Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

22 Dhjetor 2025, 17:31Kronika TEMA
Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për

Hetimet e zhvilluara nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI, kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi dhe pastrimi parash.

Konkretisht, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, një shumë totale prej rreth 10 milionë eurosh është transferuar përmes faturimeve drejt një subjekti që ushtron aktivitet në fushën e shpërndarjes së çokollatave dhe biskotave.

Nga të dhënat e dosjes rezulton se ndër personat e proceduar ndodhet edhe biznesmeni Rogers Rryta. Sipas hetimeve, ai dhe babai i tij zotërojnë shoqërinë “Mega Distribution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e import-eksportit të produkteve ushqimore dhe veshjeve.

Në deklarimet e dhëna përpara Byrosë Kombëtare të Hetimit, Rogers Rryta ka pohuar se, në sektorin e produkteve ushqimore, subjekti që ai përfaqëson ka përfaqësinë e kompanisë “Ülker” dhe se tregtimi përqendrohet kryesisht në këto produkte.

Ai ka deklaruar gjithashtu, me përgjegjësi të plotë, se aktiviteti i shoqërisë kufizohet vetëm në tregtimin e produkteve ushqimore dhe veshjeve, duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje apo aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit apo produkteve IT.

Ndër të tjera, Rryta ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie tregtare me shoqëritë “Fastech” dhe “Soft & Solution”, por ka deklaruar se nuk i kujtohet mënyra se si ka nisur kjo marrëdhënie tregtare gjatë periudhës kur ai ushtronte detyrën e administratorit të “Mega Distribution”.

Pjesë nga dosja:

Nga hetimet rezulton gjithashtu se, subjekti “Soft & Solution” sh.p.k. dhe “Fastech” sh.p.k., per periudhen 2018 – 2021 kane blere produkte nga subjekti “Mega Distribution”. Ky subjekt aktualisht rezulton ne pronësi  dhe administrim te shtetasit Bedri Rryta….

Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka patur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave. Nuk e mban mend si ka filluar konkretisht kjo marrëdhënie tregtare. Nuk ka patur kontrata me këto kompani dhe nuk i kujtohet se çfarë produkti kanë blerë ato, si janë transportuar, ku kanë qenë të magazinuara etj.

Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milion euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në monedhat Euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitje. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka patur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka patur ndonjëherë marrëdhënie me të. Të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.

Nga pyetja e administratorëve të shoqërive “First” dhe “Fastech” sh.p.k., rezultuan me interes të dhënat si më poshtë:

Konkretisht, më datë 18.11.2025, u bë marrja në pyetje e shtetasit Gëzim Hoxha, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë “First” sh.p.k., i cili shpjegoi se:

Aktualisht jam administrator i shoqërisë “First” sh.p.k. dhe gjithashtu ortak i vetëm i kësaj shoqërie qysh prej vitit 2008. Shoqëria ka si aktivitet ofrimin e shërbimeve të integrimit të sistemeve të nivelit të lartë, ose ‘shërbim me çelësa në dorë’, në fushën e teknologjisë dhe informacionit, specifikisht në fushën e sigurisë kibernetike, por kemi dhe objekt konsulence dhe shërbime të tjera.

Më tej, lidhur me shërbimet dhe bashkëpunimet e shoqërisë me operatorë të tjerë ekonomikë, shtetasi Gëzim Hoxha deklaroi se:

Më pas AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ajo që kompania ime ofronte në kontratë ishte pjesa e integrimit dhe arkitekturës së sistemit, që e bënim me punonjësit tanë, ndërsa lidhur me pjesën e ‘software-it’, pjesa e moduleve do të nënkontraktohej nga shoqëria ‘Soft & Solution’ sh.p.k., pasi ne përzgjodhëm të bashkëpunonim me këtë shoqëri. Ajo kishte tashmë eksperiencë në kontratat me nënshkrim elektronik, e cila ishte një kërkesë specifike për zgjidhjen që do t’i jepet Autoriteti Kontraktor.

Pasi përfundoi procedura dhe ne u shpallëm fitues, u takuam me shtetasin Ermal Beqiri dhe Arjola Koromanis, si përfaqësuese të shoqërisë ‘Soft & Solution’ sh.p.k., për të bërë ndarjen e moduleve që ata do të bënin. Duke qenë se deklaruan se ishin të zënë dhe nuk kishin mundësi, më thanë që këto module do t’i bënte një kompani tjetër, me reputacion dhe staf të kualifikuar që mund ta bënte këtë punë, konkretisht shoqëria ‘EA Solution’.

