
Mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri është kthyer në shqetësim serioz për bizneset në Vlorë. Sektore si turizmi, fasoneria apo dhe shërbimet tregtare i kanë kthyer sytë nga punonjësit e huaj.
Në një ndërmarrje të prodhimit të gominave në Vlorë, janë punësuar 4 të huaj nga Nepali.
“Jam nga Nepali, më pëlqen të punoj këtu, rroga është e mirë. Në vendlindje rrogat sjanë të mira dhe prandaj erdha këtu.”
“Jam nga Nepali dhe jam këtu prej disa muajsh, ndihem mirë”
Për njërin nga administratorët e ndërmarrjes punëtorët e huaj janë të aftë ndërsa paguhen më shumë se shqiptarët sepse u paguhet ushqimi dhe akomodimi
“Ne punëtorët i kemi të kompletuar, u lidhëm dhe me një agjenci për të parë si mund të shkonim me të huaj. Eksperimenti deri tani këta janë mirë, dinë të programojnë shumë mirë.”- tha Iljaz Breshani, administrator biznesi.
Ndërsa një rast ndryshe vjen nga një shqiptar që ka lënë Italinë për të dhënë kontributin e tij në një biznes familjar në Vlorë.
“Jam shumë krenar që jam kthyer dhe po punoj me këta njerëz. Njerëzve që ikin do tu thosha që Amerika është këtu.”
Tendenca e të rinjve për tu larguar nga vendi ka shtyrë bizneset që të orientohen drejt tregut të huaj.
“Aktualisht kemi pasur kërkesa në sektorin e industrisë mekanike në fushën e ndërtimit dhe të nxjerrjes së gurëve kryesisht shtetasve me kombësi turke.
Në rajon kryesisht janë shtetas bangladeshas , indian, egjiptian kryesisht në fushën e peshkimit në Sarandë. 1.45- 150 shtetasit indian kryesisht në fasoneri ndërsa shtetasit turk në shëndetësi”- tha Gjinovefa Xhori, specialiste pranë zyrës së punësimit Vlorë
Shtetasit rus, ukrainas dhe bjellorus janë përqendruar në krijimin e sipërmarrjeve të vogla, ndërsa në Vlorë dhe në rajonin e jugut janë të regjistruar me kontrata 6 muaj deri në 1 vit më shumë se 200 shtetas të huaj.
Kto per 3 muaj do ikin ilegalisht ne Europe si ato 50 veta nga Bangladeshi
Po paguhen me shume se shqiptaret se I paguajme ushqimin e banimin? Pse sja.paguani shqiptaret keto para me shume ? Apo keshtu esht politika e shpopullimit. Pse do shkosh te prroi,kur e ke burimin te dera shpise? Se marr vesh,me mir ti afrohen keto para taneve,apo nepalezeve e indianeve?
Nuk eshte faji i qeverise perse ata qe punesojne bejne keto, dhe duan te paguajne me pak keta nga Bangladeshi. Mos ia fut kot.
jo mi shoqe. larg o zot, faji i Qivirise thote... c'pune ka qiviria ne kesi gjonash....
Po tani shqiptaret ikin te mbushin me shume portofolin ndersa ne 97 kur ishin keta qe bertasin iknin shqiptaret per te shpetuar koken.Eshte ndryshim shume i madh por shqiptaret harrojne shpejt