Të huajt që investojnë në Shqipëri: Të rinjtë punojnë sot për tu larguar nesër

4 Nëntor 2022, 19:40Ekonomia TEMA

Të huajt që investojnë në Shqipëri: Të rinjtë

Prej më shumë se 4 vitesh, Mose punon në Shqipëri. Ka vendosur të investohet në fushën e teknologjisë, me synim krijimin e disa prej programuesve më të mirë.

“Këtu të rinjtë kanë shumë potencial, kam mbi 20 vite eksperiencë, nuk kam parë të rinj kaq shumë të zgjuar.”- tha Mose Antonia Romeo, arkitekt software developer.

Për të Shqipëria është vendi i mundësive. Por është tepër e vështirë të përmirësosh punën që bën, kjo pasi të rinjtë, punojnë me idenë për tu larguar.

“Këtu gjen shumë fillestarë, i merr i mëson dhe pas një viti, ata largohen. Në tre vite më janë larguar rreth 15 punonjës, nuk e di, kur i kam pyetur më kanë thënë që nuk po largohen për para, por sepse duan të provojnë gjëra të reja. Aktualisht kam mungesë punëtorësh, më duhen të paktën 15.”- tha ai.

Programuesi Ardit Prenga është nga ata të rinj që pasionin e kanë kthyer në profesion. Ai thotë se mungesa e eksperiencës u kthye në problem, në përfundim të studimeve. Megjithatë nuk e mendon largimin.

“Kam tre vite që punoj si software developer. E kam pasur pasion. Eksperiencë nuk kisha dhe çdo kompani nuk të merr pa eksperienca. U futa diku e mendova dhe që të punoja pa paguar.  Jashtë, nuk krahasohet me Shqipërinë (paga) varet si e sheh ti si individ, personalisht jam i kënaqur.

Mose thotë se të rinjtë kanë krijuar një ide të gabuar se ne Shqipëri, nuk ka të ardhme

“Nëse do të përmirësosh vendin tënd, duhet ta duash atë. Të rinjtë këtu duan të largohen. Çdo ditë thonë duhet të iki jashtë, sepse në filan vend është më mirë. Si mund të përmirësohet Shqipëri, kur të gjithë po ikin?”- tha ai.

2 Komente

  1. S
    Sara

    ... ja duke ardhur surrate si puna jote...

    1. N
      Nje shqiptar

      Por mbi te gjitha Duke ikur te gjithe surreterit qe nuk e duan dhe nuk u behet vone per Shqiperine

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema