
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, një ritëm më i ulët rritjeje se sa në maj dhe shifra më e ulët e rritjes që nga fillimi i krizës aktuale të çmimeve në janar 2022, por çmimet e ushqimeve vijuan të rriten, duke goditur shtresat më të varfra të popullsisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave, të publikuara të hënën, tregojnë se çmimet e ushqimeve u rritën në bazë vjetore me 10.3% ndërsa zarzavatet kushtojnë sot 26% më shtrenjtë se një vit më parë, qumështi, djathi e vezët 14% më shumë ndërsa mishi është shtrenjtuar me 11%.
Çmimet janë ulur në zërin “Transport” ku përfshihen çmimet e naftës, pas stabilizimit të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve, ku çmimet u rritën vitin e kaluar si pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Grupi Zarzavate përfshirë patatet zë 6.2% të konsumit të familjeve shqiptare dhe zakonisht gjatë verës shënon rënie në krahasim me dimrin. Edhe këtë vit, çmimet kanë rënë në krahasim me dimrin, por janë 26 për qind më të larta se sa ishin në qershor 2023. Edhe frutat kushtojnë 10% më shtrenjtë.
Bujqësia në Shqipëri duket se po ka një vit të vështirë, rritja e prodhimit në tre tremujorët e fundit ka qenë pranë zeros, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Shqipëria synon inflacion në masën 3% me bandë luhatjeje të pranuar 2 deri në 4%. Inflacioni ka qenë më i lartë se sa normal maksimale e pranueshme që nga marsi i vitit 2022. Inflacioni shënoi kulmin në masën 8.3% tetorin e kaluar.
Pensionistët duket se janë shtresa më e goditur e popullsisë aktualisht, pasi pensionet nuk janë rritur ndërsa çmimet janë rritur.
Eshte ulur karburanti por cmimet e transportin nuk jane ulur por po rriten
Eshte e turpshme per organet shtetërore si tatim taksat apo mbrojtja e konsumatorit te lejojne nje gjendje te tille me prodhimet e vendit.Nuk ka ndodhur asgje ne krahasim me vitin e kaluar bile kushte i kane me te mira se vjet dhe e kane bere tregun sikur te ishim ne BE.Tatim taksat duhet t'a ndjekin kete problem dhe te pakten tua marrin parate per Arken e shtetit.Asnje llogjikë ekonomike nuk kane keto çmime.Humori i fundit i vertete eshte çmimi i mjaltit te geshtenjes 10000 te reja per kg si askund ne bote