E pyeta Ermalin nëse kjo shoqëri ishte në rregull me punët, fiskal dhe ligjërisht, dhe më tha se ishte në rregull dhe kishte staf shumë të kualifikuar. Nga stafi i kësaj shoqërie më pas, kam kontaktuar shtetasen Ina, mbiemrin nuk ia mbaj mend. Paga më duket, e cila ishte edhe administratorja e shoqërisë. Me të jam takuar në ambientet e shoqërisë ‘Soft & Solution’.

Nuk kam pyetur dhe nuk kam kërkuar informacion shtesë mbi stafin apo selinë e shoqërisë, pasi edhe në kontratë ishte e parashikuar që unë nuk do të bëja asnjë pagesë nëse nuk do të kryhej shërbimi sipas parashikimeve kontraktore. Nuk kam patur ndonjë arsye për t’i pyetur rreth zyrave apo punonjësve, pasi interes ishte që produkti të dorëzohej sipas parashikimeve kontraktore dhe sipas fjalës që kjo shoqëri më prezantoi nga ‘Soft & Solution’, e cila, më duhet ta them, kishte një reputacion të mirë dhe kishte përvojë në punët që kishte bërë. Ata më dhanë edhe sigurinë që kompania ‘EA Solution’ mund ta dorëzonte produktin dhe se mund ta bënte punën.” (TCH)

17 Komente

  1. N
    Nastradini

    Faleminderit Belinda qe po i nxjerr keto materiale.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Hahahaha Sa kam qesh.hahaha

      Përgjigjjuni
    2. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"?,;

      Bo boooo , ore ne u shqetesuam per 800.000 euro breke te Lalit , po paska dhe me keq.....por problemi nuk eshte shifra , por fakti qe me kaq shume sheqerna te konsumuara , do jene te gjithe me diabet.....aman urgjent analizat !!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Like hajduti

        Po kur skandalizoheshim per 600.000 eurot e Likes. Thonim booo sa shumë, me lot e me lot. Kthehu Like vlla, se bëmë shaka.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argita

          Si mundet qe ndearje te tilla te fitojne tenders publik! As mbiemrin e administratores qe lidh kontraten nuk e di, leri per référencat dhe eksperiencen e kompanise, ku ndodhen zyrat.. Prokurime publiée, miliona dhe punet behen kafeneve !!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malua

            Po ishte me ekonomik me cpo duket,duhet ta kthejne prap.Keta vetem me cokollata Albeni 10 milion Euro!

            Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          Mundet, por mua me duken disi te fryra keto shuma qe dalin nga keto dosje te cilat nga nje ane keta prokuroret thone mos i nxirrni dhe nga ana tjeter nxjerrin te dhena qe mbasi behet balone e madhe shfryhet dhe mbetet shume e vogel. Pra me pak fjale, kepusin genjshtra te medha per te mbetur dicka ne fund.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Partia

            Po ti po con gocen e gruan te drejtori partise, paske problem 3 mln euro. Jane keto te Sapkut te Saliut qe sna duan partine, po partia ti do ty grate e shpise.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirlinda karakurva

              nuk jane te fryra..mirlinda eshte super kurve...suoer hajdute

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iro

                Shprehja shpif sa Te mundesh Se nagelte dicka. une mendoj qe eshte shume e shpifur Te lexojme dosjet d ketyre. Spiunet e SPAK jane me Te korruptuar.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Makute te neveritshem

                Cfare beri Muçi Nano, ky urrejtës patologjik i Berishes? I beri thirrje "Aleances se Qelbesirave" kunder Berishes. Dhe Qelbesirat u ngriten, fituan, e cuan qeverisjen ne 0, e katandisen shtetin me breke neper kembe. Muçi na paska bere profeci. Koha vertetoi se qenkan fiks Qelbesira, hajdut, arrogant, manipulator, genjeshtar qe jetojne veten per bere propagande e perhapur te paverteta, interesaxhinj te rendomte, urrejtes te neveritshem krahinor dhe social, servil te semure qe mbrojne kete qeveri te korruptuar. Dhe mbi te gjitha rehabilituan matrapazin Meta dhe gjyhnaqarin politik Berisha e gjithe ata qe mbajne peng kete vend me ne krye Palloshin e Beles.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .....

                  Te gjallet pyesin : ka ndonje haber nga SPAK per 21 janarin dhe vjen pergjigja SPAK nuk eshte me shqiptar por .....dhe eshte organizate terroriste qe kerkon te beje grusht shteti, porn neser ashtu si gardistet e Sali berishes do te jene tek vendi qe u takon. S'ka jete ne Shqiperi te qete sa kohe do egzistoje Sali Berisha dhe ca prokurore e gjykates kriminele. DY i kemi deputet te emruar nga Sali Berisha. PO nga Gerdeci kemi ,ndonje haber, po per 14 shtatorin, per Remzi Hoxhen , per 1997 a do kete ndonje here? Ne perfundim te luftes dyte boterore te gjitha shtetet denuan me vdekje kriminelet dhe bashkepuntoret e nazizmit, ndersa ne Shqiperi edhe ne paqe akoma prokuroret kriminele dhe bashkepuntore te krimit te noterizuar nga gjykates kriminele dhe bashklepuntore te krimit duan te terrorizojne popullin dhe ta vendosin ate ne tfrike e depresion. Edhe mund ta arijne por shkurtojne ate te tyre !

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Partia

                    Ore 21 Janari u be per 600.000 euro, u vrane ato te shkretet per 2 leke. Sot te pakten te vrasim ca per 600 milion. Ose jo ti vrasim jo, i marrim peng. Mire gruaja ne pune? Punon punon apo e ka drejtorin e mire?

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Turp

                    Kjo akuze ngjan si Kafet e Nexhmijes! Mos e mbroni AKSH, jepini harun realishte! Mos u tallni me ne! Sepse sot di we Belinda nuk ka 300 apartamente, por eshte shpifje. Nderkohe sonte nje gazetar 40 deklaroi 40 shtepie e Apartamente showeruar me crime ne kryeqytete kryesore te Europes rreth 5 prej ture me crime mesatare 250000 Euro! Pjesa tjeter ne Shqiperi dmth rreth 35 me cimeme mbi 100000 Euro. C' te mendosh! Berisha eshte thjeshte manipulues turmadh. Dihet qe turmat kane bere krime me te medha ne historine e njerezimit. Besoj se Rama duhet te vijoj sidoqe te jete te na coj ne Ke! Nuk duhet te lejoj kthimin ne 92 kur ky maskarai na coi ne Lidhjen Islamike. Nuk ishte koha e kesaj lidhje. Ajo shtyu Shqiperine ne kalendat greke! Po e vuajme edhe sot kete precedent! Skepticism in European! Na duhet Europa pjese natyrale e te cilit jemi! Permendja e eksperiencave te Bangladeshit, Pakistanis etj nga Betisha ishte nje ogur I zi per popullin shqiptar. Mos valle prape do e pesojme nga ky I cmendur? Prape do te shkojme ne kalendat greke? Njerez kemi 1 milion shtiptar ne Europe. Rama pra 3 viteve I ka paralejmeruar te vetet qe te jene te pergjegjshem dhe te mbrojne vehten nese akuzohen. Nuk eshte ky qafiri me dy datelindje we pi vere 1 nate Para me spiunin IM per te bere presion mbi gjykaten te nesermen. Nese e sheh me kujdes Rama ndoshta edhe me gabimet por nese analizon po lufton per te mbrojtur shtetin. Ligji eshte lugj dhe duhet zbatuar. Vota eshte vote dhe duhet mbrojtur. Mendo sa turp ky nongrata me dy datelindje I botuan sonte we si bashkesi Nongrata dhe ky I cesuar si nongrat I korrupsionit madhor pergojoj dhe beri thirrje per sulm ne 1 shtepi te deklaruar te Rames ne Surrel. Ky eshte turp, por ky tip turpin se njeh.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      Na nxirrni ato videot ku i bente gojore ne zyre agasit kjo baxhella Mirlinda Karthyesja.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shtjefni

                        Aty më duket është dhe palloshi duke u qi me Gysin

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Na myten

                        Keta “zarat” e vegjel nuk i mbajne mend po ata siper jush a i mbani mend?! Hapeni thesin se si tha ai “Me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund”.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje