Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën arrest me burg për Gerti Shehun, që goditi me grusht kryetarin e PD, Sali Berisha. Dosja e 31-vjeçarit ka mbërritur në gjykatën e Tiranës dhe pritet që të zhvillohet seanca për masën e arrestit ndaj tij.
Aktualisht Gerti Shehu ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm. Nëse mjeket nuk japin leje të largohet nga spitali atëherë masa e sigurisë do t’i komunikohet në ambientet e spitalit.
Gerti Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Deri më tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që shtynë drejt këtij veprimi. Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjaret e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme te shëndetit mendor.
Po ata qe masakruan Gertin do denohen nga prokuroria?
Kurse ata qe e rrahen ate te riun nuk ju thote kush gje ne Albanistanin e Samitit te djeshem Evropjan!
Shoqeria me mizore ,me barbare, qe egziston ne kete planet,jemi ne. Dalin jo pak por pothuajse gjysma e gazetarve dhe me demek disa intelektual, dhe kerkojne burgosjen e nje njeriu me te meta mendore. Dhe mizoria, kafsheriaaaaaaa, eshte se nuk ka dale asnje doktor, psikolog, shkrimtar, poet, intelektual, akademik, aktor, artist, etj,NË MBROTJE TE NJE TE SUMURI MENDOR. Ekote te diskutohet cdo gje tjeter, e kote te lexosh mediat, e kote cdo gje qe behet ne kete vend. Dolen kashet dhe kerkojne “ ushqim”…coptojne kedo qe u dej perpara.
Po ata qe e masakruan ate, cfare do beni. Ata nuk ishin te rrezikuar. Prokurori dhe gjykata te mjera.
sapa qenke legen ai goditi i pari dhe reagimi mund te ishte shume me i keq po mos te nderhynin ato te pd