Lehmann zgjedh kombëtaren më të dobët të Europianit

18 Qershor 2024, 18:30Sport TEMA
Lehmann zgjedh kombëtaren më të dobët të Europianit

 Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, ka zgjedhur Skocinë, si kombëtaren më të dobët deri tani në Europian.

Në intervistën për “Daily Mail”, Lehmann deklaroi se forca e Gjermanisë, nuk mund të shihet nga ndeshja hapëse, e cila sipas tij, ishte si stërvitje.

“Mendoj se Skocia, është kombëtarja më e dobët e turneut. Futbollistët skocezë ishin të turpshëm dhe zhgënjyes në krahasim me tifozët e tyre fantastikë.

Si tifoz i Gjermanisë, jam i zhgënjyer që ata nuk ishin aspak konkurrues. Ndeshja ishte si një stërvitje për ne dhe nuk e shohim aty forcën. Nëse fiton 5-1, të gjithë do të mendojnë se mund të shkosh deri në fund të turneut, por kjo ishte ndeshja e parë konkurruese e Gjermanisë që nga Kupa e Botës 2022.

Hungaria dhe Zvicra do të jenë prova më të vështira, vetëm pas tyre do të mund ta shohim Gjermaninë si një pretendentë për titullin.”, deklaroi Lehmann.

2 Komente

  1. k
    kxp

    Pas Skocise dhe Ukraines jemi ne skuadra me e dobet.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flet

      Shqipëria është ekip kantier, ç'të përfitojmë do e kemi qar...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje