FOTO: Kush është 15-vjeçari shqiptar që u shtyp nga treni në Itali

23 Janar 2023, 11:25Kronika TEMA

FOTO: Kush është 15-vjeçari shqiptar që u shtyp nga treni

15-vjeçari shqiptar Elion Shala, i lindur dhe rritur në Itali humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit nga nga treni.

Sipas mediave italiane, djali kishte tentuar të kalonte shinat për të shkuar te shokët e tij, që ndodheshin në anën tjetër. Por në momentin që ishte mbi shina, ai u godit nga treni i Eurocity.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit nuk kishte vënë re asgjë, ai ndaloi vetëm një kilometër më tutje. Elioni kishte kaluar pasditen me miqtë dhe do të ktheheshin në shtëpi me tren. Por ai nuk zgjodhi të shkonte në stacion përmes nënkalimit.

Lajmi u përhap me shpejtësi në komunitetin shqiptar, të cilët janë të shokuar. Skenat në vendin e ngjarjes ishin tronditëse, miq që qanin dhe familjarë që ulërinin.

Shqiptari humbi jetën menjëherë. Viktima ishte në vitin e dytë të një shkolle mekanike dhe luante me ekipin lokal të futbollit.

FOTO: Kush është 15-vjeçari shqiptar që u shtyp nga treni

1 Komente

  1. A
    Adrian

    Ngushellime familjes, por duhet ti zbatojme regullat si gjthe bota, s' jemi me te zgjuar dreqi ta haje se vendasit, ku kemi shkuar te emigrojme, ndryshe do emigronin te tjeret tek ne.

    Lini një Përgjigje