Sipas tij, 1 kg qepë apo 1 kg qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë, pasi mbështetja e fermerit tek ne është minimale.

“1 litër qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë pasi kostot e lëndë së parë në Shqipëri janë shumë të larta, që nga çmimi i naftës, lëndët e para, drithërat për blegtorinë.

Një sërë elementësh bëjnë që kostoja e prodhimit të një kilogrami produkt bujqësor apo blegtoral të shkojë në nivelin e Francës, ku fermeri mbështetet në mënyrë periodike prej shumë vitesh.

Kjo fashë njerëzish duhet të jetë e mbështetur nga shteti pasi prodhojnë pjesën më të madhe të ushqimeve që konsumohet në qytet.

Sasia e parave në dispozicion të fermerëve nuk e japin impaktin e uljes së çmimit të lëndës së parë”, tha Resuli.

8 Komente

  1. S
    Shaqo

    Shteti i ka mbeshtetur e po i mbeshtet, por paret qe u jep shteti a jane pjese e atyre qe shteti duhej t'i conte per rritjen e pagave, pensioneve etj, pra nuk eshte kjo pyetja, duhet qe fermeret jo cdo gje duhet t'ia kerkojne shtetit, por te punojne e organizojne me mire punen e tyre per te rritur prodhimin, se po ua dha atyre, nuk na jep ne, dhe ne ngelemi po ne vend numuro, keshtu eshte puna o specialist.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqiperia e ka parakaluar Francën me kohë për prodhimin e .........korrupsionit,vjedhjes,krimit dhe drogës.Jemi trendy apo jo.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Phoenix

      Akademia e barinjve, me sa duket nuk po nxjere intelektuale kompetente, per te rritur rendimentin e prodhimit te qumeshtit.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mond

        Pyetja eshte e thjeshte, por dhe pergjigja po ashtu, çeshtje tregu. Ne nje treg te madh cmimet ulen nga teknologjia, kostot, dhe mbeshtetja e shtetit. Nje treg i vogel si yni si mund te konkuroje me gjigande si Franca?

        Përgjigjjuni
        1. m
          mond

          Pyetja eshte e thjeshte, por dhe pergjigja po ashtu, çeshtje tregu. Ne nje treg te madh cmimet ulen nga teknologjia, kostot, dhe mbeshtetja e shtetit. Nje treg i vogel si yni si mund te konkuroje me gjigande si Franca?

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            Po duan prodhim me shume le te bashkojne fermeret tokat te rrisin mekanizimin etj etj keshtu do te arrihet rritja e rendimentit detyrimisht bie kosto e prodhimit rriten te ardhurat e me rrardhe.Ne kete forme besoj se edhe shteti ka me teper mundesi sunvencionimi

            Përgjigjjuni
            1. U
              Universi shpresa ime

              Ju plerat e politikës harroni se fshatari i Shqipris ka 1 lop kurse fshatari ì Francës të paktën 100. Fshatari i shqipris ka 6 dynym tok . Kurse fshatari i Francës ka me hektar. Ju plerat e ploitikës I bët lëmsh pronat që as mòs të zhvilloheshin po mundesisht ti shisnin lir ndaj kto barcaleta Jan propagand hileqarësh e jùshoft raca , u rënt e kèqja në fëmij nipër e mbesa e kurr Mos ja pafshi hajrin gjës së vjedhur. As ju e as ata qypat që kini pjell.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Une

                Po cfare ju duhet qumeshti! Te pihet rakia, dhe qumeshti te kethehet ne raki.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje